Mrekulli në Mesdhe, rojet italiane shpëtojnë 10 mijë refugjatë brenda 4 ditësh

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 3.400 migrantë u shpëtuan ndërsa 10 të tjerë u gjetën të pajetë gjatë operacioneve delikate të së premtes në brigjet e Libisë, që çojnë në total numrin e të shpëtuarve në rreth 10.000 persona në katër ditë, sipas rojeve bregdetare italiane dhe libianëve.

Asnjë anije nuk është sinjalizuar sot në mëngjes.

Të premten, më shumë se 1.230 persona u shpëtuan nga anije libiane dhe u shoqëruan më pas drejt Tripolit apo në Sawiya, rreth 50 kilometra në perëndim, ndërsa 2.200 të tjerë u shpëtuan nga anije ushtarake apo tregtare të koordinuara nga rojet bregdetare italiane dhe priten të dërgohen në Itali.

Rojet bregdetare italiane konfirmuan se kanë gjetur 10 persona të vdekur gjatë këtyre operacioneve, pa saktësuar se në çfarë rrethanash.

Reklamë
Reklamë

Refugjati shqiptar masakrohet me thikë në Francë

Periskopi.com Lajme

Një 18-vjeçar shqiptar, refugjat, është plagosur nga dy goditje me thikë një ditë më parë në Caen të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14, kur i riu shqiptar u shfaq në një dyqan në qendër të qytetit Caen, pranë stacionit të tramvajit Saint-Pierre. Ai i shpjegoi një tregtari aty, me një frëngjishte të dobët, se kishte marrë dy plagë me thikë, raportojnë mediat franceze.

Më pas, është lajmëruar ambulanca dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, është transportuar në spital. Ai kishte marrë dy plagë, një në shpinë dhe tjetra në mushkri. Sipas mediave franceze, adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën. Policia hapi një hetim, elementet e para të të cilit zbulojnë se i riu u godit nga një bashkatdhetar i tij.

Reklamë
Reklamë

Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane

Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.

Periskopi.com Lajme

“Çdo njeri e ka idenë e vet se çfarë është domethënia e ‘american dream’ dhe kurrë nuk është mjaft. Jam duke e jetuar ëndrrën time me të gjitha të mirat e të këqijat që i ka”, thotë aktorja nga Kosova, e cila kohëve të fundit ka jetësuar një ëndërr të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qysh prej prillit të vitit 2012.

Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Veliu – e cila ka mbaruar studimet për aktrim në New York – rrëfen sesi ka qenë rrugëtimi i saj në botën e reklamave, modelizmit e aktrimit dhe sesi përfundoi në kastën e një seriali siç është “Girls” në SHBA, në një vend ku ajo do të shkonte për herë të parë si refugjate lufte…

 

Reklamë
Reklamë

Qindra emigrantë arrestohen në një kontroll “rutinë” në SHBA

Agjentët federal për emigracion në SHBA, kanë arrestuar qindra emigrantë pa dokumente në katër shtete të ndryshme gjatë kësaj jave, në një aksion siç e quajnë “rutinë”.

Periskopi.com Lajme

Raportimet për bastisjeve nga agjentët e emigracionit gjatë kësaj jave, kanë ngjallur shqetësim nga ana e avokatëve të emigracionit dhe familjeve, e cila i shkon për shtati urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donad Trump për ndalim të emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, raporton reuters.

“Frika nga gjahu nëpër shtëpitë e emigrantëve dhe atyre Amerikanëve që kanë emigrantët miq apo në familje është i dukshëm”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Forumit Nacional për Emigracion, Ali Noorani.

“Raportimet e bastisjeve në komunitetet e emigrantëve janë një shqetësim i madh”, ka shtuar ai.

Reklamë
Reklamë

Pas urdhrit të Trump për ndalimin e refugjatëve, kaos dhe protesta (Video)

Me shkrimet “Jo urrejtje, jo frikë, refugjatët janë të mirëpritur”, kanë nis protestat në aeroportin John F. Kennedy ku janë ndaluar 12 emigrantë pas urdhrit të së shtunës të Presidentit Donald Trump, që ndalon refugjatët të futen në SHBA për katër muaj.

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 300 demonstrues kanë bërë thirrje “jo muri, jo ndalim’ dhe ‘refugjatët janë të mirëpritur’ para terminalit për arritjet ndërkombëtare.

Të premten, Presidenti Donald Trump ndaloi hyrjen e refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara deri në një moment të caktuar, si pjesë e masave të reja “për t’i mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë vendit”.

