Rrjedhin detaje të reja shokuese nga skandali i Cristiano Ronaldo

Periskopi.com Lajme

Pas informatës ekskluzive se Cristiano Ronaldo kishte dhunuar një femër, të cilës i kishte paguar 375.000 dollarë për tërheqjen e akuzës, si dhe detajeve të natës kur kishte ndodhur krimi seksual, të cilin e publikoi revista gjermane “Spiegel”, kanë rrjedhë detaje të reja.

E gjithë kjo është dokumentuar nga projekti Football Leaks, i cili informacionet ia ka dhënë rrjetit të hetimeve evropiane dhe revistës gjermane.

“Spiegel” raporton për porositë SMS, të cilat revistës ia ka vënë në dispozicion portali hulumtues Football Leaks. Sipas asaj që shkruan në këto mesazhe, Ronaldo nga avokati i tij ka kërkuar që të zvogëlojë shumën, të cilën është dashur t’ia paguajë viktimës: “Kjo duhet të jetë më pak”, shkruan në njërin nga mesazhet e tij SMS Ronaldo. Në fillim, femra, e cila akuzon yllin portugez për dhunim, kishte kërkuar 950.000 dollarë dhe Ronaldo në fund pagoi 375.000.

Bisedimet për marrëveshjen kanë të bëjnë me dhunimin e supozuar që kishte ndodhur më 2009. Atëherë, Ronaldo kishte njohur një femër të re në Las Vegas, e cila më vonë pohoi se futbollisti e kishte “dhunuar në anal”.

Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat, por në të njëjtën ditë kur kishte ndodhur rasti, femra kishte lajmëruar policinë dhe ishte kontrolluar për këtë në qendrën medicinale të Universitetit në Las Vegas.

Pas kontrollit mjekësor është vërtetuar se ajo kishte ënjtje në pjesën anale, gjë të cilën e vërtetojnë dokumentet medicinale të siguruara nga “Spiegl”.

Viktima, sipas të gjitha gjasave, nuk ka ngritur akuzë kundër Ronaldos, por në vend të kësaj arriti marrëveshje me avokatët e futbollistit të njohur.

Në deklaratën sa i përket raportimit të parë të “Speigel” nga java e kaluar, menaxhmenti i Ronaldos pohoi se artikulli “është i bazuar në dokumente, të cilat nuk janë të nëshkruara”.

Raporti i ri i revistës së njohur gjermane përshkruan se si Ronaldo ishte direkt i përfshirë në bisedimet me viktimën dhe se lidhur me këtë ishte në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij.

“Spiegl”, po ashtu, publikoi dokumentin, i cili ishte marrëveshja e mirëbesimit dhe të cilin thuhet se e ka nënshkruar edhe vetë Ronaldo.

Reklamë
Reklamë

Ronaldo dhunon një femër, paguan 375 mijë dollarë dëmshpërblim

Periskopi.com Sporti

Një lajm pothuajse shokues arrin nga Amerika – Cristiano Ronaldo ka dhunuar një femër dhe ka paguar 375.000 dollarë dëmshpërblim.

Skandali thuhet të ketë ndodhur në natën ndërmjet 12 dhe 13 qershorit 2009 në Las Vegas, ndërsa është zbuluar në kuadër të projektit “Futboll Liks”.

Lajmin ekskluziv e ka publikuar gazeta gjermane “Spiegel”, e cila kishte pasur qasje në dokumentet e “Futboll Liks”, të cilat zbulojnë anët e errëta në botën e futbollit, sidomos klubeve, ndërsa tash edhe lojtarëve dhe atë të njërit nga lojtarët më të mirë të botës.

Ylli i Realit është gjetur në qendër të skandalit dhe për shkak se, siç thuhet, i ka paguar 375.000 dollarë për të heshtur një gruaje të panjohur nga  SHBA-të, e cila e ka akuzuar për dhunë seksuale, transmeton KosovaPress.

E tëra ka ndodhur në një apartament të një hoteli në Las Vegas, ku Ronaldo ndodhej së bashku me të vëllain dhe kushërinjtë.

Sipas të dhënave që posedon “Spiegel”, marrëveshja për dëmshpërblim ishte arritur jashtë rrugës gjyqësore më 12 janar 2010, ndërsa Cristiano ishte përfaqësuar nga avokati i tij Carlo Osorio de Castro.

Me nënshkrimin e dokumenteve, femra e përmendur, e cila gjatë kohës së sulmit seksual ishte e moshës 20-vjeçare, pranoi të tërhiqte të gjitha akuzat kundër yllit të Realit.

Reklamë
Reklamë

E dashura e Ronaldos shfaqë të pasmet super-seksi (VIDEO)

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale.

Periskopi.com Sporti
Reklamë
Reklamë

Ronaldo mesazh për fëmijët në Siri: Unë jam me ju (Video)

Ylli i futbollit të ditëve të sotme, fitues i 4 herë i “Topi i Artë”, Cristiano Ronado në llogarinë e tij në Twitter u ka dedikuar një video-mesazh fëmijëve që po vuajnë nga luftimet në Siri.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është për fëmijët e Sirisë, ne e dimë që ju po vuani shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos humbisni shpresën, bota është me ju. Ne shqetësohemi për ju. Unë jam me ju”.

Siria prej vitit 2012 është e përfshirë nga lufta civile mes regjimit dhe rebelëve, por edhe kundër zonave të pushtuara nga anëtarët e ISIS.

