rexhep-selimi

Selimi këmbëngul: RE-CI-PRO-CI-TET

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, në seancën e jashtë zakonshme në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje që të arrestohet Marko Djuric Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sapo ai të shkel territorin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas Selimit duhet të fillohet reciprociteti me Serbinë, duke kritikuar Qeverinë ë Kosovës për neglizhencë ndaj arrestimit të policit të Kosovës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

“Arrestojeni Marko Gjuriqin, filloni reciprocitetin. Ky do te ishte hapi i par me i mirë i normalizimit te raporteve me Serbinë. Ne shprehim keq ardhjen tone për Nehat Thaçin, i cili gjendet ne dhomat e paraburgimit në Serbi, shoh disa nga deputetet te cilat kane qene ne burg te Serbisë e dine mire çka është burgu i Serbisë”, ka thënë Selimi.

Ai është shprehur se pret nga polici Nehat Thaçi kur të kthehet në Kosovë të tregoj për atë se si është trajtuar nga policia serbe dhe çka kanë kërkuar nga ai, e jo të heshte sikurse dy policët e Kosovës, që ishin arrestuar nga policia Serbe në kufi të cilët shiheshin të shtrirë për toke me duar të lidhur pas, duke thënë pas kthimit se janë trajtuar mire./Indeksonline/

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi kërkon reciprocitet me Serbinë, shkak arrestimi i Thaqit

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, vlerëson se raportet më të mira ndaj Serbisë do të ndërtohen me aplikimin e reciprocitetit.

Periskopi.com Lajme

Duke folur për arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, tha se ky nuk është rasti i parë kur xhandarmëria serbe arreston policë të Kosovës. Me këtë rast ai përmendi rastin e arrestimit të policëve në Dumnicë, raporton Periskopi.

“Ky qenka normalizim i marrëdhënieve me Serbinë?! Nëse qeveria serbe  shkel dhe nuk respekton ligjet Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, të njëjtën gjë po e bënë Qeveria e Kosovës e cila nuk po i respekton ligjet  dhe Kushtetutën e saj, kur bëhet fjalë për arrestimin e atyre që duhet të arrestohen”, tha Selimi, duke përmendur me këtë rast paralajmërimin për vizitë të Gjuriqit në Kosovë./ Persikopi