E godet për vdekje në kokë me copëz betoni ngase ia kishte zënë rrugën (Video, +18)

Një burrë i cili merret me shitjen e qumështit, ishte përfshirë në një zënkë me një burrë i cili për pak sa nuk e përplas me një veturë derisa ai po voziste motoçikletën e tij.

Periskopi.com Lajme

Por kjo fjalosje e tyre rezultoi me fatalitet, kur burri i cili për pak sa nuk e goditi e sulmon me thikë dhe shitësi i qumështit duke tentuar t’ia kthej me të njëjtën monedhë, kap një copëz betoni dhe e godet në kokë duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë, në të cilën shfaqen dyshja duke u fjalosur në rrugë, ku si pasojë eskalon situata dhe fillojnë të sulmojnë njëri-tjetrin.

Sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur në një qytet në Indi, kurse turma që ishte mbledhur rreth tyre nuk ndërhyn fare për të parandaluar fjalosjen e tyre.

Prokuroria s’flet nëse po heton Zharkun rreth qasjes së “Al Petrolit” në autostrada

Ministria e Infrastrukturës dyshohet të jetë përfshirë në manipulimin e lejeve për qasje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën lidhëse të dy autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” në Çagllavicë.

Periskopi.com Lajme

Në dosjen e dokumenteve të siguruara nga KTV-ja, thuhet se fillimisht ministria e drejtuar nga Lutfi Zharku i ka lëshuar leje kësaj kompanie në maj të vitit 2016, e tre muaj më pas e ka anuluar vendimin.

Kompania në fjalë, në kërkesën e saj, pretendon se ministria ka bërë shkelje ligjore, duke anuluar kundërligjshëm vendimin e datës 3 maj 2016, sipas të cilit, “Al Petrol” kishte qasje në këtë rrugë lidhëse.

Prokuroria e Shtetit nuk ka pohuar e as mohuar nisjen e hetimeve ndaj ministrit Lutfi Zharku dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.

Në dokumentet e Departamentit Antikorrupsion të Policisë së Kosovës, thuhet se më 6 dhjetor 2016, janë kërkuar të dhëna shtesë nga Inspektorati i Infrastrukturës Rrugore në këtë ministri.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Ka thënë se ai nuk është subjekt i hetimit dhe për këtë ka preferuar të flasin zyrtarët e Komisionit që ishte krijuar për çështjen Al Petrol, të cilin e kishte themeluar vet Zharku.

Vërshim i papritur në rrugën “Luan Haradinaj”, uji hyn edhe në Qendrën e Paraburgimit

E plotësuar – Pas vërshimit të papritur në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe objektet tjera përreth.

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se uji ka hyrë edhe në qendrën e paraburgimit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet që çuan në vërshim.

Në vendin e ngjarjes gjendet edhe ekipi i Ujësjellësit.

Vërshimi ka ardhur si pasojë e disa problemeve me gypa.

Kështu ka konfirmuar Ilir Abdullahu nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

“Kemi pasur probleme me disa gypa. Kemi ekipin në vendin e ngjarjes për rregullim”, ka thënë ai.

Sasi e madhe e ujit ka mbuluar papritur rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Uji ka vërshuar objektet e Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës dhe objekte të tjera përreth.

TV Arta ka kontaktuar zyrtarët komunalë për këtë çështje, por ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se prej nga ka ardhur uji. Dyshimi fillestar është shpërthimi i ndonjë gypi kryesor të ujësjellësit.

 

 

Policinë e ‘merr’ uji

Magjistralja Pejë- Prishtinë, sfidë për qeverinë (Video)

Në vitet e para të qeverisjes së PDK kur ministër i transportit ishte Fatmir Limaj kishte nisur projekti i ndërtimit të kësaj rruge nacionale.

Periskopi.com Lajme

Asnjë ministër prej atëherë nuk ka arritur që ta përfundoj këtë projekt. Qytetarët e kësaj ane janë ata që më shumti i vuajnë këto vonesa, transmeton Tribuna Channel.

E problemet me të cilat është ballafaquar Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e kësaj rruge, kanë qenë të natyrës financiare, shpronësimeve dhe me brezin hekurudhor.

