cristiano-ronaldo-nike-cr7-01

NIKE dhuratë për Ronaldon, i cili pritet të shpallet më i miri nga FIFA

Kompania gjigande amerikane e veshjeve sportive, NIKE, ka bërë një dhuratë speciale për klientin e tyre, Cristiano Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Ronaldo ka kaluar një super vit në aspektin e tij personal, duke u shpallur për herë të katërten herë si futbollisti më i mirë në botë, nga revista France Football.

Sonte pritet që të fitojë edhe çmimin nga FIFA, si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016.

Për vitin 2017 ai do të ketë atlete të reja, me ngjyrë të bardh dhe të artë. /Periskopi/

cr7
Mercurial Victorias CR7
james

Flet James Rodriguez, sqaron të ardhmën e tij

Mesfushori kolumbian i Real Madrid, James Rodriguez ka folur për të ardhmën e tij.

Periskopi.com Sporti

Rodriguez ka kohë që është duke u lidhur me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.

Ai pas ndeshjes me Sevillan, e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Real Madrid.

James shënoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Sevillas në kuadër të Copa Del Rey. /Periskopi/

 

james-rodriguez-real-madrid-cultural-copa-del-rey_qw4jx5tf5uxx1px6fcut9225d

Real Madrid mposht bindshëm Sevillan

Real Madridi ka fituar bindshëm 3 me 0 ndaj Sevillës në ndeshjen e parë në fazën e 1/8-ës së finales në Kupën e Mbretit.

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez shënoi dy gola në fitoren e thellë, ndërsa tjetri gol u realizua nga Raphael Varane.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme, më 12 janar.

 

james-rodriguez-real-madrid-cultural-copa-del-rey_qw4jx5tf5uxx1px6fcut9225d

Real Madrid në epërsi ndaj Sevillas (Video)

Real Madrid ka arritur të shënojë golin e epërsisë kundër Sevillas.

Periskopi.com Sporti

Ishte kolumbiani James Rodriguez i cili shënoi një perlë të bukur në minutën e 11’. /Periskopi/

morata1

Morata rikthehet në Juventus?

Sulmuesi spanjoll i Real Madrid, Alvaro Morata është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm.

Periskopi.com Sporti

Morata nuk po ka hapsirë në formacionin e Zinedine Zidane, shaku i formës së francezit Karim Benzema.

“Nuk besoj që është lajm i vërtet. E shoh të lumtur këtu, sepse është në shtëpinë e tij. Ai po punon shumë dhe është pjesë e projektit tonë”, ka thënë Zidane.

24-vjeçari në këtë sezon është paraqitur 12 herë ku ka shënuar 4 gola. /Periskopi/

barcelona-kryesore-e1482096241513-780x439

Barcelona transferon yllin e Real Madridit?

Mesfushori spanjoll, Isco po e mendon largimin nga Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Spanjës, nuk ka qenë lojtar titullar tek Zinedin Zidane dhe ka kërkuar kohë për të rinovuar.

‘Los Blancos’, i kanë ofruar atij kontratën e re por vet spanjolli e ka refuzuar atë duke thënë se i nevojitet kohë të mendohet.

Kësisoj ky veprim i Iscos ka bërë që dy klubet angleze, Manchester City dhe Tottenham Hotspurs të kërkojnë shërbimet e tij.

Përveç dy ekipeve angleze në garë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit është edhe rivali i Real Madrid, Barcelona.

Besohet se Isco mund të largohet nga kampionët e botës për 40 milionë funte.

YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 15:  Karim Benzema of Real Madrid celebrates kicking a goal with team mates during the FIFA Club World Cup Japan semi-final match between Club America v Real Madrid at International Stadium Yokohama on December 15, 2016 in Yokohama, Japan.  (Photo by Matt Roberts/Getty Images,)

Real Madrid konfirmon lëndimet e dy yjeve

Real Madridi po përballet sërish me problemin e lëndimeve të skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Skuadrës së Zinedine Zidane iu janë lënduar edhe dy futbollistë tjerë, që do të mungojnë për gati një muaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Vazquez dhe mesfushorin Mateo Kovacic, përcjellë “lajmi.net”.

Sipas “Marcas”, për shkak të problemeve që kanë zanafillën nga Kupa e Botës për klube, Vazquez do të mungojë deri në katër javë, ndërsa Kovacic tri javë.

Që të dy futbollistët s’po ushtrojnë me skuadrën, derisa tani kanë nisur fazën rehabilituese.

messi2

Messi është nga një planet tjetër

Ish-anëtari i Real Madridit, Gabriel Heinze ka folur për krahasimin më popullor në futboll, ''Messi - Ronaldo''

Periskopi.com Sporti

Heinze preferon sulmuesin e Barcelonës para Ronaldos, duke thënë se argjentinasi vjen nga një planet tjetër, përcjell Sportali.Net

shutterstock_24236056

”Ronaldo ka dëshirë që të tjerët t’ia kenë zilinë. Ai gjithnjë lufton për objektivin e tij dhe kjo tregon pozitivitetin e tij”.

