rashford

Rashford duhet të luajë në çdo ndeshje të United

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Arsenalit, Ray Parlour thotë se talenti i Manchester United, Marcus Rashford e meriton të luajë në çdo ndeshje.

Anglezi thotë se talenti në fjalë është këmbëngulës në lojë dhe nuk heq dorë, si dhe ka treguar paraqitje të shkëlqyera.

“Unë patjetër do ta aktivizoja atë në çdo ndeshje, nëse ai është i gatshëm”, deklaroi Parlour.

“Këtë do ta bëja për shkak se ai është një lojtar që nuk heq dorë. Ai ka qenë i shkëlqyer. Mendoj se ai duhet të aktivizohet në çdo lojë”, përfundoi Parlour. /Periskopi.com