Ramush Haradinaj

Haradinajt mund t’i zgjatet qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund t’i pamundësohet kthimi në Kosovë deri më 13 shkurt. Avokati i tij, Ariani Koci ka thënë se afati maksimal i kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse nga ana e Serbisë është 40 ditë prej momentit të arrestimit të Haradinajt.

Periskopi.com Lajme

 

Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze më 4 janar dhe sipas një llogaritje të thjeshte i bie qe lideri i AAK-së mund të qëndrojë në Francë deri më 13 shkurt.

Koci thotë se Serbia qëllimshëm po e zvarrit kërkesën për ekstradim me qëllim qe sa mbajë sa më gjatë në Francë.

“Serbia e din qe nuk ka rast penal kunder Haradinajt, prandaj tenton ta zvarris procedurën ekstraduese, me çdo kusht. Sidoqoftë, afati maksimal për dërgimin e kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse, nga ana e Serbisë është 40 dite, prej momentit te arrestimit te z. Haradinaj”, ka thënë Koci për ‘Indeksonline’.

Serbia në raporte dhe marrëveshje ndërkombëtare, sipas avokatit po vepron me keqbesim, duke tentuar qe Haradinajn ta dëmtoj dhe ta demonizoj.

“Ne fakt, me sulm ndaj Ramushit, po sulmohet krejt Kosova, për shkak se i njëjti simbolizon lirinë e Kosovës”, ka shtuar Koci.

I pyetur, nëse në seancën e ardhshme gjyqësore do të ipet verdikti përfundimtar, Koci nuk ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.

“Kjo varet prej dinamikes se gjykatës, por unë mendoj qe gjasat janë reale qe kjo çështje të përfundoj seancën e radhës”, ka theksuar ai

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit u ndal para dy javë në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një fletë arresti serb.

20170117_124050

Në përkrahje të Haradinajt, #ourman vendoset në qendër të Prishtinë (Foto)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që është kreu i AAK-së është ende në Francë, i liruar me kusht.

Periskopi.com Lajme

Por, në Prishtinë po vazhdon përkrahja e tij, raporton Periskopi

Në Hotelin Grand është vendosur një baner i përmasave shumë të mëdha.

“Ramush Haradinaj është Kosova #ourman”, shkruan në të, e kur ai po gjykohej në Hagë e shkruanin #ourprime

Deri më tani në të njëjtin  vend, gjithmonë kishte reklama të kompanive vendore./ Periskopi.com

 

20170117_124039 20170117_124044  20170117_124056

 

15977335_1062448800543802_9104886493603713786_n

  Zariqi viziton Haradinajn në Strasburg të Francës

Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, Xhavit Zariqi, ka vizituar liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në Strasburg të Francës, i cili po qëndron atje pas vendimit të lirimit me kusht nga Gjykatës Franceze .

Periskopi.com Lajme

 

Me këtë rast Zariqi ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata  nga Diaspora shqiptare për mbështetjen e liderit të AAK-së dhe Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Këtë vizitë të Zariqit, liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Ferizaj.

kulla-640x344

Këngëtarët me të njohur krijuan këngën më të mirë për Ramush Haradinajn (Video)

Ishte koha kur komandanti i UÇK-së, po gjykohej për herë të parë nga Tribunali i Hagës për krimet që më vonë u vertetuar që nuk i ka kryer.

Periskopi.com Limonada

Të gjithë që besonin në pastërtinë e luftës së UÇK-së, prisnin një vendin pozitiv nga Tribunali. Shumë protesta u mbajtën në të gjitha qendrat e Kosovës në mbështetje të komandantit të Zonës Opertative të Dukagjanit, Ramush Haradinaj.

Të gjithë njëzëri kërkonin lirimin e tij, ndërkohë kolonë zanore e këtyre organizimeve u bë kënga “Bollë ka folë kulla”, shkruan Magazina.al.

Grupi i këngëtarëve të mirë që kishte Kosova, siç janë Adelina Thaçi, Linda Hakaj, Vullnet Sefaja, Malsori, Mentor Mripa dhe Fahrush Azemi u bënë bashkë dhe kënduan këngën dedikim Ramush Haradinajt por edhe kullës ku ai është rritur.