”Por, Messi nuk mund të krahasohet me askënd. Ai vjen nga një planet tjetër”, tha ish-mbrojtësi i ”Los Blancos”

thibaut-courtois-chelsea-under-antonio-conte-under-jose-mourinho

Courtois rikthehet në Madrid?

Thibaut Courtois ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Për momentin trajneri Antonio Conte është i kënaqur me Chelsean e tij pasi është  duke kaluar një moment pozitiv, duke arritur 11 fitore radhazi e njëkohësisht duke u pozicionuar në krye të tabelës së klasifikimit të Ligës Premier me 43 pikë.

Fundi i kampionatit është ende larg por, ankthi ka pushtuar ‘Blutë’ e Londrës të cilët për sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin gardianin e portës së tyre, Thibaut Courtois, i cili duket se po përgatitet për tu rikthyer në Spanjë, konkretisht tek Reali i Madridit.

Madje, një lajm i tillë nuk përbën aspak një sekret në kampin e Chelseat, sepse vetë belgu i ka rrëfyer shokëve të tij të skuadrës planet që ai ka për të ardhmen.

24-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid për tre sezone, duke fituar një titull kampion në La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve, është shndërruar  në një emër që ofron siguri në portë, gjithashtu falë këtyre paraqitjeve është bërë pjesë dhe e listës së portierëve më të mirë.

Bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur por, një gjë është e sigurt, nëse Los Blancos do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij, atëherë në dyert e Chelsea duhet paraqitur një ofertë e majme. /Supersport/

reali3

Juventus në garë me Chelsea për yllin e Real Madridit

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez raportohet se është cak i Juventusit që ka mohuar mundësinë e transferimit të gjermanit Julian Draxler..

Periskopi.com Sporti

Kolumbiani javën e kaluar bëri të ditur se mund të largohet nga Real Madridi shkaku i paraqitjeve të pakta.

Pakënaqësitë e Jamesit te Reali mund t’i shfrytëzojë Juventusi që dëshiron të përforcohet edhe më shumë për garat evropiane.

james
James Rodriguez, Real Madrid

 

“Varet se si veprojmë në tregun e transferimeve”, ka thënë Giuseppe Marotta për La Gazzetta dello Sport kur u pyet për Jamesin.

“Duhet të respektojmë balancin që kemi, por Juventusi dëshiron të pozicionohet në mesin e klubeve më të mira në botë dhe gjithmonë do të jetë objektivi ynë ambicioz”, ka shtuar ai.

“Katër apo pesë vjet më parë, ne nuk ia lejonim vetes që të shpenzonim në lojtarë si Higuaini ose Pjaniq, por tani mund të shpenzojmë”.

james-rodriguez-real-madrid-cultural-copa-del-rey_qw4jx5tf5uxx1px6fcut9225d

James Rodriguez siguron ‘vizën’ për në Premier League

Mesfushori kolumbian i Real Madridit, James Rodriguez, ka dhënë indikacione se do të transferohet në Premier League.

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez sot është fotografuar në ambasadën britanike në Kolumbi, ku besohet se aty ishte për të marrë vizën për të vazhduar karrierën e tij në ishullin britanik, sipas “El Pais”.

james
James Rodriguez në ambasadën britanike në Kolumbi

 

Për Jamesin janë shprehur të interesuara shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe Chelsea e Manchester United, por thuhet se vetë futbollisti dëshiron kalimin te “Blutë”.

Chelsea është në kërkim të shërbimeve të tij, pasi besohet se janë duke përgaditur një ofertë prej 89 milionë euro në drejtim të ‘los blancos’. /Periskopi/

reali-2-780x439

Ja pamjet e festës së Real Madridit, që pushtuan botën (Foto/Video)

Real Madridi ka pushtuar botën e futbollit për klube pasi mposhti Kashimën me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.

Periskopi.com Sporti

Një eurogol i Ronaldos ia siguroi Realit fitoren në duelin ndaj Kashimas, një duel ky që ishte më i vështirë se sa i pritur për Los Blancos.

Pas triumfit, festa e mbretërve ishte jashtëzakonisht e madhe dhe më poshtë Telegrafi ju sjellë pamjet nga festa e klubit mbretëror për trofeun e ri, ndër shumë trofe që janë në fituar në historinë e bujshme!

reali-1

reali-2

reali-3

 

ronaldooo

Ronaldo fiton ‘Këpucën e Artë’ (Foto)

Real Madridi ka fituar Kupën e Botës për klube për vitin 2016.

Periskopi.com Sporti

Katër herë lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një çmim prestigjioz.

