duda1

Deputetja boshnjake paralajmëron Kosovën: Jeni në rrezik nga Serbia

Serbia duket se do të shfrytëzojë çdo mënyrë që t`i realizojë planet e saj në Kosovë. Ardhja e një linje hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, menjëherë pas arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, është një hap tjetër që e shtyn Kosovën të mendojë më mirë se si të veprojë kundrejt Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që ta përsërisë historinë e Bosnjës.

Sipas saj, Bosnja tashmë gjendet në një situatë të tensionuar me Republikën Serbe dhe Milorad Dodikun në krye, andaj Serbisë nuk duhet t`i jepet drita e gjelbër për çdo veprim.

“Serbia ka një plan për Kosovën dhe ata provojnë t`i realizojnë në çdo mënyrë planet e tyre. Me thënë të drejtën, unë jam përfaqësuese e boshnjakëve dhe duke e parë se në çfarë gjendje është Bosnja, kam frikë për çdo gjë në Kosovë tash. Për shembull edhe arrestimi i zotit Haradinaj. Ne si shtet duhet të mendojmë pak më shumë për çdo hap që po e bëjmë sa i përket Serbisë. Në  Bosnje kemi një situatë kaotike me Republikën Serbe dhe Dodikun. Ka një tension shumë të madh. Kosova nuk duhet ta përsërisë historinë e Bosnjës”, është shprehur ajo.

Balje ka thënë se Serbia e shfrytëzon edhe Rusinë për t`i realizuar planet e saj. Kurse, është shprehur ajo, Beogradi tashmë ka ndikim tejet të keq në Kosovë.

“Influenca e Beogradit tani është shumë e keqe. Ata e kanë një plan dhe e shfrytëzon shumë Rusinë për këtë. Vërtetë duhet të ulemi dhe të mendojmë për çdo hap. Unë jam në kontakt vazhdimisht me politikanët në Bosnje. Unë nuk jam pro asaj që t`i jepet drita e gjelbër për çdo gjë Serbisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Balje është shprehur se nuk beson që ky tren mund të aktivizohet nesër për shkak se është kohë shumë e shpejtë që ai të hyjë në funksion.

20170106214612789646

Tufë qenësh në rrugët e Vushtrrisë, do tmerroheni sa shumë janë (Video)

Përveç borës, që ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Vushtrri, ata përballen edhe me një problem tjetër.

Periskopi.com Lajme

Qentë endacakë rrezikojnë seriozisht qytetarët në Vushtrri.

Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar një video në të cilën shihen një tufë qensh duke u vërsulur drejt makinave që po lëviznin, ndërsa thotë se janë të rrezikuar nga këta qen endacakë.

 

 

Shpëtohen dy qytetarët e bllokuar në Bjeshkët e Mushtishtit, u ndihmuan edhe nga deputeti i AAK-së (Foto)

Dy qytetarë të moshës rreth 27 vjeç, që janë bllokuar nga dita e djeshme në Bjeshkët e Mushtishtit, nga të reshurat e mëdha të borës, janë shpëtuar nga Policia e Kosovës, sektori i emergjencave dhe disa vullnetarë.

Periskopi.com Lajme

E në mesin e vullnetarëve ka qenë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, i cili edhe ka bërë me dije se gjendja e tyre është e mirë.

“Posa kam kuptuar nga mediet, se dy qytetarë janë bllokuar në bjeshkë, jam interesuar dhe kam arritur në vendin e ngjarjes në Mushtisht. Të dy tashmë janë shëndosh e mirë falë vullnetarëve që shkuan atje për ti marrë, Policisë, sektorit të emergjencave, etj. Pra falënderimi ju takon atyre”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, raporton GazetaBlic

15873393_612072408985240_7256867683164631348_n-1

Dy qytetarë të Suharekës bllokohen në Bjeshkët e Mushtishtit

 

15894290_1235726566464510_4774299510754878676_n

Një person gati humbi jetën nga reshjet në Istog (Video)

Në videon që do shihni, është gjendja nga reshjet e borës në Istog.

Periskopi.com Lajme

Periskopi.com ka siguruar këtë video ku shihet se si bora dhe erërat e forta kanë bllokuar rrugët.

