Selimi kërkon që Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet e 11 qershorit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi konsideron se Lista Serbe do të duhej të përjashtohej nga zgjedhjet e 11 qershorit, për t’i hapur mundësi serbëve të Kosovës që të bëheshin pjesë e demokracisë dhe e proceseve politike në Kosovë.

Selimi në një bisedë për Indeksonline ka komentuar spotin reklamuas të kësaj partie, në të cilën shfaqen edhe qëndrimet kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Lista Serbe është njëri ndër 3 partnerët e koalicionit qeverisës në qeverinë që lam pas.Lista Serbe është projekt Thaçi- Vuçiq dhe formacion parapolitik i Serbisë e Kosovës. Prandaj qëndrimi kundër ushtrisë për fat të keq është i pritshëm nga ata. Kjo listë do të duhej të shpallej kundëkushtetuese dhe të përjashtohej nga zgjedhjet për t’i hapur mundësi serbëve të Kosovës që të bëheshin pjesë e demokracisë dhe e proceseve politike në Kosovë, të cilën gjë sot po ua pamundëson Lista Serbe e dirigjuar nga Vuçiqi”, ka thënë Selimi.

Reklamë
Reklamë

Selimi: Kosova s`do t`i votojë ata që e UÇK-në e çuan para gjykatës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep  Selimi ka thënë se Kosova nuk do t`i votojë ata që “UÇK-në e çuan para gjykatës”.

Ai në një tubim elektoral të kësaj partie në Vushtrri ka shtuar se Kosova e do Vetëvendosjen.

“Kosova e do Vetëvendosjen  sepse VV do ta mbrojë territorin.

Kosova nuk i do më ata që i bëjnë pazaret e territ”, ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova

 

Reklamë
Reklamë

Ja përse rifilluan polemikat mes Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit

Periskopi.com Lajme

Anëtarë të Vetëvendosjes të mërkurën ishin në Drenas.

Mes tyre edhe Rexhep Selimi. Ky i fundit duke parë objekt që ishte djegur pas ardhjes së Lladrovcit në krye të kësaj Komune, ironizoi me fjalën t ij “forca bën fuqinë’.

Teksa dikush ua shpjegonte se çfarë ka ndodhur me objektin, Selimi e pyeste ‘a është qikjo forca bën fuqinë’?

E menjëherë pas kësaj, ka reaguar Lladrovci.

 

Ramiz Lladrovci sërish kërkon polemika me Rexhep Selimin, ja çka i thotë tani

 

 

Reklamë
Reklamë

Rexhep Selimi flet për Gjykatën Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, duke thënë se kjo Gjykatë do të gjykojë ata që luftuan që të ndaleshin krimet e Serbisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

“Është bërë një Gjykatë Speciale që gjykon ata të cilët u munduan të mos ndodhin masakra në Kosovë, ata që i dënuan këto masakra”.

“Institucionet e Kosovës kanë mundur ta ndalojnë Gjykatën Speciale, ka qenë e mundur që një Gjykatë e tillë të bëhet për Serbinë. Por të varej nga Rusia, Kosova nuk do të ekzistonte, Serbia do të ishte këtu dhe ne do të ishin tashmë të spastruar – kjo nuk qëndron”.

Selimi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se Gjykata Speciale ka qenë një kërcënim krejt i drejtpërdrejtë për deputetët e Kosovës.

“Nuk është dashur të pranohet nga deputetët, por të kundërshtohet. Nëse është bërë fjalë se a ka bërë sa duhet punë drejtësia vendore – unë them se nuk ka bërë. Nëse nuk ka bërë punë drejtësia vendore, ne e kemi pasur edhe UNMIK-un, nëse nuk ka bërë UNMIK-un ne e kemi pasur Hagën, nëse Haga nuk ka bërë ne e kemi EULEX-in”.

“Nëse edhe këta nuk kanë bërë domethënë problemi ka qenë diku tjetër. Në krejt këto padrejtësi është bërë edhe një padrejtësi tjetër siç është Gjykata Speciale”.