Drejtori i Departamentit për menaxhimin e rrugëve, Skënder Gashi, tha se zgjerimi i rrugës Pejë – Prishtinë për këtë vit synohet të përfundojë në segmentin e Kievës rreth 800 metra dhe në tri segmente në hyrje të Pejës rreth 9 km.

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj sonte rreth orës 19.

Periskopi.com Lajme

Dy vetura janë aksidentuar rëndë, por lëndime kanë marrë edhe ngasësit dhe pasagjerët.

Nuk raportohet që ndonjë është në gjendje të rëndë./ Periskopi

16216107_1200225663366515_1303929637_n 16216216_1200225530033195_331465781_n 16176902_1200225283366553_658574391_n

Rruga për në Brezovicë, e pakalueshme – demantohet Ministria e Infrastrukturës

Brezovica, të dielën ka qenë e paqasshme për shumë qytetarë të Kosovës, që ishin drejtuar për ta kaluar ditën e vikendit.

Periskopi.com Lajme

Relaksimin dhe mundësitë e skijimit për ta i ka pamundësuar rruga, e cila ka qenë e pakalueshme, raporton KTV.

Kolona e veturave që ua kishin mësyrë maleve të Sharrit për ta kaluar vikendin, kishte arritur në rreth tri kilometra, për shkak të ngricave të krijuara nga reshjet e borës.

Madje, gjendja e rënduar e rrugës u solli shumë telashe vozitësve.

Këto pamje, e demantojnë një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së diel nga Ministria e Infrastrukturës se në gjithë vendin tonë rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga ajo vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, duke monitoruar, mirëmbajtur dhe pastruar rrugët.

As gjatë ditës nuk u vërejt ndonjë makineri për mirëmbajtjen e rrugëve që kalonte deri lart.

E me gjithë vështirësitë për të shkuar me veturë, vizitorë të shumtë po ia mësynin Brezovicës në këmbë.

Me gjithë këto vështirësi për të arritur atje, Brezovica gjatë tërë kohës po vazhdon të mbetet atraksion për qytetarë e turistë të ndryshëm.

Presidenti Thaçi flet pë asflat: Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marr pjesë në ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush në Rrugën 6 “Arbën Xhaferi”.

Periskopi.com Lajme

Në përmbyllje të këtij viti, presidenti Thaçi tha se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për shtetin, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit.

Duke e vlerësuar projektin, presidenti theksoi se ky projekt evropian dëshmon se ëndrrat po bëhen realitet.

“Kjo është Kosova jonë e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne. Ky është projekti që tregon se ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kjo autostradë moderne dhe e munguar historikisht, sipas presidentit Thaçi, sot po bëhet realitet falë punës dhe përkushtimit të përbashkët.

“Sot, Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon, prandaj gjithë kjo është bërë falë punës së përbashkët, angazhimeve të përbashkëta, suksesit të përbashkët. Uroj që ta gëzojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe rajoni këtë autostradë moderne të munguar historikisht te ne”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryeparlamentari Veseli, këtë autostradë e vlerësoi si bazamentin e transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Kjo është bazamenti i këtyre investimeve në infrastrukturë, bazamenti i vetë transformimit të madh ekonomik, që do ta ketë Republika e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. Pa këtë bazament, as s’do të mund të paramendojmë transformimet e mëdha ekonomike të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me lëvizjen e njerëzve, por të njëjtën kohë edhe me lëvizjen e mallrave. Kjo autostradë do të bartë me miliona produkte drejt tregut të Bashkimit Evropian”, u shpreh kryeparlamentari Veseli.

Për kryeministrin Isa Mustafa, inaugurimi i kësaj pjese të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi” ishte me rëndësi themelore.

“Për mua është me rëndësi themelore që kemi arrit një punë shumë të madhe ta bëjmë këtë vit dhe vitin e kaluar, se po e inaugurojmë sot një pjesë të rëndësishme të kësaj autostrade”, theksoi kryeministri Mustafa.