Në një çast, era ka rrëzuar një kulm prej llamarine dhe ka ndaluar mbi në makinë që ishte në lëvizje.

Personat teksa po provonin ta largonin nga rruga, era ua drejton mbi një person tjetër.

Ai rrëzohet keq dhe vërehet që ka marr lëndime./Periskopi

15826815_1235726623131171_1068008160003360830_n 15823574_1235726553131178_2999981126954583327_n 15894290_1235726566464510_4774299510754878676_n

Aleppo / ARKIV

Rreth 4 mijë fëmijë të bllokuar në Aleppo, në rrezik për jetë

Rreth 4 000 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në Alepon Lindor dhe rrezikojnë të vdesin, vë alarmin “Unicef Italia”.

Periskopi.com Lajme

“Jam në atë që mbetet nga qyteti, shumë janë jetim dhe pa familje, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ose rrezikojnë të vdesin”, deklaron Andrea Iacomini, zëdhënës i “Unicef Italia”.

“Ndërkohë që evakuimi vazhdon, informacione të pakonfirmuara flasin për fëmijë dhe civilë të vdekur në disa autobusë për shkak të mbingarkimit”, ka shtuar ai, përcjell Atsh.

“Një fakt i tmerrshëm. Duhet të jemi vigjilentë që raste të tilla, nëse konfirmohen, të mos ripërsëriten. Do të ishin paradoksal dhe jonjerëzor”, theksoi zëdhënësi i Unicef Italia.

mizaa

Kjo është miza më e rrezikshme në botë

Një pickim nga një mizë cece mund të ju infektojë me një parazit të tmerrshëm i cili të çon në një gjumë të thellë, dhe shumicën e rasteve, fatal.

Periskopi.com Lajme

Miza cece nuk është një mushkonjë e cila mund të të pickojë pa e vërejtur. Në të kundërtën, goja e mizës cece ka një mekanizëm dhëmbëzash që futen thellë në lëkurë në mënyrë që të thithë gjakun. Kjo mizë gjendet kryesisht në Afrikën Veriore.

Për më keq, disa specie të mizës cece mund të transmetojnë sëmundje. Një nga më të rrezikshmet është një parazit që shkakton tripanosomën, apo ndryshe “sëmundjen e fjetur”. Nëse nuk shërohet, infeksioni është fatal, shkruan BBC.

Ashtu sikur shumë sëmundje tjera tjera tropike, “sëmundja e fjetur” shpeshherë është neglizhuar nga hulumtuesit farmaceutikë.

Pas pickimit të parë, simptomat fillojnë me dhimbje koke dhe muskujsh. Lodhja e të infektuarve vazhdon të rritet, prej nga e merr emrin sëmundja. Nëse mjekimi merret pasi paraziti ka mbërrirë në tru, pasojat mund të jenë fatale.

Sipas OBSH-së, sëmundja do të eliminohet tërësisht rreth vitit 2020.

I rrezikshëm aktualisht ajri në Prishtinë

Cilësia i ajrit në Prishtinë tash e sa kohë del të jetë e pashëndetshme, e as mbrëmja e sotme nuk është përjashtim.

Periskopi.com Lajme

Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot është zgjuar me cilësi relativisht të mirë të ajrit, por që kjo gjendje është përkeqësuar në orët e mbrëmjes.

Por tani, në matjet që janë bërë në orën 21:00, del se niveli i cilësisë së ajrit ka arritur në shkallën 317 ppm e që cilësohet si “i rrezikshëm”.

ajrii

Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë.

Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.

shtepite ne podujeve

Jetojë me rrezik mbi kokë, familjet nga Podujeva kërkojnë drejtësi

Në kërkim të drejtësisë prej 12 vjetësh janë rreth 30 anëtarët e familjeve Sadiku të Podujevës. Atyre u janë vendosur telat e tensionit të lartë mbi shtëpi. Rreziku që u kanoset nga këta tela thonë se është i madh.

Periskopi.com Lajme

 

E madhe është edhe zhurma që krijojnë ata. Me stres e me nervozë në ankth thonë se po i plakin ditën e netët në rrugën “Dëshmorët” në verilindje të Podujevës.