Sipas deputetit Selimi, askush nuk po dënohet për krimet dhe masakrat që janë kryer në Kosovë nga ana e Serbisë.

“Askush nuk po dënohet për krimet që e zgjuan në këmbë Europën, as nga Europa as nga dikush tjetër”.

“Unë emrin tim asnjëherë nuk do ta ndaja nga UÇK-ja. Sot akuzohet UÇK-ja dhe unë jam pjesë e saj. Është akuzuar dhe po vazhdon të akuzohet më shumë qëllimi i UÇK-së sesa diçka tjetër”.

“Sot edhe para Gjykatës Speciale e kemi Haradinajan në burg. Nuk është Specialja ajo e cila determinon imunitetin e ushtarëve të UÇK-së. Kjo gjykatë sulmin më të madh ia ka bërë lirisë së Kosovë dhe ushtarëve të saj”.

Reklamë
Reklamë

Rexhep Selimi ka dy fjalë për Hashim Thaçin dhe Ushtrinë

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se ai duhet të jap dorëheqje për shumë arsye.

Periskopi.com Lajme

“A thua, ti Hashim po jepshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jemi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sa e lexueshme hipokrizia jote!”, ka shtuar ai.

Selimi ka thënë se Thaçi, do të duhej të jepte dorëheqje për demarkacionin me Malin e Zi, Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera.

“Hashim, në fakt, ti nuk je president”, ka shkruar Selimi më tej.

Ky është postimi i plotë i tij:

“HASHIM, NË FAKT, TI NUK JE PRESIDENT

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.

Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.

Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.

Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.

Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

Në fakt, ti nuk je president”.

Reklamë
Reklamë

Selimi: Nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë se si e ratifikojnë demarkacionin

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se po bëhet presion në krejt format për të arritur të votohet ratifikimi i Demarkacionit.

Periskopi.com Lajme

Selimi ka thënë se edhe arrestimi i Donika Kadaj është një lloj presioni.

“Nëse Qeveria po don me qenë kryeneçe dhe me ratifikue patjetër ketë version të Demarkacionit, na kemi me qenë edhe më kryeneç”, ka thënë Selimi.

Reklamë
Reklamë

Rexhep Selimi tregon pse nuk e arrestuan në Francë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale PDK-LDK-në dhe Listën Serbe, ngase konsideron se vota e deputetëve të Listës Serbe pro Demarkacionit mund të jetë një bashkëveprim me dy partnerët e tjerë PDK-LDK, për ta bërë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se këto veprime nuk janë të rastësishme por të koordinuara kundër sovranitetit të vendit.

Ndërmarrje e përbashkët e 3 partnerëve të koalicionit PDK-LDK-Lista Srpska.

Selimi në emisionin “Fakt Plus”, ka folur edhe për vizitën e tij në Francë, ai ka shpjeguar pse nuk është arrestuar nga autoritetet franceze, derisa gjendet në listën e njëjtë me liderin, Ramush Haradinaj.

”Nuk e di sa i kanë  të konfirumuara apo jo ata se kush është në listën e INTERPOLI’t e kush jo, kush po kërkohet nga Serbia e kush jo, duket se në mënyrë abuzive po përdoren këto për efekte mediaktike, por përtej efekteve mediatike edhe për efekte politike”, tha Selimi.

Reklamë
Reklamë

Selimi: Qeveria po formon komisione në krye me njerëz të dëgjueshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  Rexhep Selimi ka theksuar se qeveria po emëron njerëz të dëgjueshëm në komisione, vetëm e vetëm që ta kalojë Demarkacionin.

Periskopi.com Lajme

 

Ai për Gazeta Blic ka thënë se përveç opozitës edhe qytetaria aktive në Kosovë po e mbrojnë territorin e Kosovës, duke e kundërshtuar demarkacionin.

