roberto-mancini-inter-calcio-foto-pagina-fb-ufficiale-roberto-mancini-800x538-800x538

Inter ka një lojtar si Ronaldo

Trajneri italian, Roberto Mancini është shprehur i habitur se si një lojtar si Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ qëndron më shumë në bankë e rezervistëve se sa në fushë.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Interit ishte ai që e transferoi brazilianin në këtsezon por nuk arritën të kalojnë kohë shumë bashkë pasi që neroazzurët shkarkuan Mancinin për shkak të formës së dobët.

Ai ka shprehur simpatin e tij dhe se e mendon se mund të përcjellë hapat e Ronaldos.

“Po të isha ende në Inter ai do të luante në çdo ndeshje. Ai është shumë i talentuar nuk e di pse De Boer nuk e fuste në lojë, ai mund të jetë Ronaldo i ri dhe jam shumë i habitur kur “Ronaldo i jonë ” qëndron në stol dhe nuk i ipet hapsirë”.

gabriel-barbosa-
Gabriel Barbosa, Inter

Gabigol ka vetëm një paraqitje për Interin në Seria A./Periskopi/

roberto-mancini-inter-calcio-foto-pagina-fb-ufficiale-roberto-mancini-800x538-800x538

Roberto Mancini tek ky klub londinez?

West Ham United si duket është duke menduar të shkarkojë trajnerin kroat, Slaven Bilic.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i kombëtares kroate në këtë sezon nuk po arrin të drejtojë ‘çekanët’ në formën e duhur sikur në sezonin e kaluar.

West Ham ka pasur një fillim të sezonit për t’u harruar pasi që nga 11 ndeshje ka vetëm 12 pikë.  Bilic sezonin e kaluar ishte shumë afër që me skuadren e tij të sigurojë kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit londinez janë duke e menduar si opsion ish trajnerin e Manchester City dhe Inter, Roberto Mancini, i cili aktualisht është i pa punë. /Periskopi.com/

mancini-balotelli

Mancini me një këshillë interesante për Balotellin

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancini i ka dhënë një këshillë interesante sulmuesit të Nice, Mario Balotelli.

Periskopi.com Sporti

Italiani kaloi në verën e kaluar te skuadra franceze, pasi Liverpool nuk kishte shfaqur interesim për ta mbajtur atë në skuadër.

Por, futbollisti problematik po shkëlqen te skuadra e tij e re duke shënuar shumë gola.

Dhe, ish-trajneri i tij e këshillon atë që kur të shënojë gola të përmbahet dhe të mos e zhveshë fanelën, sepse më pas ndëshkohet me karton të verdhë.

“Unë mendoj se ai është fantastik. Ai është i veçantë për çdo gjë që ai bën. Ai duhet të shënojë të paktën 20 gola në Nice”, deklaroi Mancini.

“Por, ai duhet të mbajë në mend dhe të mos e zhveshë fanelën kur të shënojë gola. Të shënuarit gola duhet të jetë normale për të”, shtoi italiani. /Periskopi.com