messisisis

Messi vendosi rekord të ri në Champions

Leo Messi ishte edhe mbrëmë protagonistë për ekipin e tij, Barcelona duke shënuar golin e avantazhit provizor.

Periskopi.com Sporti

Ky gol në fakt vendosë një rekord të ri për argjentinasin, i cili u ngjit në kuotën e 54 golave në fazën e grupeve të Championsit.

Duke marrë parasysh këtë fazë 29-vjeçari është një gol para Raul, i cili deri mbrëmë ishte në krye me 53 gola në fazën e grupeve, kur ka luajtur për Real Madrid dhe Schalke, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga Ronaldo me 51 gola.

messi-ronaldo

Ronaldo do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales beson se Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Periskopi.com Sporti

Këtë çmim, i cili njihet si ‘Topi i Artë’, e ka fituar portugezi tre herë në karrierë.

Ndërsa, spanjolli beson se 31-vjeçari do ta fitojë sërish atë, pas suksesit në Ligën e Kampionëve me Realin dhe Kombëtaren e Portugalisë në Euro 2016.

“Mendoj se Ronaldo do ta fitojë ‘Topin e Artë’”, deklaroi Raul.

“Liga e Kampionëve dhe Euro 2016 janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky është viti i Cristiano Ronaldos”, shtoi ai. /Periskopi.com

raul

Reali dëshiron këtë trofe

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez ka zbuluar qëllimin kryesor të ish-klubit të tij për këtë sezon.

Spanjolli thotë se gjigandi nga Bernabeu dëshiron ta fitojë titullin e La Ligas në këtë sezon.

“Real Madridi e ka të qartë objektivin për këtë sezon, dëshiron La Ligan”, deklaroi Raul.

“Është një kompeticion i vështirë, por që tani mund të shihni që ky titull është objektivi i Real Madridit”. /Periskopi.com