“Këtu ka të drejtë qeveria kur thotë se ata që po e pengojnë demarkacionin janë opozita. Në fakt jo vetëm opozita, por edhe disa deputetë të mazhorancës dhe qytetaria aktive në Kosovë po e mbrojnë territorin e Kosovës duke e kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi” tha Selimi për GazetaBlic.

Selimi tutje tha që është hera e dytë që Qeveria po formon komisione me njerëz të dëgjueshëm të pushtetit.

“Është hera e dytë që Qeveria po formon komisione për demarkacion e që në përbërje dhe në krye të atyre komisioneve po i vë disa të dëgjueshëm të pushtetit të cilët janë edhe joprofesionalë por edhe jokredibilë për të dhënë mendimin e tyre” tha Selimi.

E krejt në fund ai e ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk bënë kompromise në dëm të Kosovës, përcjellë GazetaBlic.

“Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje as nuk merr pjesë në ato komisione e as nuk bën kompromise në dëm te Kosovës. Përkundrazi, ne do ta kundërshtojmë çfarëdo pazari me Kosovën” ka përfunduar deklaratën e tij Selimi.

Ndryshe në një komunikatë të dërguar për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se Komisioni për matje të territorit është duke e kryer punën e tij me sukses, duke bërë të ditur se të vetmit që po mungojnë në këtë komision janë opozita.

“Komisioni i fton edhe ato subjekte që përmes përfaqësuesve të tyre t’i bashkohen diskutimit konstruktiv për të dhënë kontributin e tyre në të mirë të vërtetës dhe të Kosovës”, thuhet në komunikatë

Reklamë
Reklamë

Selimi rikujton propozimin e tij të para 11 viteve për të krijuar ushtrinë e Kosovës (Foto)

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka publikuar rikujtuar një cështje të cilin e kishte thënë para 11 vitesh. Bëhet fjalë për shëndrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Edhe para 11 vitesh kemi thënë Statusi i Pavarësisë së Kosovës duhet të ndodh bashkë edhe me themelimin e ushtrisë së saj. Një artikull i 2006-tës (ne foto) e dëshmon këtë kur kemi thënë së statusi (pavarësia) dhe ushtria bashke!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

JU THAMË EDHE PARA 11 VITESH!

Sot, kur Kosova e ka tashmë emergjente krijimin e kapaciteteve ushtarake mbrojtëse, serish Qeveria nuk po e vë hapin e duhur drejtë shëndrrimit të FSK-së në Forcë te Armatosur ushtarake.

Edhe para 11 vitesh kemi thënë Statusi i Pavarësisë së Kosovës duhet të ndodh bashkë edhe me themelimin e ushtrisë së saj. Një artikull i 2006-tës (ne foto) e dëshmon këtë kur kemi thënë së STATUSI (PAVARËSIA) DHE USHTRIA BASHKE!

Të njëjtët njerëz dhe të njëjtat forca politike (PDK-LDK) që atëherë nuk e themeluan ushtrinë bashkë me shpalljen e Pavarësisë edhe sot janë në pushtet. Të njëjtët edhe sot nuk po e bëjnë ushtrinë!

Poashtu, edhe ne të njëjten kërkesë e kemi – BEËJENI USHTRINEË! Ose ikni, se ka kush ta bëjë.

 

16195266-944396312358242-9202513498092326218-n 16177681-944391812358692-6894176448028844636-o

 

 

Reklamë
Reklamë

Selimi thotë se hyrja e trenit serb në veri është e barabartë me hyrjen e tankeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se fakti që Serbia mund ta fus një tren nëpër shinat e Kosovës, pa lejen e kësaj të fundit është e barabartë me mundësinë e futjes së një tanku, të ardhjes së policëve në stacion policor, apo kthimit të radarëve nëpër Golesh e gjetiu.

