Rrustem Berisha

Komandanti i Betejës së Koshares thotë se nuk ia ka frikën Gjykatës Speciale

Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rrëfyer luftën e UCK-së.

Periskopi.com Lajme

Ai shprehë çudinë me sulmet qe po i bëhen UCK-së. Të gjithë ata qe ishin në vijën e frontit, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë paramenduar se do të vijë dita qe do të ballafaqohen më këso sulme.

Krejt këto sulme, sipas tij, mund të jenë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale. Deputeti i AAK-së thotë se nuk i frikësohet aspak kësaj Gjykatë pasi i janë vrarë shokët më të mirë.

“Aspak nuk i frikësohem për faktin se neve na u kanë vra shokët më të mirë në luftë. Ne çdo ditë qe jetojmë e kem dhuratë prej zotit dhe çka do qe ndodhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi”, ka thënë Berisha në Tribuna Channel

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për seancën e nesërme të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për vlerat e UCK-së në raport me situatën e krijuar.

Ndërsa ka shprehur keqardhje për dënimin e ish udhëheqësve të UCK-së në rastin Drenica. Duke shtuar se nganjëherë edhe drejtësia më e madhe është padrejtësi.

Rrustem Berisha

Rikujton deputeti i AAK-së: Formimi i ushtrisë varet nga Lista Serbe

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës varet nga Lista Serbe.

Periskopi.com Lajme

Berisha ka thënë se deputetët serbë janë pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri dhe ata nuk bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit.

“Lista Serbe është pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri. Ata nuk e bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit. Ne e kemi obligim që ta transformojmë FSK-në në ushtri. Është e nevojshme një koordinim më i mirë të ekspertëve të kësaj lëmie”, ka thënë Berisha.

“Formimi i ushtrisë nuk e dëmton paqen por është në interes të paqes. Deputetët disa herë janë prononcuar dhe thonë se duhet të marrim pëlqimin e popullit. Është vendim i rëndë. Ne duhet të gjejmë formën për formimin e uhstrisë. Hapi i parë është organizimi i tryezës së përbashkët të partive politike. Por thash edhe më herët se çdo gjë varet prej Listës Serbe dhe ajo nuk bën asgjë pa pëlqimin e Beogradit”, ka shtuar ai, në Rubikon

“Nuk e përjashtojmë as komisionin për siguri mirëpo duhet të jetë një grup ku është e përfshirë edhe Ministria e Brendshme dhe të jepet një qëndrim se si duhet të veprojmë në këtë drejtim” Sipas Berishës, Lista Serbe nuk bën asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit. “Realisht është e varur prej dikujt tjetër, prej Listës Serbe pasi ata nuk bëjnë asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit”, ka thënë veç të tjerash deputeti i AAK-së.