Musonda afër transferimit te Roma

Sulmuesi anësor i Chelseat, Charly Musonda është rikthyer në Londër pas huazimit në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Belgu i talentuar ishte për gjashtë muaj pjesë e skuadrës spanjolle Betis Sevilla por pa arritur të përshtatet mirë me futbollin spanjoll.

Kësisoj Musonda është rikthyer në Londër dhe pritet të huazohet përsëri nga Chelsea.

20-vjeçari është duke u kërkuar si huazim nga Roma për ta zëvendësuar egjiptianin Mohamed Salah i cili ndodhet në Afrikë me Kombëtaren e tij.

Dy klubet janë në bisedimet përfundimtare për huazimin e lojtarit në kryeqytetin italian.

Musonda është pjesë e Chelseat që nga viti 2012 kur iu bashkua londinezëve nga skuadra belge Anderlecht.

Formacionet zyrtare: Genoa-Roma

Genoa është nikoqire e Romës sot në kuadër të Serie A.

Periskopi.com Sporti

Genoa është në pozitën e 12-të me 23 pikë ndërsa romakët në të dytën me 38 pikë.

Takimi fillon nga ora 15:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Genoa: Perin; Munoz, Burdisso, Izzo; Lazovic, Rigoni, Cofie, Laxalt; Ocampos, Ninkovic; Simeone.

Roma: Szczesny; Rüdiger, Fazio, Jesus; Peres, De Rossi, Strootman, Emerson; Nainggolan, Perotti; Dzeko. /Periskopi/

Roma kërkon yllin e Genoa

Roma dëshiron të përforcohet në mesfushë dhe sulm gjatë verës.

Periskopi.com Sporti

Nisur nga kjo Vocegiallorossa.it, klubi nga kryeqyteti italian është duke menduar për Diego Laxaltin.

23-vjeçari ka arritur të bëjë paraqitje shumë të mira me Genoan dhe ka treguar se meriton një mundësi nga klubet e mëdha.

Uruguaiani u transferua te Genoa pasi ishte i huazuar nga Interi, por te zikaltërit nuk kishte pasur mundësinë të bënë asnjë paraqitje zyrtare.

 

Borini nën vëzhgimin e gjigandëve italian

Sipas Gianluca Di Marzios, Milani dhe Roma kërkojnë shërbimet e sulmuesit italian, Fabio Borini.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Chelseat, Liverpoolit dhe Romës tashmë është pjesë e skuadrës angleze Sunderland dhe mbrëm shënojë gol kundër Liverpoolit në disfatën prej 4-1. Të dyja klubet do të kërkojnë huazim me drejt blerje në fund të sezonit, raporton Di Marzio.

Chelsea nuk e dëshiron vetëm James Rodriguez, dëshiron edhe yllin e Romës

Chelsea nuk heq dorë nga Radja Nainggolan dhe mesfushori belg i Romës është objektivi i parë i Bluve të Londrës në janar.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze Roman Abramovich presidenti i Chelseat me kërkesë të trajnerit Antonio Conte po bën gati një ofertë të majme prej rreth 50 milionë eurosh për të bindur skuadrën e Romës për të lërë të lirë 28-vjeçarin me origjinë indoneziane.

Një pjesë të mirë të parave të fituara nga shitja e brazilianit Oscar te skuadra kineze e Shanghai Sipg drejtuesit e Chelseat po mendojnë t’i shpenzojnë për Radja Nainggolan.

Megjithatë ky operacion nuk është aspak i thjeshtë për Chelsean pasi Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin ndërkohë që edhe vetë mesfushori i përfaqësues belge i ka thënë njëherë jo, Bluve të Londrës përpara disa muajsh.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë e vështirë që Nainggolan të lëvizë në Janar edhe pse Antonio Conte dhe Chelsea nuk heqin dorë dhe do të bëjnë ta pamundurën që 28-vjeçari të jetë një futbollist i Bluve të Londrës.

Juventus – Roma, shënohet gol i “çmendur” (VIDEO)

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Romës me një super-gol të Gonzalo Higuain.

Periskopi.com Sporti

Formacionet zyrtare: Juventus – Roma

Në ‘Juventus Stadium’ në Torino sonte zhvillohet derbi i javës në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Juventusi në cilësinë e vendasit pret Romën, në kuadër të xhiros së 17-të.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Mandzukic, Higuain.

Roma: Së shpejti

Formacionet zyrtare: Atalanta-Roma

Roma do të ketë një udhëtim tejet të vështirë në Bergamo ku do të përballet me Atalantën.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Atalanta: Berisha, Toloi, Caldara, Zukanovic, Masiello, Kessie, Gagliardini, Spinazzola, Kurtic, Petagna, Gomez.