Periskopi.com Lajme

“Nëse Serbia ka mundësi që në shinat e Kosovës të sjellë një tren, i bie njësoj sikur Policia e Serbisë të vjen në një stacion policor në Kosovë. Kjo i bie që edhe një tank mund të futet po kështu. Pra ky është riokupim, të paktën i asaj pjese ku Serbia ka në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se për fat të keq po del edhe njëherë paralajmërimi i opozitës e i tyre, se Serbia po kthehet në Kosovë.

“Nëse ka pasur dilema se çfarë është ‘Zajednica’ ja, kjo është një pjesë e saj”, ka thënë Selimi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për lojalitet e frikë ndaj Serbisë.

“Me një Qeveri kuislinge nuk mund ta ndalim kthimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net. “Mesazhi që Serbia po e jep me këtë tren është agresiv, e pat edhe mesazhin që ka veshur trenin shkruan ‘Kosova është Serbi’”.

“Qeveria nuk ka mundësi ta rrëzojë as murin që e ka miratuar vetë. Kjo është arkitektura e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë Selimi.

Reklamë
Reklamë

Selimi thotë se marrëveshja për Demarkacionin ka vdekur: Qeveria s’ka si ta procedojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka cilësuar si diçka të pritshme, që Qeveria e Kosovës nuk e futi në agjendën e saj legjislative për vitin 2017, marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Ai i ka thënë Gazetës Blic se kjo marrëveshje tashmë ka vdekur.

“Qeveria nuk mund ta përfshijë në agjendën legjislative diçka që tashmë është shpallur e vdekur, siç është Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi” tha Selimi.

Ndër të tjera ai tha se Kosova ka shpëtuar nga humbja e 8300 hektarëve të territorit të Republikës së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

“Kjo marrëveshje  është zhbërë me anë të protestave, me anë të reagimit opozitar  dhe në sajë të vendosmërisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj në këtë mënyrë qytetarët, opozita dhe në veçanti Lëvizja Vetëvendosje e ka shpëtuar Kosovën nga humbja e 8300 hektarëve të territorit të Republikës” përfundoi Selimi.

Ndryshe, me 25 gusht të vitit 2015, Kosova dhe Mali i Zi, patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

Kjo Marrëveshje ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze kishin nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic.

Për ndalimin e ratifikimit të kësaj Marrëveshje, gjatë u organizuan protesta të shumta nga opozita, të cilat protesta cilësoheshin të dhunshme.

Mirëpo as brenda në Kuvend nuk ishte më mirë se jashtë, pasi seancat karakterizoheshin me debate të ashpra, arrestime e gaz lotsjellës.

Koalicioni qeverisës e kishte proceduar në shtator të vitit të kaluar për ratifikim në Kuvend këtë marrëveshje, mirëpo e kishte tërhequr për faktin se nuk i kishte votat e mjaftueshme. Megjithatë, i pari i Qeverisë, Isa Mustafa ka theksuar se shumë shpjet do të procedohet sërish kjo marrëveshje, ndonëse nuk ka dhënë afate.

Reklamë
Reklamë

‘Arrestimi i Haradinaj ka lidhje indirekte me klimën politike në të cilën po futemi n këtë vit’

Përkundër ngricave të janarit,  fillimi i 2017 pritet të jetë  i nxehtë dhe kjo shkaku i aktakuzave të para që është thënë se do të ngritën në mes të këtij muaji nga Gjykata Speciale për krime luftë të ish pjesëtarëve të UÇK-së në 1998-99.

Periskopi.com Lajme

 

Se a do të sjell trazira ky muaj dhe a do të këtë shpërthim pakënaqësish në mesin e qytetarëve kosovar, kjo është e vështirë të parashikohet. Kështu vlerësoi  ish komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi për Gazetën Monitor.

Selimi tashmë deputetët i cili ishte njëri nga ata që për herë të parë publikisht doli më  28 nëntor 1998 ishte tashmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, bashkë me subjektin e tij politik kanë votuar kundër themelit të Gjykatës Speciale. Ai për Gazetën Monitor ka deklaruar se  nuk pret që gjatë kësaj periudhe të ketë trazira apo shpërthim të pakënaqësive qytetare dhe për këtë ai jep një arsye.