Agim Sadiku thotë se e gjitha ka nisur më 2002 kur disa persona, që ai i identifikon si gjeodetë të Podujevës, kishin shkuar për t’i vendosur pikat se ku do të vendoseshin shtyllat e metalta të largpërçuesve. Ishin sjellë çuditshëm kur ishin pyetur se çfarë po bënin.

“Thanë ‘nuk po e dimë as ne’. Edhe mua nuk më ka lënë shumë përshtypje që po bajnë diçka. Më 2003 janë vendosur telat a pikat i kanë vendosur para një viti”, thotë Agim Sadiku.

Zyrtarja e komunikimit në KOSTT thotë se në bazë të dokumentacionit ekzistues të këtij projekti, përkatësisht procesverbalit të 21.08.2003 palët janë dakorduar që sipas vendimit mbi eksproprijimin nr.09.285/2003, pronari i paluajtshmërisë (shtëpisë) nëpër të cilën kalojnë telat, sipas legjislacionit, rregulloreve në fuqi, hapësira ajrore nëpër të cilën kalojnë telat nuk kompensohet. “Atëherë pala është dakorduar që të zhvillohen punimet dhe pronari ishte udhëzuar në kontest civil. Ndërsa për dëmin gjatë punimeve sipas Bordit të atëhershëm të KEK-ut palës i ishte ofruar kompensimi me vlerë prej 9600.00 €, të cilën pala nuk e kishte pranuar. Në vijim, pala ka ushtruar padi më 17.05.2004 ndaj të paditurës KK Podujevë, KEK-“Elektrobartja” dhe me precizimin e padisë në vitin 2015 si të paditurën e tretë KOSTT”.

Nga anën tjetër, Agim Sadiku, thotë se deri tashti nuk është bërë shpronësimi i kësaj prone

famil

Katër familje rrezikohen nga shembja e ndërtesës 70-vjeçare

Katër familje kanë kërkuar ndihmën e Komunës së Skenderajt për shkak të rrezikut nga shembja e ndërtesës ku banojnë. Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, që është pronar i ndërtesës dhe lokacionit dhe Komuna e Skenderajt ende nuk janë marrë vesh për këmbim të pronës, e zvarritja mund të jetë fatale për banorët, raporton gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Rasti i Prizrenit mund të ndodhë në Skenderaj, pasi që një ndërtesë e vjetër mbi 70 vjeçare në qendër të qytetit, në të cilën jetojnë katër familje, mund të shembet dhe t’i zërë banorët.

Kjo ndërtesë qëmoti është konstatuar se nuk është për banim, por familjet e vendosura aty, duke mos pasur nga të shkojnë, kanë mbetur të jetojnë me gjithë frikën e përhershme se mund të pësojnë tragjikisht, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Fehmi Fazliu, një prej kryefamiljarëve të katër familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë, thotë se aktualisht vetëm ai dhe familja e tij ndodhen aty, sepse një ndërtues që ka ngritur një objekt të lartë banimi në afërsi, sipas tij, i ka larguar familjet nga aty dhe u ka siguruar strehim, nga frika se gjatë ndërtimit të objektit të tij, ndërtesa mund të shembej.

Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Buxheti mund të përçajë seriozisht koalicionin PDK-LDK

Buxheti i parashikuar për vitin 2017 vazhdon të mbetet çështje diskutimesh, por edhe mospajtimesh, rreth ndarjes dhe planifikimit në mes partive të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës, në fillim të këtij muaji, kishte miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017. Projektligji tashmë i është proceduar Kuvendit, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të dalë në votim për miratim.

Zëvendësministri i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë se projekt-buxheti ende nuk është shqyrtuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, pasi buxheti, sipas tij, ka mangësi dhe se Grupi Parlamentar i PDK-së është duke u konsultuar rreth ndryshimeve që duhet të pësojë.

“Ende nuk është proceduar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, aty ka ngecur, sepse grupi i PDK– së është duke bërë harmonizimin dhe vendosjen e kërkesave në buxhet”.

“Përmirësime janë duke u bërë tek Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit. Në këto ministri ka vend për përmirësime”, ka thënë Kilaj.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Naser Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se projekt-buxheti ka arritur në Komision, në fund të muajit tetor, sipas afateve ligjore.

Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se në mbledhjen e radhës të Komisionit, që pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme, do të shqyrtohet në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2017. Pastaj, shton ai, do t’i rekomandohet kryesisë së Kuvendit që ai të radhitet në njërën nga seancat e radhës për shqyrtim dhe miratim.

Për dallim nga deklaratat e Kilajt, deputeti Osmani thotë se nuk janë duke u bërë ndryshime në këtë draft.

“Si të kalojë në leximin e parë, vetëm atëherë mund të bëhen ndryshime dhe amandamentime në projekt-buxhet. Kjo është procedurë është rregull dhe nuk mund të dalë jashtë kësaj procedure”, ka thënë Osmani.

Kurse Shukri Buja, anëtar i këtij Komisioni, nga Partia Demokratike e Kosovës, shprehet kritik sa i përket ndarjes buxhetore, sidomos në nivelin komunal.

Ai ka thënë se mjetet më mëdha buxhetore janë ndarë nëpër komunat që udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Për këtë, thotë ai, të hënën kur mbahet edhe mbledhja e komisionit, do të dilet me qëndrime konkrete sa i përket projekt-buxhetit.

Buja, ndërkaq, thotë se ky koalicion duhet të prishet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Partia Demokratike ka qëndrime të ndryshme, por ne po shpresojmë ‘ti harmonizojmë këto qëndrime. Ndërsa, unë personalisht, kam qëndrime tjera. Qëndrimi im personal është që ky koalicion duhet të shpërbehet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka theksuar Buja.

Në anën tjetër, Naser Osmani nuk jep ndonjë përgjigjeje në lidhje me atë se sa i ka lëkundur themelet e koalicionit buxheti për vitin 2017. Por, megjithatë, ai shprehet se kushdo që flet për buxhet duhet të jetë kompetent në këtë fushë.

“Unë konsideroj se për çështje profesionale, siç është çështja e financave, politikat financiare, çështjet buxhetore, ata që marrin fjalën duhet të jenë më pak politik dhe më shumë profesionist”, ka thënë Osmani.

Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë euro, kurse pjesa më e madhe do të gjenerohet nga të hyrat fiskale. Sipas procedurave ligjore, Buxheti i Kosovës duhet të miratohet në pjesën e dytë të dhjetorit.

 

Qente endacak ARKIV

Qentë endacakë rrezikojnë jetën e një 12 vjeçari nga Gjilani

I riu 12 vjeçar, Denis Syla nga Gjilani, ka pësuar lëndime deri sa ikte për të shpëtuar nga qentë endacakë, të cilët e kishin sulmuar.

Periskopi.com Lajme

Denisi tha për televizionin publik se derisa po kthehej në shtëpi, është sulmuar nga qentë dhe duke ikur nga ta, ka rrëshqitur dhe ka qarë këmbën, ndërsa tani është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Babai i 12-vjeçarit thotë se është shokuar nga ky rast, ndërsa kritikon autoritetet që nuk po ndërmerr askush asgjë ndaj qenve endacakë, të cilën rrezikojnë jetën e të gjithëve, e në veçanti të fëmijëve.

Mjekët kanë thënë se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.

Bashkimi Evropain  Ilustrim

Evropa e rrezikuar, gjendja në BE shqetësuese

Gjendja në BE nuk është e mirë, madje është shqetësuese, ka vlerësuar kryetari i Parlamenti Evropian Martin Schulz.

Periskopi.com Lajme

Ai gjatë debatit me titullin “Zërat e të ardhmes së Evropës” në Vjenë, ka thënë se janë të domosdoshme ndarja e kompetencave dhe reforma thelbësore e madje edhe ndryshimi i marrëveshjes së BE-së, raporton Koha.net

Njëkohësisht ai ka vlerësuar se është guxim për ndërmarrjen e këtyre hapave të kufizuar.

“Kemi forca centrifugale në BE”, ka konstatuar Schulz dhe ka shtuar se për këtë arsye Evropa është e rrezikuar.