Kjo këngë, muzikën e së cilës ka bërë Ilir Tolaj kurse tekstin Radije Hoxha, e kënduar para shumë vjetësh, është edhe sot shumë aktuale, kur lideri i AAK-së, ndodhet në Francë pas një ndalese që atij i është bërë me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

20170113225809930646

Parulla “Lirojeni Haradinajn” në Beograd

Provokim midis Beogradit. Mesazh frikësues.

Periskopi.com Lajme

Kështu është cilësuar nga mediat serbe shkrimi “Lirojeni Haradinajn” në një makinë zyrtare të pluhurosur pikërisht në ditën kur gjykata franceze bëri një vendim, që portali serb “Informer” e quan skandaloz duke liruar me kusht Ramush Haradinajn, përcjell Koha.net.

Ky medium, shkruan se “për t’i bërë gjërat edhe më keq, provokatorët kanë shkruar emrin e Hashim Thaçit”, për të cilin, siç thuhet, “urdhër arresti serb mbetet në fuqi”.

“Përveç kësaj, regjistrimi i makinës përfundon me shkronjat ‘UÇ’ vandalët kanë shtuar edhe shkronjën ‘K’, me një aluzion të qartë të një organizate kriminale përgjegjëse për vrasje, tortura dhe persekutim të serbëve në Kosovë dhe Metohisë gjatë luftës së vitit 1999”, shkruan ky portal serb, që konsiderohet të jetë i afërt me kryeministrin Aleksandër Vuçiq.

Në fund, “Informer” ka bërë thirrje te “autoritet kompetente kombëtare për të hetuar këtë provokim të qartë skandaloz dhe t’i vë përgjegjësit para drejtësisë”.

20170113225809930646

 

mediat-serbe-650x358

Serbia ende në shok pas lirimit të Haradinajt: Pacolli feston, shqiptarët “shkelin” me pare!

Mediat serbe dhe politika në Serbi janë bërë bashkë në “kukatjen” për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Periskopi.com Lajme

Qe nga momenti i lirimit të Haradinajt (lirim me kusht), si pushteti ashtu edhe mediat kinse liberale serbe janë hedhur në sulm për të akuzuar së pari Francën, pastaj SHBA-të, Shqipërinë e tërë lobin shqiptar për lirimin e Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, është një politikan tjetër kosovar të cilin mediat serbe qe nga arrestimi Haradinajt e mbajnë nëpër ballina. Bëhet fjalë për ish presidentin, Behgjet Pacollin, për të cilin në disa raste kanë thënë se ai po paguan dhe ka paguar për lirimin e Haradinajt.

“Pacolli feston. Shqiptarët paguajnë që Interpoli t’ia heqë fletarrestin Haradinajt”, kështu është titulli në numrin e sotëm të ballinës së gazetës më të madhe serbe, “Blic”.

Në këtë artikull përplot mllef dhe konspiracione ndaj shqiptarëve, Haradinajt dhe Pacollit, shkruan nder tjerash se “lobi shqiptarë e ka fituar betejën e parë për lirinë e Haradinajt, lideri i UÇK-së është liruar nga burgu, por mbetet në Francë deri te vendimi për ekstradim. Caku i ardhshëm i atyre (shqiptarëve) është anulimi i fletarrestit nga Interpoli”.

Në këtë tekst po ashtu janë përfshirë edhe deklarata e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, pastaj ka folur Obrad Kesiq, politikan serb që jeton në Serbi, etj.

“Ekzistojnë dy nivele të lobimit: njëri nga bashkësia shqiptare dhe tjetri nga diplomatët amerikanë. Në të dytin janë figura të rëndësishme si ish kongresisti, Xhozef Diogardi dhe kolegu i tij, Elit Engel”, thotë Kesiq.