“Përderisa nuk ka pasur trazira as në raste tjera, si rasti”Drenica” etj, përderisa nuk ka pasur trazira as në kohën kur Gjykata Speciale është votuar në Kuvend. Përderisa nuk ka protesta as në këtë moment kur Haradinaj ndalet nga Policia franceze me urdhërarrest të Serbisë, atëherë, ndoshta, nuk mund te ketë trazira as ne rast te akuzave kundër UÇK-se edhe ne te ardhmen. Krejt kjo po ndodh për shkak te mashtrimit te madh qe ka bere politika nga i ashtuquajturi “krahu i luftës”. Politikat te tilla te udhëhequra kryesisht nga PDK-ja kane bere qe qytetaret te ndihen te mashtruar dhe te “urtuar” pikërisht nga ata që janë thirrur në “mbrojtje të vlerave të luftës”, ka thënë Selimi.

Reklamë
Reklamë

Rexhep Selimi flet për akuzat e Speciales dhe tregon kush e krijoi këtë gjykatë

Duke folur rreth asaj se gjatë muajit janar Gjykata Speciale do të fillojë punën për krimet e supozuara të UÇK-së, dhe se a ka qenë e pastër apo jo lufta e UÇK-së, deputeti Rexhep Selimi, ka thënë për “Bota Sot” se këtë Gjykatë e ka krijuar vet pushteti i tanishëm dhe mazhoranca e pushtetit në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, me këtë pushtet të shitur nuk kemi se si të presim që t’i përmirësojë dëmet që vetë i ka shkaktuar.

“Gjykata Speciale nuk ishte një aksident, por një plan i holluar për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Secili deputet që e ka votuar atë gjykatë e ka dëmtuar Luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe secili deputet që i ka thënë “ PO “ me votën e tij kësaj Gjykate e ka marrë përsipër gjenocidin që kurrë se kemi bërë si popull. Prandaj vetëm një qeveri e drejtë dhe e mirë mund të bëjë diçka që ta mbrojë Kosovën dhe UÇK-në nga vota e deputetëve që e votuan atë gjykatë”, ka thënë deputeti Selimi.

Ai ka vlerësuar se të gjithë deputetët që e votuan atë gjykatë, por në veçanti ata deputetë që dikur ishin luftëtarë apo pjesëtarë të UÇK-së, me votën e tyre, e kanë tradhtuar luftën e tyre, shokët e tyre luftëtarë dhe mbi të gjitha e kanë tradhtuar idealin e dëshmorëve të UCK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë dhe të pastër në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftën. UÇK-ja nuk ka bërë krime, përkundrazi, ajo ka luftuar kundër atyre që kanë bërë krime në Kosovë, kundër atyre që kanë vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, kundër atyre që kanë dhunuar rreth 20 mijë femra, kundër atyre që kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, kundër atyre që kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi të shqiptarëve. Ushtria Çlirimtare ka luftuar kundër të cilëve ka luftuar edhe NATO dhe shtetet perëndimore aleate”, ka thënë deputeti Selimi.

Reklamë
Reklamë

Selimi: Kush me largu murin, ju s’keni qenë në gjendje një vazo lule me largu

Në debatin e iniciuar nga AAK-ja për murin e ndërtuar në Mitrovicë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se muri nuk është vetëm muri, por barrikadë.

Periskopi.com Lajme

Selimi gjithashtu ka thënë se ka qenë e mundur të hiqet një vazo me lule nga Qeveria, transmeton Koha.net.

“Ai nuk është vetëm mur, ai është barrikadë. Nëse është mur ilegal atëherë shkoni e shkatërroni, sepse ju jeni përgjegjës. Ai nuk është një mur është barrikadë, e kush me hekë, ju që nuk keni qenë në gjendje një vazo me lule me hekë”, ka thënë Selimi.

