lewandowski

Më në fund zbulohet, Lewandowski marrëveshje me këtë super-klub

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski ka vendosur të ardhmen e tij pasi e përditshmja gjermane “Kicker” ka zbuluar rinovimin e polakut me klubin gjerman, shkruan Syri.net.

Periskopi.com Sporti

“Lewandowski do të rinovojë kontratën aktuale me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2021. Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës nuk do të vonohet dhe pritet të kryhet ditët e ardhshme”, shkruan “Kicker”.

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga agjenti i sulmuesit, i cili theksoi se palët janë drejt marrëveshjes.

“Klubi ka konfirmuar zyrtarisht interesin për të rinovuar me Lewandowskin. Palët janë drejt marrëveshjes dhe ditët e ardhshme pritet finalizimi, tregohuni më të duruar”, u shpreh Maik Barthel.

Kujtojmë që Lewandowski aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2019 por gjermanët po kërkojnë të blindojnë polakun për shkak se të interesimit të madh nga Real Madrid.

lewandowski

Rekordi i çmendur i Lewandowskit

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka shënuar një rekord.

Periskopi.com Sporti

Polaku shënoi dy gola në fitoren ndaj Maniz 3:1, duke shënuar një rekord në Bundesligë.

28-vjeçari ka shënuar nga dy gola në katër përballjet e fundit ndaj Mainzit si mysafir, diçka tepër e jashtëzakonshme.

Këtë e kishte bërë dy herë kur ishte pjesë e Borussia Dortmund dhe dy herë tani te Bayerni. /Periskopi.com

LEWA

Bayerni barazon rezultatin përmes Lewandowskit (Video)

Bayerni e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj PSV Eindhoven në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ishte Robert Lewandowski realizator, i cili shënoi në minutën e 34-të nga pika e bardhë. /Periskopi.com

bayern-munich-vs-werder-bremen

Ylli i Bayernit rinovon kontratën

Bayern Munich hap thesin për Robert Lewandowskin, pasi ky i fundit ditë më parë tha se nuk ka marrëveshje për rinovim.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat si Real Madridi dhe Paris Saint Germain janë vënë në gjurmët e sulmuesit dhe kjo ka bërë që bavarezët të reagojnë menjëherë.

Rinovimi pritet të vijë për shifrën e 75 milionë eurove në 5 vitet e ardhshme.

Këtë e ka zbuluar gazeta e njohur Bild, sipas së cilës negociatat për marrëveshjen e re thuajse kanë përfunduar dhe rinovimi do t’i garantojë një rritje të ndjeshme të pagës sulmuesit 28-vjeçar.

Paga e lojtarit do të rritet nga 10 në 15 milionë euro neto në sezon, për një total prej 75 milionësh në harkun e pesë viteve të ardhshëm. /Periskopi.com

lewandowski

A do të largohet Lewandowski nga Bayern?

Robert Lewandowski dhe Bayern Munich nuk po arrijnë assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket rinovimit të kontratës.

Periskopi.com Sporti

Marrëveshja aktuale mes palëve shkon deri në vitin 2019, mirëpo rinovimi i saj nuk duket në horizont.

Polaku është pjesë e bavarezëve nga viti 2014, kur u largua nga Borussia Dortmund.

Ai shpeshherë ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid, klub ky i cili besohet se e do 28-vjeçarin në skuadër. /Periskopi.com

klopp

Klopp mund ta fitojë Premier Ligën

Robert Lewandowski është shprehur i bindur se trajneri Jurgen Klopp mund ta fitojë Premier Ligën me Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë kanë punuar së bashku te Borussia Dortmund për disa sezone, ndërsa Lewa thotë se e njeh mirë strategun gjerman.

“E kam ndjekur Liverpoolin që prej ardhjes së Jurgen Klopp dhe mund ta shikosh se lojtarët janë të lumtur që të luajnë nën drejtimin e tij”, tha polaku.

“Nën drejtimin e Klopp mendoj se Liverpool mund ta fitojë titullin e Premier Ligës”. /Periskopi.com

lewandowski

Lewandowski nuk i intereson rinovimi i kontratës

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka reaguar pas spekulimeve që e lidhin atë me rinovimin e kontratës me gjigandin bavarez, e cila skadon në vitin 2019.

Polaku u përfol dje se mund të rinovojë kontratën me klubin nga Allianz Arena deri në vitin 2021, me ç’rast do të bëhej futbollisti më i paguar në Bundesligë, me një pagë tejet të lartë prej 15 milionë euro në sezon.

Por, ai thotë se kjo temë nuk ekziston për të, edhe pse pranon se duhet të gjejë një zgjidhje rreth kësaj çështje.

“Gjithmonë kam thënë, do ta gjejmë një zgjidhje”, deklaroi polaku.

“Ndihem mirë dhe kam kontratë të gjatë me Bayernin. Për mua, nuk ekziston kjo si temë. Ne nuk duhet të merremi me këtë javë pas javësh. Mendoj se nevojitet qetësi. Tani jam i përqëndruar tek stërvitjet dhe ndeshjet me Bayern Munich”. Periskopi.com

lewandowski

Bayern ‘blindon’ Lewandowskin

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich është i etur të rinovojë kontratën e sulmuesit Robert Lewandowski.

E përditshmja gjermane Bild njofton se drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm ta bëjnë polakun futbollistin më të paguar në Bundesligë.

Me kontratën e re, sulmuesi i njohur mund të përfitojë plot 15 milionë euro në vit. /Periskopi.com