PDK publikon raportet financiare (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Buxheti i Partisë Demokratike të Kosovës është ndarë nga Fondi për Demokratizim, që është në kuadër të buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe u ndahet të gjitha subjekteve parlamentare sipas numrit të deputetëve, thuhet në njoftimin e këtij subjekti, transmeton “Zeri.info”.

Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi e deri më tash, i ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha raportet financiare. Të bashkëngjitur, mund t’i gjeni katër raporte, të ndara në tremujore, për buxhetin e vitit 2015 të Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet me tej në njoftim.

Sipas afateve ligjore, PDK do t’i publikojë raportet financiare të vitit 2016 më së largu deri më 31 mars të këtij viti.

auto_16295230_10212663550841630_2038688073_n1485454096 auto_16295349_10212663550881631_787826678_n1485454099 auto_16295420_10212663551041635_753221742_n1485454101 auto_16295780_10212663550961633_724299977_n1485454104 auto_16296139_10212663551001634_1174203432_n1485454107 auto_16344263_10212663550761628_1973396216_n1485454110 auto_16358510_10212663550801629_1782070629_n1485454113 auto_16359148_10212663550921632_418668172_n1485454116

Vetëvendosje reagon për financat: Mos përgjithësoni, raportet tona i kemi edhe në webfaqe

Ilir Cacaj, sekretar për Financa nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se në të gjitha portalet online sot ka dal një titull, që në rastin më të mirë është joprofesional dhe jokorrekt: "Partitë politike e mbajnë fshehtë burimin e financave", duke përgjithësuar kështu të gjitha subjektet politike në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se vazhdimisht ka reaguar ndaj organizatave që bëjnë hulumtime, por edhe ndaj mediave, që mos të përgjithësojnë sa i përket çështjeve financiare, pasi Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë dhe mbetet subjekti i vetëm në Kosovë me korrektësi dhe transparencë maksimale.

Ja reagimi i tij i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! të gjitha raportet e saj financiare vjetore, përfshirë edhe ato të të gjitha zgjedhjeve, i ka të publikuara në faqen zyrtare në internet dhe janë të detajuara për çdo të hyrë dhe shpenzim që ky subjekt i ka bërë prej që është subjekt parlamentar.

Çdo organizatë e shoqërisë civile që ka paraqitur kërkesë për qasje në dokumente financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jo vetëm që i ka marrë çka ka kërkuar, por i ka marrë në kohë rekord.

Çdo anëtar i saj por edhe ndonjë qytetar i interesuar, ka informata të mjaftueshme për të përcjellë veprimtarinë financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mënyrën më transparente të mundshme.

Mjetet financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë publike, dhe ne jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm që ato të menaxhohen si duhet dhe atë në mënyrë transparente.

Nëse ky lloj informimi publik duke manipuluar opinionin me përgjithësime të tilla për të bërë që të gjitha subjektet politike në Kosovë të duken njëjtë, nëse nuk është shkelje ligjore, më së paku është shkelje etike e profesionale dhe si e tillë nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe tendencioze.