Reklamë
Reklamë

Përplasje mes deputetëve Selimi e Beqiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur hipokrizi fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht ata të PDK-së.

Periskopi.com Lajme

Selimi tha se ngushëllimi më i mirë për familjen Dehari do të ishte sjellja e së vërtetës së rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Selimi e ka quajtur koalicionin aktual qeverisës “të poshtër”, duke thënë se rasti i Deharit është politik, ashtu siç ishin edhe tentim atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Kosova ka pasur qeveri e pushtete të ndryshme, por qeveri ma të poshtër si kjo, Kosova nuk ka pas asnjëherë deri më sot”, u shpreh Selimi.

Pas fjalimit të tij, pati edhe replika nga shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, por edhe nga ai i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Beqiri e akuzoi Selimin se nuk ka kërkuar asnjë debat parlamentar e as seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e aktivistëve të LDK-së e as për atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Selimi, pasi mori sërish fjalën e tij, kërkoi nga Beqiri ta vendoste nënshkrimin e tij në kërkesën për të debatuar për këto çështje.

“Kemi disa vite që kërkojmë nga ju që ta vendosni nënshkrimin për të debatuar dhe formuar komision për hetimin e këtyre vrasjeve. Por ju, z. Beqiri, nuk e keni vënë atë nënshkrim pasi që keni bërë koalicion qeverisës me PDK-në”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

Reklamë
Reklamë

Selimi-Mustafës për vizitën e Gjuriqit: Qyqar, i dobët, pa muskuj…

Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nuk e ka ndalur as ndalesa për hyrje në Kosovë, që ta vizitojë veriun e Mitrovicës. Por, lidhur me këtë nuk ka reaguar kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Mosreagimin e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka parë si “qyqarëllëk” të cilën po e shfrytëzon Gjuriqi dhe Beogradi.

Javë më parë ishte kryeministri Isa Mustafa ai që u nis për të shkuar në përurimin e urës që lidh Leposaviqin me Zveçanin, kur serbët i kishin bllokuar rrugën. Kjo e kishte detyruar Mustafën të ndryshojë rrugën.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Isa Mustafa po tregohet i dobët dhe frikacak.

“Duket ironike, por, është Gjuriqi ai që më shumë po e ndalon Mustafën të qarkullojë nëpër Kosovë sesa Mustafa që mund ta pengojë Gjuriqin. Gjuriqi po e sfidon Kosovën përmes qyqarllëkut të Qeverisë Mustafa. Kështu, Mustafa po na turpëron të gjithë shqiptarëve duke u treguar i dobët e frikacak”, është shprehur ai.

Selimi ka kujtuar ndalesën që i është bërë Dejona Mihalit nga Tirana, për të mos hyrë në Kosovë. Në këtë rast, deputeti i Vetëvendosjes e ka quajtur kryeministrin Mustafa “pa muskuj” kundrejt Gjuriqit.

“Gjuriqi e ka gjetur “bute” për aq sa Mustafa është nuk ka muskuj per Gjuriqin e në ndërkohe Dejona nga Tirana ende nuk mund te vijë në Kosovë për shkak të ndalesës nga e njëjta Qeveri. Kjo është dyfytyrësia e qeverisë Mustafa-Thaci”, ka thënë ai.

Selimi ka shtuar se Gjuriqi dhe Serbia një ditë do ta kuptojnë se nuk janë të gjithë pa muskuj si Mustafa dhe pushtetarët e Kosovës, duke nënkuptuar kështu se anëtarët e Vetëvendosjes nuk do të lëshojnë pe kundrejt Serbisë.

Reklamë
Reklamë

Albin Kurti e Rexhep Selimi priten me çifteli në odën e Gollakut (Foto)

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi janë pritur me meze e çifteli në një odë në Gollak.

Periskopi.com Lajme

“Me miq e shokë, pranë vatrës së ndezur, aty ku çdo gur i një ode ka nga një histori. Me miq e me shokë pranë sofrës bujare të Gollakut”, ka shkruar Selimi në Facebook, përcjellë IndeksOnline.