Në kohën e globalizimit, Evropa po tërhiqet në vend që të pranojë sfidat, ka thënë ai duke theksuar se qytetarët nuk iu besojnë më institucioneve dhe besimi mund të kthehet vetëm me ndarje më të mirë kompetencash.

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker thotë se është vështirë të përshkruhet gjendja në BE.

“Realiteti është se shumë gjëra funksionojnë mirë e për këtë askush nuk flet. Shumëçka, megjithatë nuk funksionon, e shumëçka kuptohet si diçka që nënkuptohet”, ka thënë ai .

Juncker ka tërhequr vërejtjen se shpesh nga shikimi largohet edhe çështja e luftës dhe e paqes.

“Lufta ka ardhur në kufijtë tanë”, ka thënë ai lidhur me luftën në Siri e Ukrainë.

Njëkohësisht ai ka thënë se Evropa është edhe kontinenti më i vogël, ndërsa qytetarët saj mendojnë të jenë “sundues të botës.”

Riciklimi i gomave

Banorët e një fshati në Ferizaj në rrezik nga fabrika e gomave

Banorët e fshatit Mirosalë të Komunës së Ferizajt, sërish kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me operimin e një fabrike riciklimi të gomave.

Periskopi.com Lajme

Banorët kanë frikë se tymi dhe erërat që po lirohen nga kjo fabrikë mund të sjellin sëmundje të ndryshme dhe si pasojë, disa nga ta, kanë nisur ta braktisin fshatin, raporton KTV.

Ka pothuajse tre vjet që këta banorë ballafaqohen me këtë situatë. Zyrtarët komunalë të Ferizajt nëpërmjet telefonit kanë thënë se Komuna nuk ka kompetencë për mbylljen e këtij biznesi.

Kryeinspektori në Ministrinë e Mjedisit, Bedri Halimi ka konfirmuar se ky biznes posedon lejen porse sipas tij, të njëjtit i është tërhequr vërejtja se nuk mund të zhvillojë veprimtarinë pa pasur edhe lejen ndërtimore.

Afternoon_in_Prishtina

Çdo ditë të shtëna armësh: a është bërë e frikshme të dalësh në Prishtinë?

Periskopi.com Lajme

Për tri ditë, në Prishtinë, ka pasur tri herë të shtëna armësh.

Para dy orësh, Edmond Azemi tha se për pak arriti t’i shpëtojë plumbave në qendër të Prishtinës. Në orën tetë të mëngjesit të sotëm, në Lakrishtë, poashtu u dëgjuan të shtëna dhe u konfirmuan të lënduar nga policia. Kjo ndodhi edhe dje, afër shkollës Gjin Gazulli, për të cilën sipas informacioneve të Periskopit, u arrestuan tre vetë.

Parmbrëmë, e patëm përleshjen e famshme ndërmjet dy grupeve të këngtarëve të muzikës rep, të inatosur me njëri tjetrin në hotelin e Behxhet Pacollit, Swiss Diamond.

Gjithë këto të shtëna kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër kohe. Kjo edhe mund të jetë e rastësishme, por padyshim tregon për një rritje të kriminalitetit.

Në përgjithësi, në Kosovën e pasluftës ka pasur shumë gjuajtje me armë. Lëndime e vrasje. Por në pak raste, autorët janë nxënë. A është situata e tanishme një reflektim i paaftësisë së policisë së Kosovës për të kontrolluar situatën? Përgjigjja është po. Të gjuhesh me armë është bërë pakashumë si të gjuhesh me gurë. Probabiliteti i ndëshkimit është i vogël.

Është e pritshme që në të ardhmen të rritet edhe më shumë qërimi i hesapeve përmes armëve meqë policia është e paefektshme dhe nuk ndëshkon dhe nuk garanton sigurinë e qytetarëve duke qenë e ngulfatur nga nepotizmi dhe shërbimi ndaj politikës dhe sidomos meqë Gjykatat nuk funksionojnë.

Kjo është dukuri e zakonshme e shoqërive që dështojnë të formojnë institucione të besueshme. Dhe besimi i qytetarëve në këto institucione ka rënë ndjeshëm me atë që u dëshmua nga afera Pronto II.

Ja një pasojë e Institucioneve të brishta.