Mbeturina / ilustrim

Problem riciklimi i mbeturinave në Kosovë

Riciklimi i mbeturinave ndonëse do të mundë të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme dhe do ta ndihmonte ekonominë, përfshirë edhe jetësimin e ekonomisë së gjelbër, në Kosovë po realizohet me vështirësi.

Periskopi.com Lajme

Aktualisht në Kosovë bëhet vetëm riciklimi i plastikës, kurse metalet dhe letra grumbullohen duke u shitur në vende të rajoni, shkruan sot Koha Ditore.

Agron Bektashi, drejtor në Qendrën Rajonale për Mjedis (REC), ka thënë se menaxhimi i mbeturinave në Kosovë, në veçanti riciklimi, po ballafaqohet me probleme serioze dhe se gjendja e tanishme është mjaft shqetësuese.

Ai ka theksuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pushteti lokal, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, kompanitë rajonale dhe ato komunale, qoftë të sektorit privat,kompanitë e licencuara, përfshirë edhe shoqatat dhe iniciativat qytetare, nuk janë duke bërë sa duhet për konkretizimin e riciklimit.