Numri i viktimave gjatë luftimeve në Siri gjatë kësaj periudhe janë me mijëra, ku nuk bëjnë përjashtim as fëmijët.

 

Reklamë
Reklamë

Mbreti Ronaldo mposht Atleticon

Real Madridi ka fituar ndaj Atletico Madridit me rezultat 0-3.

Periskopi.com Sporti

Los Blancos ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, ata sulmuan nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 23-të, ku pas një goditje nga gjuajta e lirë topi u devijua nga muri mbrojtës dhe portieri Jan Oblak u befasua dhe me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit rrezikuan me anë të Yannick Carrascos, por në minutën e 70-të Ronaldo u pengua në zonë nga Stefan Savic dhe portugezi me këtë rast mori përsipër edhe penalltinë dhe shënoi golin e qetësisë.

“Këtu sundoj unë”

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga i disponuari për lojë, Cristiano Ronaldo, i cili arriti të bëj het-trik në minutën e 77-të pas një kundërsulmi të bukur nga Gareth Bale.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 30 pikë, kurse Atletico në të pestën me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Mbretërve është ndaj Sporting Gijon, kurse Los Rojiblancos luajnë ndaj Osasunas. /Telegrafi

 

 

Reklamë
Reklamë

Ibrahimovic: Doja të bëhesha si ky lojtar

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dikur shpresonte të bëhej si një futbollist i njohur.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për legjendën braziliane, Ronaldo, i cili ishte sulmuesi i preferuar i suedezit.

“Mendoj se Ronaldo ishte fenomenal”, tha Ibrahimovic.

“Si një lojtar i ri unë i thoja vetës: Do të bëhem pikërisht sikur ai. Një lojtar që bënte dallimin dhe shëndriste me paraqitjet e tij. Nuk ekziston më një lojtar sikur ai”, shtoi Ibra. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Dhurata interesante që Ronaldo i bëri Pato’s më 2007 (Foto)

Alexandre Pato ka treguar se mori një dhuratë nga Ronaldo pas ardhjes në Milan më 2007.

Periskopi.com Sporti

Alexandre Pato ishte pritur në mënyrë interesante pas ardhjes në Milan më 2007.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se mori një dhuratë interesante nga Ronaldo.

“Ronaldo më dhuroi një revistë Playboy, derisa të tjerët më bënë dhurata tjera”, deklaroi Pato për mediat italiane.

Pato ishte pjesë e Milanit gjatë periuhës 2007-2013.

playboy

Reklamë
Reklamë

Ronaldo: Ky është mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se mbrojtësi i vetëm me të cilin ka pasur vështërsi më të mëdha në fushën e lojës, është Ashley Cole.

Periskopi.com Sporti

Ronaldo gjatë karrierës së tij është përballur më shumë mbrojtës të klasit botëror, por tani ai ka zbuluar se kush është mbrojtësi me të cilin ka pasur vështërsi.

Ylli portugez ka treguar se mbrojtësi anglez ishte më i vështiri gjatë ballafaqimëve të tyre.

“Me kalimin e viteve kam zhvilluar beteja te mrekullueshme me Ashley Cole” tha ylli i Real Madridit për Coach Magazine.

“Në kulmin e karrirës së tij, ai ishte i shpejtë dhe shumë i fortë në ndërhyrje. Sa herë takohesha me të, e dija se do të ishte një ndeshje e vështirë”, përfundoi Ronaldo.

Këto përballje kishin ndodhur sa ishin pjesë të Premier Ligës, njëri tek Manchester United e tjetri tek Chelsea. /Periskopi.comcole ronaldo

Reklamë
Reklamë

Ronaldo flet rreth gruas së Figo’s

Luis Nazario Ronaldo ka zbuluar një bisedë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit i kishte thënë brazilianit të mos dilte shumë nëpër qytet, në kohën kur ai luante për madrilenët.

Ai i kishte marrë për shembull Luis Figon, i cili nuk ka dalë shpesh për shkak se ka një grua shumë të bukur.

“Perez më tha që të mos dilja aq shpesh dhe të merrja shembull Figon. I thash Florentinos që po të kisha një grua si ajo e Figos, s’do të dilja kurrë nga shtëpia”, ka thënë Ronaldo. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Neymar më i mirë se Romario dhe Ronaldo

Legjenda braziliane e futbollit, Tostao beson se Neymar është bërë futbollist më i mirë sesa dikur që ishin Romario dhe Ronaldo brazilian.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari arriti ditë më parë të bëhej golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Brazilit, pasi arriti kuotën e 49-të golave për Kombëtaren e tij.

“Neymar tashmë është më i mirë se Romario dhe Ronaldo, më i kompletuar. Ai i ka të gjitha”, ka thënë Tostao. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Ronaldo zgjedh XI më të mirë pa CR7

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Luis Nazario Ronaldo ka përzgjedhur formacionin e tij të preferuar të të gjitha kohërave.

Ajo që fillimisht bie në sy në përzgjedhjen e tij, është mungesa e tre herë futbollistit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili nuk është përfshirë fare në këtë formacion, ndërsa braziliani e ka përfshirë vetën në formacion.

Befasi tjetër është edhe mospërshirja e ndonjë futbollisti anglez ose spanjoll në XI e preferuar të ish-yllit të Real Madridit.

ronaldo-formacioni

/Periskopi.com

 

Reklamë
Reklamë