Rrëfim nga pajtimi i gjaqeve në Kosovë: Ata kanë dasmë e djali jem han dhe

Aktivisti i pajtimit të gjaqeve, Riza Krasniqi në Rubikon të KTV-së shpalosi rrëfime të kësaj iniciative.

Periskopi.com Lajme

“Nuk ishte fare e lehtë që të shkosh në ato takime”, theksoi Krasniqi.

E për të shpjeguar vështirësinë që kishin, ai tregon për një rast që kohë më parë kishte ndodhur në një fshat afër qytetit të Pejës.

“Njërit nga Peja ia kanë mbyt djalit në shkollë fillore. Ka bërë fjalë me shokë të bankës dhe ai ja ka thirrë babën”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tutje shpjegon se si aktivistët e lëvizjes takoheshin çdo të premte dhe caktohej se kush, në cili rast do të shkonte.

“Kur kam shkuar për herë të parë te ai njeriu më thoshte a e din se çka me kanë bërë por po e fali”, ka thënë ai.

E, babai i djalit pas shumë kohësh kishte shkuar në Pejë për të takuar Krasniqin.

Pasi që i kërkoj të uleshin e të pinin një kafe së bashku, i tregoi se po ai djalë që i kishte mbytur djalin, atë ditë po martohej.

“Ata kanë dasmë, ata hanë mish e pite e djali jem han dhe”, citon tutje Krasniqi.

Rrahje, përdhunime, vrasje masive: Rrëfimi rrëqethës i gruas që i shpëtoi terrorit të ISIS-it (Video)

Keqtrajtim, përdhunime, vrasje masive, janë gjëra që pothuajse çdo ditë ndodhin në Mosul. Zyrtarët e lartë të ISIS-it udhëheqin me këtë qytet dhe krijojnë “terror seksual”.

Periskopi.com Lajme

Ato femra që refuzojnë kërkesat e tyre ekzekutohen, kurse një femër që ka arritur t’i shpëtojë robërisë së tyre, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar atje, transmeton Telegrafi.

“Kam gabuar kur kam thënë se bashkëshorti im ka qenë viktimë e terrorizmit. Më kanë rrahur dhe mbyllur në një hapësirë të ndotur dhe të mbushur me insekte e minj gjigant. Më kanë lidhur me zinxhirë dhe vazhdimisht më kanë përdhunuar”, thotë viktima e Shtetit Islamik, e cila në vend se të trashëgonte pensionin e bashkëshortit mbeti pa asgjë, me plagë që ndoshta kurrë nuk do t’i shërohen plotësisht.

Ajo ka mbetur shtatzënë, dhe duke marrë parasysh faktin se është shtatzënë, nga frika e madhe nuk është larguar nga Mosuli duke menduar se njerëzit do të dyshojnë se me kë ka mbetur shtatzënë.

“Jam martuar me një pjesëtar të Shtetit Islamik. Prindërit e mi kanë hequr dorë nga unë, kurse fëmijët mi kanë marrë. Plot tri vite nuk e kam parë asnjërin prej tyre”, thotë njëra nga viktimat e shumta të Shtetit Islamik.

“Në fillim më kanë premtuar gjithçka dhe mbrojtje, por kur morën kontrollin mbi qytetin gjithçka ndryshoi. Ato që kanë refuzuar martesën me xhihadistët janë ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme”, ka deklaruar një 13-vjeçare.

“Gjithmonë kam ëndërruar të vazhdoj shkollimin, por erdhën xhihadistët dhe babai më martoi. Nuk kemi dashur të ndodh kjo, por thjesht na kanë detyruar”, thotë kjo viktimë.

Që të dy këto femra kanë arritur t’i shpëtojnë kthetrave të ISIS-it, por fatin e njëjtë nuk e kanë pasur shumë femra tjera. /Telegrafi

Shqiptarja nga Klina rrëfen në Beograd dashurinë e saj për Serbinë, e quajnë heroinë (Video)

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!