15397784-10211266770455081-732512592-o 15419311-10211266769175049-1418527530-o 15503077-10211266770095072-1725135868-o

 

Reklamë
Reklamë

Rexhe Selimi -Beqirit: Për votim të Gjykatës Speciale po i gjeni deputetët, e për votim të milionave jo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Periskopi.com Lajme

 

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Ky i fundit sot në seancën e Kuvendit të Kosovës akuzoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po mendojnë fare për Prishtinën e cila qeveriset nga subjekti i tyre.

Sipas tij, shkaku i mungesës së deputetëve të VV-së në seancë, Prishtina mund t’i humb 21 milionë euro për Termokosin i cili furnizon me ngrohje qytetarët e Prishtinës – nga marrëveshja financiare e IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Mirëpo deputeti Rexhep Selimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kur është fjala për Gjykatën Speciale, deputetët e mazhorancës po i gjejnë deputetët e tyre për të votuar.

“Ata po i gjejnë deputetët e tyre për ta votuar Gjykatën Speciale e nuk po i gjejnë tash për votimin e marrëveshjeve me miliona. Po të ishte ndonjë marrëveshje me Serbinë ata do t’i siguronin sot të gjithë deputetët e tyre për votim”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë makina votuese të mazhorancës, duke thënë se arsyeja e mos pjesëmarrjes së tyre në seancë sot është për shkak të këmbënguljes së deputetëve të mazhorancës në mos mbajtjen e debatit për rastin e Astrit Deharit.

Reklamë
Reklamë

Publikohen foto të rralla të Adem Jasharit dhe Mujë Krasniqit

Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, aktualisht deputët në Kuvendin e Rupublikës së Kosovës, Rexhep Selemi, ka publikuar disa foto të rralla ku shihet së bashku me komandantin Adem Jasharin dhe ish-bashkëluftëtarin e tyre, dëshmorin Mujë Krasniqi.

Periskopi.com Lajme

Selmi këtyre fotove ua ka shoqëruar një koment përmes së cilit përkujtonë Jasharët si prijetare në rrugën drejt lirisë.

“|Në Prekaz, aty ku kemi të skalitur harten e atdheut, flamurin e betejave, krenarinë kombëtare dhe rrugën drejte së ardhmes.
Ne Prekas, si ne çdo Nëntor e në cdo Mars, sikur në çdo ditë të jetës sonë, gjejmë të gjallë idealin e Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar, ashtu siç e deshtën Adem e Hamëz Jashari. Ashtu siç e deshtën dëshmorët e Atdheut.

Rroftë Flamuri dhe ideali i Jasharjave!
Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./ Periskopi.

15230676_1298062186912554_9190015882004667899_n

15250671_1298060913579348_6879808921587177783_o

Reklamë
Reklamë

Selimi: Në këtë datë takohet historia jonë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili par 19 vitesh së bashku me Mujë Krasniqi (dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend tha se 28 Nëntori është data më e lavdishme e kombit.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se në këtë datë takohen gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Gëzuar 28 Nëntori – data më e lavdishme e kombit tonë!

Në këtë datë takohet historia jonë, takohen gjithë heronjt dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.

Në këtë datë do të takohemi gjithmonë ne shqiptarët, që të jemi të bashkuar e të fortë, me një flamur e një atdhe, të pandarë e të pamposhtur.

Në këtë datë dhe me flamurin kuq e zi lindi dhe frymon Shqipëria. Në këtë datë lindi Adem Jashari. Në këtë datë dhe me këtë flamur u rrit UÇK-ja.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të historisë pa të cilën nuk do të valonte flamuri kuq e zi aty ku është larë me gjak brez pas brezi.

Le të jenë krenar të gjithë ata që i përkasin kombit shqiptar!

Rroftë kombi dhe flamuri shqiptar!”.

Reklamë
Reklamë