Ndërsa, ky përurim i segmentit të parë të projektit më të madh infrastrukturor në vend në ditën e fundit të vitit ishte jo përmbyllje e vitit për ministrin e Infrastrukturës, por hapje për qarkullim të një të tretës së autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Pjesëmarrës në këtë përurim ishin edhe ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës, kryetarë komunash, deputetë dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë./ Periskopi

e-01 e-03 e-04 e-05 e-08

Të gjithë krerët e vendit në hapjen e nyjeve lidhëse në dy fshatra në rrugën “Arbën Xhaferi”

Nesër më 31 dhjetor do të bëhet ceremonia e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të autostradës" Arbën Xhaferi".

Periskopi.com Lajme

Në këtë përurim të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministra të tjerë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë, kryetarë të komunave, dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore.

Ceremonia zhvillohen në orën 11:00. / Periskopi

E tmerrshme gjendja e rrugës që dërgon te varrezat e martirëve në Gjakovë (Foto)

Gjendje e tmerrshme e rrugës që të dërgon në varrezat e martirëve në Çabrat në Gjakovë.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo rrugë është premtuar që moti të rregullohet nga të gjithë kryetarët e Komunës së Gjakovës, e sidomos nga kryetarja aktuale Mimoza Kusari-Lila.

Kjo rrugë është e gjatë 700 metra, pra as një kilometër.

E në ditën e pavarësisë, 28 nëntor, kur të gjithë kanë shkuar për të bërë homazhe./ Periskopi

15233714_1364097166943313_820589648_o 15216244_1364097146943315_1235776982_o 15233644_1364097170276646_105568650_o 15292777_1364096823610014_1438816679_o 15224672_1364096940276669_1039739483_o

Fillojnë punimet e unazës së jashtme në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, inauguruan fillimin e punimeve në ndërtimin e unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive –Kosinë- Llojza –Dremjak- Nerodime –Manastirc-Zaskok- Greme -Topojan).

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për qytetin e Ferizajt dhe rëndësinë e shtendosjes së madhe të qyteteve të mëdha nga komunikacioni i ngarkuar.

“Qyteti i Ferizajt është zhvilluar shumë dhe është një ndërmarrje shumë e madhe që të krijohet kjo unazë në mënyrë që të parandalohet kjo bllokadë në qytet dhe që të mundësohet një qarkullim më i lirshëm”, tha kryeministri Mustafa.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa falënderoi Qeverinë për këtë investim shumë të domosdoshëm për komunën e Ferizajt.

Ndër të tjera, kryetari Sfarqa tha se kjo arterie shumë e rëndësishme do të lidh këto lokacione dhe do të mundësojë qarkullimin më të mirë të njerëzve dhe mallrave, duke shmangur qarkullimin brenda qytetit të Ferizajt.

Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës ka vlerë prej 2 milionë e 865 mijë e 167 eurosh, në gjatësi prej 30 kilometrash, gjerësi prej 6 metrash dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash.

20 kilometrat e parë të “Arbën Xhaferit” lëshohen për qarkullim këtë muaj

Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë mund të mos përfundojë në afatin e paraparë, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Periskopi.com Lajme

Qeveria dhe konsorciumi ndërtues ishin pajtuar që projekti të përfundojë i tëri në vitin 2018, mirëpo problemet me buxhet rrezikojnë shtyrjen e këtij afati. Me këtë problematikë, Qeveria është përballur thuajse gjithë vitin, raporton KTV.

Zyrtarë të “Bechtel & Enka”, thonë se kur është bërë marrëveshja, viti 2018 është propozuar nga ta, duke u bazuar në mundësitë teknike dhe menaxheriale për të kryer autostradën.

Por, kompania është e detyruar që të kryejë punime varësisht nga mundësitë e Qeverisë për t’i shlyer obligimet financiare.

Për këtë të fundit, dy palët janë ende duke diskutuar për marrëveshjen rreth ritmit të punës që duhet të bëhet dhe pagesat.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj çështjeje, pa u finalizuar marrëveshja.

Për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 200 milionë euro për vazhdimin e pagesës së ndërtimit të autostradës për Shkup. Ndërkohë, ekipet e angazhuara në autostradë, tashmë thuajse e kanë bërë gati për lëshim në qarkullim 20 kilometërshin e parë.