Liverpool përmbys rezultatin (Video)

Liverpool ka arritur të përmbys rezultatin ndaj Stoke City.

Periskopi.com Sporti

Liverpool shënon edhe golin e epërsisë me anë të brazilianit Firmino, i cili u asistua nga Milner. /Periskopi/

  Lajmi vijon më poshtë ↓

Arsenali tallej me Liverpoolin më 2013, por kurrë nuk mund ta transferojë këtë lojtar të ‘reds’

Liverpooli i ka vendosur brazilianit Roberto Firmino një klauzolë tejet interesante në kontratën e tij.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti në fjalë nuk mund të transferohet te Arsenali nga Liverpooli.

Kjo, pasi drejtuesit e klubit nga Anfield Road kanë mbetur të zhgënjyer me londinëzët, pasi këta të fundit ishin tallur më 2013, duke dërguar ofertë për Luis Suarez në vlerë prej 40 milionë plus një funtë në fund. /Periskopi.com Lajmi vijon më poshtë ↓

Rikthehet Firmino

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sqaruar se anësori Roberto Firmino tashmë është i gatshëm për lojë.

Braziliani ishte lënë jashtë qëllimisht nga trajneri gjerman në ndeshjen ndaj Chelseat, për të mos rrezikuar lojtarin nga ndonjë lëndim edhe më serioz.

“Stafi mjekësor më tha se ai mund të kishte luajtur kundër Chelseat, por kam dëgjuar se ishte rrezik, kështu që unë vendosa të mos e rrezikoja”, deklaroi Klopp.

“Unë kam qenë shumë i lumtur që ai mbeti jashtë. Stafi mjekësor më tha se atij i duheshin tre ditë për të qenë i gatshëm, kështu që sot është dita e katërt”, shtoi gjermani. /Periskopi.com

Mund të bëhem Neymar i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Anësori i Liverpoolit, Roberto Firmino beson se mund të arrijë nivelin e superyllit të Barcelonës, Neymar.

Sipas tij, këtë nivel ai mund ta arrijë nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, për të cilin ka fjalë të mira.

“Kam luajtur kundër Klopp në të shkuarën kur aktivizohesha në Bundesligë te Hoffenheim. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai nga një lojtar dhe kur mora vesh se do të vinte në Liverpool, isha shumë i lumtur”, tha Firmino.

“A mund të bëhem unë Neymar i Liverpoolit? Gjithçka varet nga unë. Klopp dëshiron që të mos dorëzohemi asnjëherë dhe kjo është mënyrë që më pëlqen të luaj”. /Periskopi.com