Permbytje

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Shqipëri

Reshjet e shumta që kanë përfshirë Shqipërinë kanë sjellë edhe viktimën e parë.

Periskopi.com Lajme

Sipas Panoramës një person është marre nga rrjedha ne Bashkinë e Klosit dhe është zhdukur.

Dyshohet se ai ka humbur jetën. Ai është identifikuar me inicialet XH. N. Mësohet se ai po lëvizte me një automjet kur është marre nga rrjedha e ujit.

vershime ne Gjakove

Gjakova në rrezik, nëse vazhdojnë reshjet shpallet gjendje emergjente

Si pasojë e motit të keq që ka mbizotëruar këto dy ditët e fundit, shoqëruar me shira te rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, gjendja emergjente në territorin e komunës së Gjakovës është rënduar dukshëm me tendencë të përkeqësimit të mëtejmë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari- Lila njofton se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas verifikimit të gjendjes faktike në teren dhe përkundër disa masave të ndërmarra për tejkalimin e gjendjes, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve Ereniku, Drinit te Bardhe, Krena dhe Llukaci në përroska dhe kanale tjera shkarkuese është në kuotat kritike.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që ne orët e ardhshme gjendja të eskalojë me përmasa të pa parashikueshme.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, aktualisht gjendja më kritike është në:

  1. rr. “Skender Shehu “ te ura prapa përbri ish – fabrikës “JATEX”, ku uji ka filluar te depërtoj në shtëpitë dhe oborret përreth
  2. Në Dardani ku kanë filluar te mbushen Bodrumet e shtëpive,
  3. Te ish – fabrika e lëngjeve ura nën rrugën magjistrale Gjakovë- Pejë,
  4. Ura poshtë stacionit te veterinarisë ne rrugën “Hysen Mehmeti”,
  5. Po ashtu për shkak të infrastrukturës së dobët pritet të vërshohen edhe shtëpitë-oborret dhe bodrumet te lokacioni “Pika e Zezë” prapa Restorant “Presidenti” e po ashtu edhe në zonat urbane të qytetit si pasojë e mos absorbimit të të gjitha ujërave nga sistemi i kanalizimeve dhe ujërave atmosferik, kuptohet, si pasojë e rreshjeve enorme për m³.
  6. Edhe në zonat rurale, sidomos në regjionin e Rekës së Keqe gjendja është jo stabile. Edhe pse uji në orët e mbrëmjes kishte filluar të tërhiqet, sipas informacioneve nga terreni, nga të rreshurat e mbrëmshme prapë ka filluar të rritet niveli i ujërave sidomos të përroskave të rrëmbyeshme “Labenica” dhe “Gusha” në Rekë të Keqe, ujë ky i cili vjen nga Bokat e maleve përgjatë brezit kufitar.

Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përveç marrjes së masave adekuate të parapara në këto situata, kërkon nga qytetarët e saj të jenë vigjilent dhe aty ku kanë mundësi me veprimet e tyre të kontribuojnë me ndërmarrjen e masave mbrojtëse personale dhe kolektive në kuadër të familjes së tyre dhe të komunitetit ku gravitojnë.

Nëse ky ritëm i reshjeve vazhdon edhe gjatë orëve në vijim, nuk përjashtohet mundësia e Shpalljes së gjendjes Emergjente në territorin e komunës së Gjakovës apo në ndonjë pjesë të saj./ Periskopi

Përmbyten rrugët e Tiranës, një grua për pak humbet jetën (Foto&Video)

Shirat e dendur kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të përmbyten.

Periskopi.com Lajme

kjo ka bërë që një grua për pak të mbytet tek “9 Katëshet”.

Për fat aty kanë qenë disa punonjës policie, që e kanë shpëtuar.

permbytje tirane-2 tirane-3 tirane-4

Vlore

Moti i keq në Vlorë, 300 pasagjerë të bllokuar në det

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.

Periskopi.com Lajme

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.ër pasojë dy tragete të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Si pasojë që prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.

Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti dhe të dalin në tokë, raporton TCH.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta.