hummels

Hummels: RB Leipzig kandidat serioz për titull

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matts Hummels ka thënë se Leipzig mund të fitojë ligën nëse Bayerni vazhdon të humb pikë.

Periskopi.com Sporti

Lepizig është duke shkëlqyer në sezonin e tyre të parë në Bundes Ligë. Ata janë konkurentët e vetëm më të afërt të bavareve deri më tani në kampionatin gjerman.

“Nëse ne vazhdojmë të lëshojmë pikë atëherë, Lepizig mund të fitojë ligën. Çdo gjë që kam parë te ekipi tyre më ka bindur. Luajnë lojë ofanzive dhe din të mbrohen mirë. Ata kanë çdo gjë që një kampion mund të ketë.

Ralph Hasenhuttl (trajneri i Lepizig) ka bërë më mirë se çfarë është pritur në çdo ekip që ka qenë. Ata më kujtojnë Dortmundin kur fituam ligën dy herë” – ka thëne Hummels. /Periskopi.com

red

Leipzig vazhdon me befasi, tani ka pikë po aq sa Bayern Munich

Leipzig ka vazhduar me formën e mirë në këtë sezon që nga hyrja në BundesLiga.

Periskopi.com Sporti

Leipzik ka arritur të mposht Mainzin me rezultat 3 me 1 për të barazuar pikët në krye të tabelës me liderin, Bayern Munich.

Për fitoren e shtatë kanë shënuar Forbsberg dhe dy herë realizojë Werner.

Me këtë fitore ata tani kanë grumbulluar 24 pikë dhe rendinten të dytët në tabelë. /Periskopi.com