Ai është shpallur golashënuesi më i mirë në këtë garë me katër gola të shënuara.

roniie
Cristiano Ronaldo, me Këpucën e Artë

Luka Modric dhe Gabu Shibasaki kanë fituar të argjendtën dhe të bronztën, respektivisht. /Periskopi/

ronaldoooooo

Ronaldo kompleton hat-trikun ndaj Kashimas (Video)

Real Madrid ka shënuar edhe golin e katërt dhe të fitores ndaj Kashimas.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri Ronaldo që shënoi për ‘los blancos’ për rezultatin 4 me 2.

Ronaldo me këtë gol e kompletoi hat-trickun. /Periskopi/

ronaldooo

Ronaldo shënon përsëri, Reali përmbys rezultatin (Video)

Real Madrid përmbys rezultatin ndaj Kashimas.

Periskopi.com Sporti

Cristinao Ronaldo ka arritur të shënojë përsëri duke shënuar edhe golin e tij të dytë personal. Portugezi shënoi në minutën e 111′. /Periskopi/

james-rodriguez-real-madrid-cultural-copa-del-rey_qw4jx5tf5uxx1px6fcut9225d

Chelsea ‘çmendet’ ofron plot 89 milionë euro për yllin e Real Madridit

Chelsea është në kërkim të mesfushorit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës the Mirror, oferta e ‘të kaltërve’ do të jetë rreth 89 milionë euro për yllin e ‘los blancos’.

james
James Rodriguez, Real Madrid

 

Trajneri i londinezve, Antonio Conte, besohet se do të përdorë parat nga shitja e mesfushorit brazilian, Oscar ,i cili do të transferohet në Kinë.

James është lojari i vetëm në skuadrën e Zinedine Zidane i cili ka vetëm 8 paraqitje në La Liga dhe mund të transferohet në Premier Ligë.

james rodriguez
James duke festuar golin

 

Rodriguez në këtë sezon është paraqitur në 16 ndeshje për skuadrën madrilène, ku ka shënuar vetëm dy gola. /Periskopi/

 

YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 15:  Karim Benzema of Real Madrid celebrates kicking a goal with team mates during the FIFA Club World Cup Japan semi-final match between Club America v Real Madrid at International Stadium Yokohama on December 15, 2016 in Yokohama, Japan.  (Photo by Matt Roberts/Getty Images,)

Nuk ia keni idenë se në çfarë stadiumi do të luhet finalja Real-Kashima (FOTO)

Në 11:30 fillon finalja e Kupës së Botës për klube mes Real Madridit dhe Kashimas. Ajo luhet në stadiumin fantastik "International Stadium".

Periskopi.com Sporti

Ajo luhet në stadiumin fantastik “International Stadium”.

yokohama-stadium-where-the-2002-fifa-world-cup-final-was-held-is-now-set-to-host-the-2019-rugby-world-cup-final

1045_yokohama-stadium-04

YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 15:  Karim Benzema of Real Madrid celebrates kicking a goal with team mates during the FIFA Club World Cup Japan semi-final match between Club America v Real Madrid at International Stadium Yokohama on December 15, 2016 in Yokohama, Japan.  (Photo by Matt Roberts/Getty Images,)

Formacionet zyrtare: Real Madrid-Kashima

Real Madridi do të kërkojë të shpallet kampion i botës për klube në duelin ndaj Kashimas.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse i lehtë në letër, ky duel do të jetë gjithçka tjetër pos një misioni të lehtë pasi japonezët do të jenë të koncentruar për të bërë befasinë.

Real Madrid: Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Lucas, Modric.

Formacioni i Kashimas:

 

zinedine-zidane-real-madrid

Zidane është si vëlla për mua

Sulmuesi francez i Realit të Madridit, Karim Bezema ka folur për bashkëkombasin e tij, njëherësh trajnerin Zinedine Zidane.

Periskopi.com Sporti

Benzema është shprehur se Zidanin nuk e shikon vetëm si trajner por edhe si vëlla.

“Ai është si një vëlla për mua. Është një shembull për mua dhe jam shumë i lumtur që po punojë me të”, ka thënë Benzema, duke treguar se ka qenë vit jo i mirë për të në karrierë. /Periskopi/

cr7

Cristiano Ronaldo realizon golin e 500-ndtë në karrierë

Cristiano Ronaldo ka arritur edhe një rekord personal.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar golin e 500 në karrierë si futbollist profesionist, përcjell Telegrafi.com

Këtë rekord portugezi e arriti në fitoren 2-0 kundër Club America në botërorin e klubeve.

Ai golat i ka shënuar për Kombëtaren e Portugalisë, Sportingun, Manchester Unitedin dhe Real Madridin.

Ronaldo golin e parë me klub e realizoi në vitin 2002 kur ishte 17-vjeçar.