manaj-pescara-638x425

Oddo rikthenë në skuadër Rey Manaj

Trajneri i Pescarës Masimo Oddo ka vendosur t'a falë sulmuesin shqiptarë Rey Manajn dhe e ka kthyer atë përsëri në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Manaj ishte përjashtuar pak ditë më parë, për shkak të një përleshje me portierin e Pescaras në stërvitje.

Madje Oddo e ka kritikuar mjaft shumë duke i thënë se “Manaj nuk është as Totti e as Cannavaro”.

Oddo ka shpjeguar se nuk ekzistonte asnjë “çështje Manaj” në klubin e tij, por ka dhënë një mesazh paralajmërimi për djaloshin shqiptar në konferencën e sotme për shtyp, shkruan panorama.al.

Me këto fjalë të Oddos, është bërë e qartë se Manaj duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë për të fituar një vend në formacion.

kombetarja-8-620x330

Zyrtare: Përjashtohet futbollisti i Kombëtares

Rei Manaj është dënuar nga trajneri i Peskarës, Masimo Odo, të cilit me sa duket nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin e nesërm ndaj Romës dhe fillimisht u mendua se mos ishte për çështje dëmtimi.

Por tekniku ka shpjeguar në konferencë për shtyp se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit, i cili praktikisht i ka mbyllur dyert vetes te Peskara.

“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan.

Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”, ishin fjalët e trajnerit Odo para gazetarëve.

manaj2

Manaj i mungon Kombëtares në dy ndeshjet e këtij muaji

Tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë marrë një lajm shumë të keq. Sulmuesi në formë i Pescaras, Rey Manaj ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë në dy ndeshjet e këtij muaji me Kuqezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Talenti i ri u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionatin e Serie A kundër Chievos.

Ai do të mungojë në dy sfidat e Kombëtares, të cilat zhvillohen kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës. /Periskopi.com

manaj2

Manaj: Nuk jam si Messi e Ronaldo

Sulmuesi i huazuar te Pescara, Rey Manaj flet rreth barazimit të skuadrës së tij në këtë javë dhe thotë se i duhet më shumë bashkëpunimi me shokë, për shkak se nuk është lojtar i nivelit të Messit ose Ronaldos.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Kombëtares Shqiptare është i huazuar te skuadra në fjalë nga Interi, ndërsa po shkëlqen te skuadra e tij e re.

Ai madje shënoi dje golin e barazimit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Genoas, por thotë se skuadra e tij ka mundur të fitojë ndeshjen në fjalë.

“Kemi marrë një pikë nga një ndeshje në udhëtim dhe kjo nuk ishte e lehtë. Ne duhet të luajmë me shpirt në pjesën e dytë dhe duhet t’u dhurojmë fitore tifozëve”, deklaroi Manaj.

“Në klasifikim kemi fituar një pikë, por mund të fitonim edhe dy tjera, por megjithatë jemi të kënaqur”.

“Titullar? Jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam si Messi e Cristiano Ronaldo, të cilët e marrin topin dhe shënojnë gol të vetëm, kam nevojë për bashkëlojtarët”, përfundoi ai. /Periskopi.com

manaj

Manaj kërcënon Interin

Periskopi.com Sporti

Talenti shqiptar i cili luan për Pescaran, Rey Manaj dëshiron të mposhtë skuadrën e tij prej së cilës është huazuar, Inter.

Të dy skuadrat takohen në këtë fundjavë, ku Manaj shpreh dëshirën që t’i shënojë gol zikaltërve.

“Në rast se do ti shënoj gol Interit do të isha i lumtur për vete por edhe për ekipin, megjithatë gjëja më e rëndësishme është që të dalim nga kjo ndeshje me një fitore ose të paktën me një barazim”, deklaroi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com