koeman

‘Do të përfundojmë mbi Manchester United e Chelsea’

Trajneri i Everton, Ronald Koeman ka thënë se këtë sezon ata presin të kualifikohen për në Champions League.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Southamptonit beson se skuadra e tij është e gatshme të përfundojë mbi skuadrat e mëdha, si Manchester United dhe Chelsea në Premier Ligë.

Evertoni këtë vit është blerë nga biznismeni iranian Farhad Moshiri i cili ka premtuar se do të investojë para të mëdha në ekip.

“Këtë sezon Evertoni do të luftojë për futboll evropian. Do të përfundojmë përmbi skuadrat e mëdha në Premier League.

“Sezonin tjetër ne do të rritemi si skuadër dhe do të nënshkruajmë me lojtarë të rinj që do të na bëjnë më të fortë. Pastaj duhet të mendojmë edhe të fitojmë Champions Leaguen,” – tha Koeman për BBC. /Periskopi.com/

lukaku

Koeman: Lukaku duhet të transferohet në Barcelonë

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, ka folur për sulmeusin e tij, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Valencias dhe Southamptonit, është deklaruar për belgun Lukaku se mund të ndjekë hapat e legjendës holandeze, Patrick Kluivert.

Ish lojtari i Ajax dhe Barcelonës është një nga sulmuesit më të mirë në histori të Barcelonës.

“Ai mund të kopjojë Patrick Kluivert. Kluivert ka luajtur për Barcelonën dhe unë e shoh se edhe Lukaku mund të bëjë të njëjtën gjë” ka thënë tekniku holandez.

23-vjeçari në këtë sezon për Everton ka shënuar 7 gola në 10-të paraqitje në Premier Ligë. /Periskopi.com