ancelotti-cropped_13kp81iim5mg4102bh3owrsge1

Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Trajneri italian i bavarezëve, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij e kishte marr seriozisht ndeshjen ndaj ekipit rus.

Periskopi.com Sporti

Tekniku italian beson se më shumë i kanë kushtuar gabimet se sa mos serioziteti i skuadrës në takimin e sotëm. Rostov përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-2 për të fituar ndaj Bayernit.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar Rostov-in” tha Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne nuk patëm paraqitje të mirë, ky është shkaku i humbjes, në pjesën e dytë ne gabuam shumë. Për momentin jemi në momente të këqija” përfundoi Ancelotti.

Bayern është në krizë të rezultatësh pasi që është mposhtur edhe nga Borussia Dortmund në javën e fundit në Bundesligë. /Periskopi.com/

 

download

Shokohet Bayerni, mposhtet nga Rostov (Video)

Bayern Munchen është mposhtur nga skuadra ruse, Rostov me rezultat 3-2.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka filloi mirë për mysafirët pasi ishin ata që dominuan deri në minutën e 35’ ku kaluan në epërsi përmës Douglas Costa.

Reagimi i skuadrës vendase nuk vonoi dhe barazuan rezultatin përmes Serdar Azmoun në minutën e 44’. Që nga kjo minutë bavarezët humben kontrrollin e lojës, pasi që skuadra ruse shënoi golin e avantazhit në minutën e 51’, por reagimi i Bayernit nuk vonoi të cilit barazuan përmes Juan Bernat.

Vendimtar per Rostov u treguan Noboa i cili shenoi ne minutën e 62′.

Bayern ka siguruar kualifikimin ndërsa Rostov po lufton per poziten e tretë që dërgon në Europa League. /Periskopi.com/