nani-van persi

Van Persie: Mund të isha ende lojtar i kësaj skuadre

Sulmuesi i Fenerbahce, Robin Van Persie ka folur për të kaluarën e tij në futbollin anglez.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të mund të luante ende te Manchester United, në rast se Sir Alex Ferguson do të ishte ende trajneri i gjigandit nga Old Trafford.

Këtë holandezi e thotë para sfidës së sotme që skuadra e tij turke e zhvillon ndaj ish-skuadrës së tij në Europa Ligë.

“Kurrë nuk i dihet. Sot ndoshta ende do të isha lojtar i Manchester Unitedit. Kur nënshkrova kjo ishte ideja, se Sir Alex do të qëndronte për disa vjet, por në futboll gjërat ndryshojnë, ju nuk mund ta planifikoni rrugëtimin tuaj ose të trajnerit. Në këtë botë ju duhet të përballeni me ato që vijnë”, ka thënë Van Persie në konferencën për medie. /Periskopi.com