Hashim Thaçi

Thaçit i dorëzohet Pakoja e akteve të reformës zgjedhore më 19 dhjetor

Deri më 19 dhjetor presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë në tavolinën e tij, Pakon e akteve të reformës zgjedhore të punuar nga dy nëngrupet punuese,  ai për Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe Ekipi Punues për ligjin e zgjedhjeve.

Periskopi.com Lajme

Këto ekipe  tashmë janë formuar si dhe kanë mbajtur edhe një takim më 21 nëntor bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës.

Por, në këto ekipe nuk janë të përfshira partitë politike, ato përbëhen nga: nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, dhe ka përfaqësues nga   Kuvendi i Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariatit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Përfaqësues të shoqërisë civile.

Besim Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike në Presidencë, njëherësh koordinator i grupeve për reformën zgjedhore, ka bërë të ditur për lajmi.net se deri më tani janë hartuar  disa versione fillestare, e që janë 1.  Propozim amendamenteve te Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit dhe çështjet e ndërlidhura; 2. Projektligji për zgjedhjet qendrore ne Republikës e Kosovës. 3. Projektligji për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Këto versione fillestare janë duke u diskutuar dhe afati për dërgimin e komenteve apo sugjerimeve është deri me datën 3 dhjetor 2016”.

“Pas kësaj me datat 7 deri me datën 12 dhjetor 2016 do të mbahet punëtoria për shqyrtimin dhe finalizimin e pakos ligjore për reformën zgjedhore”, ka thënë Kajtazi, për lajmi.net.

Finalizimi i drafteve sipas tij, pritet të bëhet deri më 12 dhjetor, ndërsa më datën 19 dhjetor do ti dorëzohen presidentit Thaçi.

“Deri me datën 12 dhjetor ekipet do të finalizojnë draftet, pas kësaj do të jetë procesi i standardizimit dhe përkthimit dhe sipas planit të punës më së largu deri me datën 19 dhjetor do ti dorëzohen Presidentit Pakoja e akteve për reformën zgjedhore”, ka deklaruar Kajtazi.

Me iniciativë të presidentit Thaçi, reforma zgjedhore është rikthyer në agjendën institucionale. Me ftesë të tij, janë mbajtur dy takime më përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime janë bojkotuar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma.

Reforma zgjedhore e Thaçit

Opozita sërish e bojkoton ftesën e Thaçit për takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër, e premte, në orën 11:00, do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Teuta GASHI Lajme

Të paktën kështu shkruan në agjendën e tij, ngase ata të opozitës nuk do të marrin pjesë, njëjtë sikur vepruan javën e kaluar në takimin e parë të Thaçit për reformën zgjedhore, raporton Periskopi.com

Vetëvendosje, AAK dhe NISMA refuzojnë ftesën e tij duke kërkuar zgjedhje të reja e jo reformë zgjedhore.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës.

“Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, thotë ai, raporton periskopi

Njësoj, qëndrim nuk ka ndryshuar as AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Ky subjekt vlerëson se tash është shumë vonë që të bëhet një reformë zgjedhore, pasi sipas tyre, nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet e radhës ndoshta të mbahen  brenda disa muajsh.

Avni Arifi anëtari i kryesisë së AAK-së, njëherish kryetar i degës së kësaj partie në Prishtinë e konfirmon mospjesëmarrjen e tyre nesër në takimin e ftuar nga Thaçi, për Periskopi.com

“Jo nuk marrim pjesë, qëndrimi është i njëjti qysh në fillim”, thotë Arifi.

Edhe NISMA nuk kanë ndryshuar qëndrimin.

Bilall Sherifi nga kjo parti thotë për Periskopi.com se ftesë është reprizë, por edhe përgjigjen e ka të tillë.

Ai e quan pseudo-tryezë, atë që ka organizuar Thaçi, pasi sipas Nismës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjislatura e re ta bëjë reformën zgjedhore.

“Edhe një JO për ftesën e tretë e ka qysh tani. Le ta mbanë aty si kredi se mund t’i duhet”, tha Sherifi.

Në takimin e javës së kaluar, morën pjesë PDK-ja me përfaqësim nga Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili ngase Kadri Veseli nuk ishte në Kosovës, ndërsa LDK është përfaqësuar nga vet Isa Mustafa i cili qe kthyer atë ditë nga Londra për këtë takim.