Roma: Szczesny, Peres, Manolas, Fazio, Rudiger, De Rossi, Strootman, Nainggolan, Salah, Perotti, Dzeko. /Periskopi.com/

Gjigandët pas yllit të Manchester United

Roma dhe Marseille janë të interesuara për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Marseille me pronarë të ri duket se do të fillojë mënjëherë në rindërtimin e skuadrës, ku e kanë listuar anësorin e ‘djajëve të kuqë’ për të transferuar në kampionatin francez, për holandezin thuhet se edhe skuadra italiane Roma është e interesuar në shërbimet e ish lojtarit të PSV.

Depay megjithatë raportohet se e dëshrion qëndrimin në Premier Ligë.

22-vjeçari në këtë sezon ka vetëm 6 paraqitje në total për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. /Periskopi.com

depay

Alarmojnë sizmologët: Poshtë Romës ndodhet një vullkan i fuqishëm, pritet riaktivizimi

Shkencëtarët italianë kanë arritur në përfundimin se pas 1 mijë vjetësh mund të riaktivizohet vullkani që fshihet nën kodrat e Romës.

Periskopi.com Lajme

Për herë të fundit ky vullkan është aktivizuar para 3000 vjetësh.

Ku sipas shkencëtarëve në atë kohë ka zhdukur qytetërimin, raporton syri.net.

Për sizmologët ky rizgjim i vullkanit do të ndodhë pas 1 mijë vjetësh dhe se aktivizimi i tillë do të rrezikojë pjesën më të madhe të qytetit të Romës.

Vullkani që ndodhët nën kodrat Albani në zonën e Lazios, konsiderohet si një nga më të frikshmit në historinë e njerëzimit në rast riaktivizimi.

Formacionet zyrtare: Austria Vienna-Roma

Austria Vienna dhe Roma kanë publikuar formacionet zyrtare tashmë.

Periskopi.com Sporti

Skuadra austriake dhe ajo italiane do të ndeshen mes vete me fillim nga ora 19:00.

Ky takim është i vlefshëm për grupin E të Ligës së Evropës dhe dy skuadrat dëshirojnë të fitojnë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Austria Vienna: Hadzikic, Larsen,Rotpuller,Filipovic, Martschinko, Serbest, Holzhauser, Pires,Grunwald, Venuto, Kayode

Roma: Alisson, Peres, Rudiger, De Rossi, Jesus, Strootman, Nainggolan, Paredes, El Shaarawy, Perotti, Dzeko. /Periskopi.com

 

Roma do të transferojë yllin e Interit

Roma është duke menduar të blejë kartonin e Juan Jesus, që është i huazuar nga Inter.

Periskopi.com Sporti

Anësori i majtë është huazuar nga Inter për një vit me të drejtë blerje nga ‘Giallorosët’.

Por në marrëveshjen mes dy klubeve është përfshirë edhe një klauzolë se nëse Jesus arrin të luaj mbi 20 ndeshje do të blihet nga Roma. Kësisoj ‘Giallorsoët’, pritet ta aktivizojnë edhe më tej Jesusin duke parë problemet që kanë në mbrojtje.

Për ta bërë të vetin Jesusin, Roma duhet t’i paguajë Interit një shumë rreth shtatë milionë euro.  /Periskopi.comjuan jesus

Gjendje e rëndë në Itali, të lënduar dhe dëme pas dy tërmeteve (Foto)

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë goditur pasditen dhe mbrëmjen e sotme Italinë Qendrore.

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i parë, me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter, është shënuar në orën 19:11, me epiqendër në provincën e Macerata-s.

Tërmeti fillestar është shoqëruar edhe me dy lëkundje të tjera prej 2.6 dhe 2.5 ballë.

Ndërsa i dyti ka qenë edhe më i fortë, me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën e Peruxhias dhe ka rënë në orën 21:18 minuta.

Sipas mbrojtjes civile, dy të plagosur janë shënuar në komunën Visso, si dhe janë shembur banesa e janë shënuar dëme.

Ndërsa sizmologët italianë bëjnë me dije për mediat vendase se është riaktivizuar tërmeti i mëparshëm që shkaktoi qindra viktima e të plagosur.

Capturefddsd Capture  204756838-553b168a-c0e6-4058-8721-a70c86659e6f

Termet i fuqishëm godet Romën, lëkunden objektet shekullore

Një termet i fuqishëm ka goditur Romën, duke dridhur ndërtesat shekullore nga guri.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Shërbimi gjeologjik ka thënë se tërmeti ishte 5.6 ballësh, ndërsa epiqendra ishte 66 kilometra në juglindje të Perugia të Italisë.

