lukaku

Koeman: Lukaku duhet të transferohet në Barcelonë

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, ka folur për sulmeusin e tij, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Valencias dhe Southamptonit, është deklaruar për belgun Lukaku se mund të ndjekë hapat e legjendës holandeze, Patrick Kluivert.

Ish lojtari i Ajax dhe Barcelonës është një nga sulmuesit më të mirë në histori të Barcelonës.

“Ai mund të kopjojë Patrick Kluivert. Kluivert ka luajtur për Barcelonën dhe unë e shoh se edhe Lukaku mund të bëjë të njëjtën gjë” ka thënë tekniku holandez.

23-vjeçari në këtë sezon për Everton ka shënuar 7 gola në 10-të paraqitje në Premier Ligë. /Periskopi.com

lukaku

A e do Chelsea rikthimin e Lukakut?

Është spekuluar shumëherë për një rikthim të mundshëm të Romelu Lukakut te Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Këtij debati i është shtuar edhe trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.

Italiani thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për belgun, dhe se nuk ndihet i zhgënjyer që nuk e riktheu në verë në skuadër.

“Jo, absolutisht nuk jam i zhgënjyer që nuk e kthyem në skuadër”, deklaroi Conte.

“Ne kemi Diego Costan i cili është duke luajtur futboll fantastik, jo vetëm duke shënuar shumë gola, por duke punuar shumë dhe shumë mirë për skuadrën”. /Periskopi.com

lukaku

Pasi transferoi Higuain, Juventus e do edhe këtë super-sulmues

Juventusi është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Belgu ka shkëlqyer me fanelën e skuadrës nga Liverpooli që prej kalimit në Goodison Park vite më parë.

Ndërsa, Calciomercato raporton se drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’ janë tejet të interesuar të nënshkruajnë me 23-vjeçarin.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse bardhezinjtë janë gati të paguajnë shifra të larta, të cilën Everton e kërkon për Lukakun, shifër e cila mund të jetë mbi 80 milionë euro. /Periskopi.com

lukaku-main

Juventus-Lukaku afër marrëveshja

Juventus vazhdon të jetë i interesuar në sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Torino besohet se do të transferojnë belgun në afatin kalimtar të janarit, pasi që do t’ia lirojë vendin kroati, Mario Mandzukic. Mandzukic me ardhjen e Higuain në skuadër këtë sezon e ka humbur statusin e titullarit në formacionin e trajnerit Allegri.

23-vjeçari në 10 paraqitje ka shënuar 7 gola në këtë sezon për Everton. /Periskopi.com

lukaku-main

Juventus-Lukaku afër marrëveshja

Juventus vazhdon të jetë i interesuar në sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Uncategorized

Skuadra nga Torino besohet se do të transferojnë belgun në afatin kalimtar të janarit, pasi që do t’ia lirojë vendin kroati, Mario Mandzukic. Mandzukic me ardhjen e Higuain në skuadër këtë sezon e ka humbur statusin e titullarit në formacionin e trajnerit Allegri.

23-vjeçari në 10 paraqitje ka shënuar 7 gola në këtë sezon për Everton. /Periskopi.com

lukaku

Bayern Munich pas yllit belg

Bayern Munich e dëshirojnë sulmuesin belg të Evertonit, Romelu Lukaku për sezonin tjeter.

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze  duan që të sjellin një sulmues që mund të bëjë konkurencë për polakun, Robert Lewandowski.

Bayern Munich janë të gatshëm për të thyer rekordin gjerman duke ofruar 65 milionë euro për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku. Shefi i rekrutimit për transferimin e lojtarëve, Miachel Reschke ka përcjellur belgin ndaj Manchester City, raporton The Sun.

23-vjeçari në 11 paraqitje ka shënuar 9 gola për skuadrën e Everton në këtë sezon. /Periskopi.com

Belgium's Jordan Lukaku (left) and Belgium's Romelu Lukaku during the UEFA Euro 2016, quarter final match at the Stade Pierre Mauroy, Lille.

Lukaku në Tottenham?

Maurico Pochentino është i interesuar në transferimin e Jordan Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Tottenham janë duke e monituruar formën e mbrojtësit të majtë të Lazios, Jordan Lukaku, vëllau i vogël i Romelu Lukaku.

Ben Davies mund të lirojë rrugën për transferimin e tij pasi që uellsiani nuk po gjen hapsirë këtë sezon në ekipin e “spurs”.

22 vjeçari u transferua tek Lazio për 6 milionë euro në këtë verë. /Periskopi.comjordan

lukaku

Lukaku nuk rikthehet te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea.

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mirror’, ku sqarohet se belgu i ka dhënë siguri trajnerit Ronald Koeman, se do të mbetet pjesë e skuadrës nga Goodison Park.

Është raportuar kohëve të fundit se 23-vjeçari mund të rikthehet në Stamford Bridge në këtë afat kalimtar, mirëpo një gjë e tillë si duket nuk do të ndodhë. /Periskopi.com

lukaku

Chelsea 140 milionë për tre lojtarë

Periskopi.com Sporti

Chelsea është gati të ofrojë plotë 140 milionë funte për tre lojtarë.

Sipas të përditshmes britanike ‘The Sun’, pesë herë kampioni i Premier Ligës dëshiron në skuadër sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin e talentuar të Santosit, Thiago Maia.

Trajneri i ri i londinezëve, Antonio Conte pritet të bëjë disa transferime në këtë verë, në mënyrë që skuadrën ta bëjë garuese për titullin e Premier Ligës.

Vlen të ceket se Lukaku ka qenë pjesë e Chelseas edhe në të kaluarën. /Periskopi.com