Aty ishin edhe përfaqësues të subjekteve të vogla në vend, që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, nga disa komunitete./ Periskopi

 

Krejt çka kërkoi Hashim Thaçi për reformën zgjedhore, ku opozita nuk shkoi

Hashim Thaçi reforma zgjedhore

Krejt çka kërkoi Hashim Thaçi për reformën zgjedhore, ku opozita nuk shkoi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim konsultativ për reformën zgjedhore me përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi kërkoi që të nis puna për përfundimin e reformës elektorale në Kosovë, që të gjendet një sistem elektoral më i përshtatshëm për nevojat e Kosovës.

Duke marrë parasysh që Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, presidenti Thaçi ka thënë se reformat zgjedhore janë edhe më komplekse, sepse edhe kultura politike për ndërtimin e demokracisë përfaqësuese është më e zbehtë.

“Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur dhe të gjerë, për të diskutuar për zgjedhjet, për sistemin zgjedhor dhe mënyrën e votimit të cilën qytetarët e saj synojnë ta realizojnë”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Periskopi.com

Për të reformuar sistemin zgjedhor, presidenti ka thënë se në radhë të parë duhet bërë reformën ligjore.

Këto ndryshime, sipas presidentit Thaçi, duhet të përfshijnë edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit, përcaktimin mes një zone zgjedhore apo më shumë zonave zgjedhore në Kosovë, në mes të listave të hapura apo të mbyllura, si dhe përcaktimi për pragun elektoral, të mbetet 5 për qind apo të ulet.

“Të gjitha këto masa duhet të bëjnë procesin e votimit më të lehtë dhe më të drejtë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka dhënë edhe propozimin për uljen e numrit të deputetëve nga 120 sa janë tash, në 100, si dhe ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim, pikëpamjen e Partisë Demokratike të Kosovës për reformën zgjedhore e ka shpalosur zëvendëskryetari i saj, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kosova ka një kontekst të brendshëm krejt tjetër prej asaj që kemi pasur deri më tash.

“Sistemi aktual politik, sistemi aktual kushtetues, por edhe sistemi aktual zgjedhor është produkt i një faze të hershme të krijimit të shtetit të Kosovës. Kjo fazë e re duhet të reflektohet edhe në përmirësimin e sistemit zgjedhor. Në proces e sipër, ne besojmë se do të dalim me propozime konkrete se si e shohim sistemin zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike është përkrahëse e ndryshimeve dhe e reformave të cilat konsiderohen të nevojshme të bëhen, në mënyrë që edhe zgjedhjet lokale që janë më pak se një vit larg, edhe ato qendrore që janë pas një viti e gjysmë, të përgatiten me kohë, duke i shfrytëzuar të gjitha instancat e domosdoshme konsultative, përfshirë edhe komisionin e Venedikut në këtë proces, për t’i përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Reforma është në dobi të të gjithëve, pa marrë parasysh kush merr pjesë sot dhe kush jo. Ne duhet të punojmë bashkërisht që të gjejmë një zgjidhje për të gjithë”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Pjesë e takimit konsultativ për reformën zgjedhore ishin përfaqësuesit e 15 subjekteve politike, parlamentare dhe atyre joparlamentare, që përfaqësojnë të gjitha komunitetet e Kosovës, pastaj përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve, ata të Zyrës së BE-së, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. / Periskopi

Valon Murati

Lëvizja për Bashkim shkon te Thaçi për reformën zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka konfirmuar për portalin Koha.net, pjesëmarrjen e nesërme në takimin që kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thirrur për të diskutar rreth reformës zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

“LB-ja do të përfaqësohet me kryetarin Valon Murati dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Avni Klinakun. Në fillim do jetë vetëm z. Klinaku e më pas prej orës 10:30 do bashkohem edhe unë sepse prej orës 9:30 deri në 10:30 do raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit për 2015 për Ministrin e Diasporës”, ka thënë Murati.

LB-ja që prej prillit të këtij viti ka insistuar në domosdoshmërinë e reformës zgjedhore para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e kaluara, LB-ja ka qenë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, që atëkohë kishte kryetar tash kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Visar Ymeri

As Visar Ymeri nuk shkon në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

“Tash, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje! Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje”, thotë ai, raporton Periskopi

Ymeri nuk ndalet me kaq. thotë se ftesa vjen tash, kur sipas tij, populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje.

“Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës. Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, thotë Ymeri./ Periskopi