Tërmeti i sotëm ndodhi vetëm 2 muaj pas atij që qendër të Italisë që la afër 300 njerëz të vdekur.

Antonio Rudiger drejt Chelsea?

Chelsea është në kërkim të mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger.

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se dëshiron të sigurojë një nga objektivat e trajnerit italian, Antonio Contes, pasi që dështuan për të nënshkruar me Romagnolin e Milanit dhe John Stones i cili i refuzoj londinezët për një transferim tek Manchester City.

Antonio Conte gjatë verës tentoi të nënshkruante me gjermanin, por nuk u realizua pas lëndimit pak para Euro 2016, raporton “DailyMail”. Trajneri italian ka përgaditur një ofertë prej 35 milionë funtesh për mbrojtësin e Romës.

“Blutë e londrës” do të rivalizohen nga Manchester United dhe Manchester City. /Periskopi.com

Roma e fortë për Palermon

Roma ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A. Klubi romak fitoi 4 me 1 ndaj Palermos për t’iu afruar Juventusit në krye në dy pikë.

Periskopi.com Sporti

Mohamed Salah hapi serinë e golave. Ai shënoi në minutën e 31-të. Epërsinë e Romës e dyfishoi Paredes në minutën e 52-të, para se Edin Xheko të shënonte për 3 me 0 në minutën e 68-të. Quaison i Palermos ngushtoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa El Shaarawy ktheu epërsinë prej tre golash për Romën vetëm dy minuta më vonë.

Roma tani ka 19 pikë dhe është e dyta në tabelë. Juventusi prin me 21. 19 ka edhe Milani që është i treti. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Roma-Austria Vjena

Skuadra italiane Roma është favorite në këtë përballje dhe synon fitoren për tu shkëputur e vetme në krye të grupit.

Periskopi.com Sporti

Ndërkohë ish-kampionët e Austrisë, do të kërkojnë t’i befasojnë ‘Giallërosët’, në këtë përballje.

Roma: Alisson – Florenzi, Manolas, Fazio, Jesus – Gerson, Paredes, Nainngolan, Iturbe, El Shaarawy, Totti.

Austria Vjena: Almer, Larsen, Stronati, Filipovic, Martschinko, Serbest, Holzhauser, Pires, Grunwald, Venuto, Kayode. /Periskopi.com

Roma pas dyshes së Manchester City

Klubi italian është duke shikuar mundsinë që të nënshkruajë me dy mbrojtësit e Manchester City, Bacary Sagna dhe Gael Clichy.

Periskopi.com Sporti

“Gjallërosët” janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas largimit të brazilianit Maicon në verën e kaluar si lojtar i lirë.

Tranjeri i romakëv, Luciano Spalleti për momentin është duke e përdorur italianin Florenzi në pozitën e mbrojtësit të djathtë, raportohet se tekniku italian do të kërkojë edhe transferimin e francezit, Gael Clichy.

Bacary Sagna dhe Gael Clichy  do të jenë si lojtarë të lirë në fund të  kampionatit. /Periskopi.com

Ylli i Romës drejt Arsenalit

Klubi londinez, Arsenal ka ringjallur interesimin për futbollistin grek të Romës, Kostas Manolas.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ janë duke menduar për pasardhësin e kapitenit të tyre, Per Mertesacker.

Arsenal dëshiron të hap bisedimet me qendërmbrojtësin e “gjallërosëve”, por mund të hasin në vështërsi pasi që edhe Barcelona është duke shfaqur interesim për grekun.

Per Mertesacker është i lirë në fund të sezonit tjetër dhe raportohet se klubi nga londra nuk dëshiron të rinovojë kontratën me gjermanin. /Periskopi.com

Roma mposht Napolin në derbin e javës

Roma ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Napolit me rezultat 1:3.

Periskopi.com Sporti

Rezultati u zhbllokua pak para përfundimit të pjesë së parë, ku mysafirët kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Edin Dzeko, i cili shënoi në minutën e 43-të.

I njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të.

Napoli ngushtoi epërsinë nëpërmjet mbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili shënoi në minutën e 58-të.

Mirëpo, kjo ishte e gjitha që vendësit arritën të bënin, pasi shpresat e tyre për një barazim i shuajti ylli i Romës, Mohamed Salah, i cili shënoi për 1:3 në minutën e 86.

Me këtë fitore, Roma i afrohet Juventusit në vetëm dy pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa Napoli mbetet dy pikë pas Romës, pra me vetëm 14 pikë. /Periskopi.com