benzema-griezmann

Benzema më i mirë se Griezmann

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo beson se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez, duke renditur prapa tij yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

“Antoine Griezmann ka pasur padyshim një sezon të madh për klubin dhe për kombëtaren. Megjithatë, unë do të thoja se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez”, deklaroi Rivaldo.

“Benzema ka treguar qëndrueshmëri të nivelit të lartë dhe ka dëshmuar se është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”. /Periskopi.com

messi-neymar

Messi më i mirë se Neymar

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë i Barcelonës.

Ai shprehet i lumtur me arritjet dhe përmirësimin e Neymar në dy vitet e fundit, por mbetet i bindur që argjentinasi ende është lojtari kryesor i gjigandit katalan.

“Si një brazilian, unë jam gëzuar me të vërtetë për përparimin që Neymar ka bërë në dy vitet e fundit”, tha Rivaldo.

“Por, Lionel Messi është ende për mua lojtari më i mirë në Barcelonë”. /Periskopi.com