Grupe të të drejtave të njeriut dhe figura të larta e kanë dënuar këtë lëvizje të Presidentit.

Ata po e kundërshtojnë vendimin e presidentit Donald Trump për ndalimin që u ka bërë refugjatëve për të udhëtuar për në SHBA.

 

 

Reklamë
Reklamë

Gjatë këtij viti 345 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Mesdheut në Evropë

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) ka deklaruar se që nga fillimi i këtij viti deri më tani, 345.676 refugjatë kanë kaluar përmes Detit Mesdhe drejt Evropës.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-s në Gjenevë, zëdhënësi i IOM, Joel Millman, tha se deri më 23 nëntor 4.663 refugjatë kanë humbur jetën në mesdhe, ndërkohë në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër sipas Millmna është 3.574.

Millman në vijim të fjalës së tij ka shtuar se gjatë vitit 2016 345.676 refugjatë kanë ardhur në drejtim të Evropës përmes Detit Mesdhe. Ai ka shtuar se 171.463 prej tyre kanë arritur në Greqi, ndërsa 168.579 të tjerë në Itali.

Zëdhënësi ka thënë se 1.300 refugjatët e shpëtuar ditën e djeshme në Itali nuk janë pjesë e këtij numri.

Reklamë
Reklamë

Në 3 ditë 365 refugjatë humbën jetën në Detin Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka deklaruar se në ngjarje të ndryshme gjatë 3 ditëve të fundit në Detin Mesdhe, të paktën 365 persona kanë humbur jetën.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i IOM-it, Leonard Doyle, në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka thënë se gjatë vitit 2016 të paktën 4.621 refugjatë kanë humbur jetën. “Kjo është një fatkeqësi e vërtetë”, është shprehur ai.

 

Reklamë
Reklamë

Mbytet anija me refugjatë në Mesdhe

Njoftohet se nga një anije me emigrantë që është mbytur në rajonin e njohur si Kanali i Siçilisë në Mesdhe janë shpëtuar 27 persona si dhe dhjetëra të tjera janë të humbur.

Periskopi.com Lajme

Vazhdojnë të vijnë lajme të reja të tragjedive nga rajoni i njohur si Kanali i Siçilisë mes Libisë dhe Italinë, i cili është edhe destinacioni ku ndodhin shpeshherë kalimet e emigrantëve në Mesdhe, raporton AA.

Në një deklaratë të bërë nga profili Twitter i Organizatës Mjekët Pa Kufij (MSF) i degës së Italisë bëhet e ditur se anija Argos e MSF-së që patrullon për emigrantët në Mesdhe sot ka ndihmuar një anije me emigrantë e cila ishte duke u mbytur.

Në operacion janë shpëtuar 27 persona si dhe janë gjetur trupat e pajetë të 7 personave. Ndërsa sipas deklaratave të dëshmitarëve bëhet e ditur se në anijen ku ndodheshin 130 persona kanë humbur 96 persona.

Ndërsa Ministria e Brendshme e Italisë një ditë më parë kishte njoftuar se që nga fillimi i viteve e deri tani numri i refugjatëve të mbërritur në vend nëpërmjet Mesdheut është 166.686 person.

Sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare theksohet se 2016-ta ka qenë viti në të cilin një numër rekord i njerëzve kanë humbur jetën. Vetëm këtë vit deri tani kanë humbur jetën afërsisht 4.000 refugjatë duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun.

Reklamë
Reklamë

Në BE ka mbi 88 mijë fëmijë pa prindër që kanë hyrë me fluksin e refugjatëve

Mbi 70 ekspertë nga nëntë shtete të ndryshme janë mbledhur sot në Zagreb për të marrë pjesë në konferencën dy ditore “Të vetëm në rrugë: Si t'u përgjigjemi nevojave të fëmijëve të pashoqëruar në Evropën Juglindore".

Periskopi.com Lajme

Në bazë të të dhënave të Eurostatit, në vitin 2015 mbi 88.300 fëmijë refugjatë dhe emigrantë të pashoqëruar nga prindërit kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian (BE), që është për katër herë më shumë nga viti paraprak.

Vetëm në Gjermani kanë hyrë rreth 80.000 fëmijë pa shoqërimin e prindërve.

Kreu i Zyrës së UNICEF-it për Kroaci, Valentina Otmaçiç thekson se fëmijët e tillë është më së miri të vendosen në familje por se një gjë e tilla akoma nuk është realizuar në Kroaci, kryesisht nga shkaku i mosnjohjes së gjuhës së fëmijëve.

Reklamë
Reklamë