rruget

Përmes kredisë nga BERZH-i do realizohen katër projekte rrugore

Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, Ministria e Infrastrukturës do të financojë katër projekte të rëndësishme rrugore përmes një kredie të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Periskopi.com Lajme

Të katër projektet do të realizohen me standarde të larta, ndërsa ruajtja e brezit rrugor dhe brezit mbrojtës rrugor të këtyre rrugëve dhe e të gjitha rrugëve të tjera nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës do të bëhet si vijon:

Në bazë të ligjeve: Ligjit për Rrugët Nr.2003/11, neni 26 dhe Ligjit  Nr. 03/L-120, për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për Rrugët 2003/11, të mos ndërtohet në brezin e rrugës dhe në brezin mbrojtës të rrugës, e cila është:

  1. a) 20 metra nga rrugët nacionale dhe
  2. b) 10 metra nga rrugët rajonale

Segmentet rrugore, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës përmes kredisë nga BERZH-i, janë:

  1. Zgjerimi i rrugës rajonale R-107, segmenti Piranë, hyrja e qytetit të Prizrenit,  me gjatësi 3.00 km, e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
  2. Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti Hyrja e qytetit të Ferizajt, me gjatësi 5.60 km (nga Prelezi i Jerlive deri te Fshati i Vjetër), e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
  3. Rruga nacionale N 25.2, segmenti Hyrja e qytetit të Gjilanit, me gjatësi 3.00 km (nga liqeni deri te qendra e Gjilanit), që do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar, si dhe
  4. Rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan, me gjatësi 11.00 km.

 

 

Fillojnë punimet në tri rrugë në komunën e Ferizajt

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa morën pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në tri rrugë, me të cilat vazhdon realizimi i planit të aktiviteteve të përbashkëta të Ministrisë së infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt për këtë vit.

Periskopi.com Lajme

Projekti i parë, fillimi i realizimit të të cilit u përurua sot dhe që do të ndërtohet në bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt është rruga Mirashë-Cërnillë, që ka gjatësi prej 9 kilometrash. Vlera kontraktuese e kësaj rruge, e cila përfshinë edhe trotuarin, kanalizimin atmosferik, sinjalizimin dhe ndriçimin, kap shumën prej 1,207,344.45 eurosh.

Projekti i dytë, realizimi i të cilit u inaugurua sot, është zgjerimi i rrugës Komogllavë-Tërstenik, që shtrihet në dy komuna – Ferizaj dhe Viti dhe që ka gjatësi prej 13 kilometrash, vlera e të cilit është 1,089,590.61 euro. Duhet cekur se pjesa e kësaj rruge, që shtrihet në komunën e Ferizajt, ka gjatësi prej 6.5 kilometrash, sa është e gjatë edhe gjatësia e pjesës që i takon Komunës së Vitisë.

Në kuadër të aktiviteteve të sotme, ministri Zharku dhe kryetari i Komunës, Sfarqa, përuruan edhe fillimin e ndërtimit të rrugës Greme-Burrnik-Gaçkë. Kjo rrugë do të këtë gjatësi prej 9,8 kilometrash, ndërsa vlera e tërësishme e realizimit të këtij projekti është 1,426,283.50 euro.

Në fjalën e tij përurese, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se këto janë projekte tejet të rëndësishme për zhvillimin e kësaj zone.

“Janë edhe katër projekte të tjera, që kanë filluar të realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës. Realizimi i këtyre projekteve në këtë zone, ku ekzistojnë parakushte për zhvillimin e turizmit,  do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të kësaj ane”, tha në fjalën e tij ministri Lutfi Zharku, i cili shtoi se për vitin e ardhshëm janë parapara edhe projekte të tjera.

Kryetari i Komunës, Muharrem Sfarqa, foli për projektet që u përuruan sot dhe për rëndësinë e tyre. Ai njëkohësisht falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetjen e dhënë për ndërtimin e këtyre rrugëve.

 

Vërshohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Foto)

Shkaku i të reshurave të mëdha është vërshuar një pjesë e magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

Periskopi.com Uncategorized

 

Nga uji është vërshuar rruga që çon në Prishtinë. Në këtë rrugë edhe vitin e kaluar ka pasur probleme shkaku i të reshurave të shiut.

14997248_1090059944446757_1916365819_n 14971774_1090059714446780_1807477626_n

Bruksel

Në kryeqytetin e Evropës lypsarët janë bërë përditshmëri

Në rrugët e Brukselit, që konsiderohet si kryeqytet i Evropës, mund të shihen shumë fëmijë, por edhe të rritur se si lypin.

Periskopi.com Lajme

Institucionet kompetente nuk ndërmarrin asnjë masë kundër lypjes e cila veçmas është e shfaqur në rrugët frekuentuese të qytetit, dhe në afërsi të qendrave tregtare dhe destinacioneve turistike, raporton AA

Lypësit flenë në rrugët e qendrave tregtare, para bankomatëve dhe në hyrjet e ndërtesave të banimit. Lypësit në Bruksel kryesisht vijnë nga vendet e Evropës Lindore.

Vizitorët, por edhe banorët e qytetit nga autoritetet kërkojnë që urgjentisht diçka të bëhet kundër lypjes.

Në Belgjikë nga viti 1993 lypja nuk është vepër penale.

Rrugët e nxjerrin Ramadan Mujën nga zgafella

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja sikur ka dal nga zgafella.

Periskopi.com Lajme

Të enjten ai ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, raporton Periskopi

Marrëveshja e bashkëpunimit është për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Prizrenit.

Me këtë marrëveshje parashihet që të ndërtohen disa rrugë të reja në fshatrat e kësaj komune.

Ministria e Infrastrukturës, në realizimin e asfaltimit të rrugëve përmes bashkëfinancimit, me komunën së Prizrenit do të bashkëfinancojë me 307 mijë euro./ Periskopi