Një person gati humbi jetën nga reshjet në Istog (Video)

Në videon që do shihni, është gjendja nga reshjet e borës në Istog.

Periskopi.com Lajme

Periskopi.com ka siguruar këtë video ku shihet se si bora dhe erërat e forta kanë bllokuar rrugët.

Në një çast, era ka rrëzuar një kulm prej llamarine dhe ka ndaluar mbi në makinë që ishte në lëvizje. Lajmi vijon më poshtë ↓

Personat teksa po provonin ta largonin nga rruga, era ua drejton mbi një person tjetër.

Ai rrëzohet keq dhe vërehet që ka marr lëndime./Periskopi

15826815_1235726623131171_1068008160003360830_n 15823574_1235726553131178_2999981126954583327_n 15894290_1235726566464510_4774299510754878676_n

Shqipëria në masa të rrepta, tuneli për Elbasan mbyllet në orën 17:00

Policia e Shtetit është duke vazhduar me përpikmëri planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena dhe në kuadër të këtij plani, duke filluar nga ora 17:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Periskopi.com Lajme

Forca të shumta të policisë janë nisur në orët e paradites drejt Elbasanit, ku në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit të futbollit që mbahet në Rusi më 2018.

Një ditë më parë, skuadra e Izraelit zhvilloi stërvitjen nën masa të rrepta sigurie. Janë rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë që për sigurinë në hotelin ku qëndron skuadra mike është angazhuar edhe Garda e Republikës. Lajmi vijon më poshtë ↓

Dy ditë më parë, Top Channel raportoi se masat e sigurisë u përforcuan për shkak të sinjalizimeve të marra nga shërbimi sekret izraelit, Mossad për mundësinë e një sulmi ndaj skuadrës së tyre të futbollit.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin nuk i cilësoi si të tepruara këto masa. Ai tha se Izraeli tregohet i kujdesshëm jo vetëm me ekipin kombëtar të futbollit, por edhe me atletët e tjerë në përgjithësi që pas sulmeve terroriste në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972.

Alarmante/ Reshjet dëmtojnë pendën e Mirushës, rrezikon të shembet (Video)

Mirusha është në rrezik.

Periskopi.com Lajme

Liqeni është mbushur si asnjëherë më parë dhe penda është dëmtuar dhe ka rrezik të shembet.

Kërkohet ndërhyrje e institucioneve qendrore dhe lokale që të merren masa, në të kundërtën rrezikohet të ndodh ndonjë tragjedi, raporton Malisheva Lajmi vijon më poshtë ↓

Vetëm 200 metra nën pendë ndodhet fshati Mirusha i cili rrezikohet i tëri./Periskopi