Balaj takohet me legjendën braziliane (Foto)

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Bekim Balaj gjatë pushimeve të tij në Brazil ka takuar edhe një prej yjeve të të futbollit brazilian, Romario.

Periskopi.com Sporti

Takimin e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar në rrjetet sociale duke postuar edhe një foto të tijën bashkë me brazilianin.

balaj
Bekim Balaj dhe Romario

 

Duket se përveçse pushimeve Balaj po argëtohet edhe me top në rërë sëbashku me legjendën e futbollit brazilian, me të cilin ai shkruan në “Instagram” se kanë luajtur volejboll me këmbë. /Top Channel/

 

Neymar më i mirë se Romario dhe Ronaldo

Legjenda braziliane e futbollit, Tostao beson se Neymar është bërë futbollist më i mirë sesa dikur që ishin Romario dhe Ronaldo brazilian.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari arriti ditë më parë të bëhej golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Brazilit, pasi arriti kuotën e 49-të golave për Kombëtaren e tij.

“Neymar tashmë është më i mirë se Romario dhe Ronaldo, më i kompletuar. Ai i ka të gjitha”, ka thënë Tostao. /Periskopi.com