Komandanti i FSK-së tregon se çfarë armatimi do të ketë Ushtria

Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ka thënë se për fillim FSK-ja do të ketë rreth tre helikoteprë që janë obligativ për të krijuar një flotë të aviacionit.

Periskopi.com Lajme

“Bazuar në standarde të NATO-s duhet të ketë helikopterë të mëdhenj, të mesëm ose të vegjël. 3 helikopterë janë obligativ për të krijuar një flotë të aviacionit”, ka thënë Rrahman Rama për RTK.

“Nuk është planifikuar që të kemi tanke, por do të kemi autoblinda. Armatimi do të jetë i njejtë si të gjitha shtetet që janë anëtare të NATO-s”, shtoi Rama.

Duke folur për infrastrukturën që e ka FSK-ja, komandanti Rrahman Rama ka thënë se hapësirat janë të mjaftueshme pasi ata janë përgaditur qysh herët, duke e ditur se një ditë do të ndodhë ky tranzicion.

Reklamë
Reklamë

Komandanti i FSK-së thotë se moti janë të gatshëm për Forca të Armatosura

Me rastin e shënimit të 8 – vjetorit të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), komandanti i kësaj force, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se FSK-ja i ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të vendimit për t’u transformuar në Forca të Armatosura.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se është në interesin e Kosovës dhe qyetetarëve të saj që sa më parë të merret vendimi për transformimin e FSK-së.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Rama ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha si dhe ka përmbushur misionin e vet kushtetues.

Ai ka thënë se FSK-ja është zhvilluar, ngritur dhe avancuar duke u bazuar gjithnjë në standardet e NATO-s.

Rama është shprehur i kënaqur që për një kohë të shkurtër FSK-ja është shndërruar në institucionin më të besueshëm dhe më të respektueshëm në vend.

Reklamë
Reklamë