mourinho-abramovich

Befason Mourinho: Nuk e kam shok Abramovichin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur për raportet e tij me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, gjatë kohës sa portugezi drejtonte skuadrën londineze.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së gjigandit nga Old Trafford thotë se nuk ka pasur raporte shoqërore me miliarderin rus, por vetëm raporte zyrtare.

“Jo, por ne kishim gjithmonë respekt. Ai ishte pronari dhe e kam respektuar për këtë. Unë isha trajneri dhe unë e respektova pozicionin”, deklaroi Mourinho.

“Ne kurrë nuk ishim shokë të ngushtë. Nëse shkoja në shtëpinë e tij, këtë e bëha për arsye profesionale. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë gjë personale”.

“Ne nuk ishim shokë, megjithatë kam treguar respekt të madh ndaj tij. S’kemi pasur probleme, por nuk isha shumë i afërt me të”, përfundoi portugezi. /Periskopi.com

conte-abramovich

Revolucion te Chelsea

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është duke u përgatitur për të shpenzuar para të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Stamford Bridge nuk po tregon paraqitje edhe aq të mira, madje në javën e fundit ata pësuan humbje të thellë përballë Arsenalit, 3:0.

Daily Mail shkruan se miliarderi rus është i gatshëm të shpenzojë shumë para për të përforcuar skuadrën në dimër.

I mbetet trajnerit Antoni Conte të zgjedhë emrat e futbollistëve që dëshiron të sjellë te pesë herë kampioni i Premier Ligës. /Periskopi.com

conte-abramovich

Chelsea edhe 80 milionë për transfere

Periskopi.com Sporti

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich i ka ofruar trajnerit Antonio Conte një bugjet prej plotë 80 milionë euro për të transferuar ndonjë lojtar në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Pesë herë kampioni i Premier Ligës është në garë për të nënshkruar me një mbrojtës.

Ndër dëshirat kryesore të Conte për mbrojtjen është anëtari i Lazios, Stefan de Vrij.

Për këtë të fundit, klubi nga kryeqyteti italian kërkon 60 milionë euro. /Periskopi.com