Angelino Alfano

Pavarësisht rezultatit të referendumit, qeveria italiane nuk pranon të dorëhiqet

Qeveria e Italisë nuk do të dorëhiqet pavarësisht rezultatit të referendumit për reforma kushtetuese, ka thënë ministri i brendshëm, Angelino Alfano, raporton Reuters.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë disa herë se ai do të jap dorëheqje nëse humb në referendumin e 4 dhjetorit por në javët e fundit ia ka refuzuar që të përgjigjet në këtë pyetje duke thënë se kjo gjë krijon shpërqendrim nga debati për reformat.

Renzi ka thënë se nëse në referendum mbizotëron vota “Jo” ai do t’i kërkojë presidentit që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Më 4 dhjetor italianët do të votojnë për reformat kushtetuese, përmes së cilave po tentohet të zvogëlohet roli i Senatit. Ligji zgjedhor në Itali është parë si fajtori kryesor për jostabilitetin politik.

Vetëm në 70 vjetët e fundit, në Itali janë ndërruar 63 qeveri.