“Lobimi shqiptar nuk është risi, kështu që nuk ka shqiptar i cili të paktën nuk i ka dhënë pesë euro për Ramushin në Hagë”, thotë analisti i njohur serb, Dushan Janjiq.

mediat-serbe

1-41-800x450

Haradinaj në vitin 2001 mori pjesë në inaugurimin e presidentit Bush (Foto)

Ramush Haradinaj të premtën ka marrë vizën amerikane, për të cilën kishte aplikuar që të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Por, kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK’së ftohet në inaugurimin e një presidenti amerikan, shkruan gazetametro.net

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj para se të arrestohej në Francë mori një ftesë për të marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump. Kjo ftesë u përfol shumë në media, pasi nuk kishte ardhur zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, por nga një kompani që ishte e përzgjedhur për organizimin e festimeve të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Haradinaj, të premten ka marrë vizën amerikane, por me gjasë do ta ketë të pamundur ta shfrytëzojë atë, pasi ai po pret vendimin e Gjykatës franceze rreth kërkesës për ekstradim në Serbi, në bazë të një aktakuze të ngritur në vitin 2004.

Lideri i AAK’së, duket të ketë lidhje me Partinë Republikane në SHBA, që vijnë përmes miqëve të tij shqiptaro-amerikanë.

Ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, që vjen nga kampi politik i republikanëve, nuk është e para për Haradinajn.

Ai, 16 vite më parë kishte marrë pjesë edhe në inaugurimin e presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, gjithashtu republikan.

Kjo dëshmohet nëse shikohet në profilin në Facebook, të shqiptaro-amerikanit, Luan Bukolla, mik i mirë i Haradinajt.

Ai kohë më parë ka publikuar foto të Haradinajt bashkë me babain e tij, për të cilën shkruan se ishte bërë në vitin 2001, me rastin e inaugurimit të presidentit Bush, shkruan gazetametro.net

a-134

Familja Bukolla me origjinë nga Kosova, gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, ishte pozicionuar qartë pro Donald Trump’it.

Ai për këtë kishte marrë edhe një falenderim nga kampi i Trump, për një donacion që e kishte dhënë në mbështetje kandidatit republikan drejt Shtëpisë së Bardhë.

2-28

Nga e gjithë kjo, nuk mund të përjashtohet mundësia, se ftesa Haradinajt për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump, mund t’i jetë e bërë e mundur, pikërisht nga kjo lidhje me shqiptaro-amerikanët e familjes Bukolla.

Përveç kësaj, një foto tjetër interesante e vitit 2001, e publikuar nga Luan Bukolla, është ajo e babait të tij Saliut bashkë me Haradinajn, duke ngrënë burek e pite, siç ai shpreht “shqiptarçe”.

aa-29

auto_anita-haradinaj21484122301

Kjo është dhurata që Amerika i bëri Ramush Haradinajt

Sapo erdhi një lajm i mirë për Ramush Haradinajn. E këtë e bënë të ditur bashkëshortja e tij Anita Haradinaj në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Ajo bënë të ditur se kërkesat për viza në ShBA janë aprovuar dhe për këtë ajo shprehet mjaft e gëzuar shkruan GazetaBlic.

Lexo shkrimin e plotë:

Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!

ramushi

Haradinaj-serbëve: Unë nuk kam qenë servil, kam mbajt veglat e mia

Kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Ramushs Haradinaj thotë se ka paraqitur qëndrimet e tij para gjykatës në Francë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, duhet reciprocitet me Serbinë, pra ai thotë se duhet ndjekur shembullin e Kroacisë.

Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj nuk kritikoi assesi deputetët e Kosovës që edhe pas 11 orë debat nuk miratuan një rezolutë, që do vinte si pasojë e arrestimit të tij.

Ai është këmbëngulës që Serbia po abuzon në emër të Ligjit.

“Është veprim jo ligjor dhe i padrejtë. Ivica Daçiq është hyzmeqar i Millosheviqit, ja ka mbajt çadrën, Vuçiq dhe Nikoliq i kanë ndejt gatitur Sheshelit. Unë s’kam mbajt çadra por i kam mbajt veglat e mija kundër tyre. Njëjtë sa të më ndjekin, as unë kurrë s’do t’i nënshtrohem Serbisë e as shqiptarët nuk do t’i dorëzohen serbëve”, tha ai, duke marr shembull kroatët se si serbëve ua kanë dhënë një shembull të mirë mosnënshtrimi.

Haradinaj tha se pret që gjatë javës së ardhme të mbahet seanca në Francë, për të shqyrtuar kërkesat e tjera që ka bërë Serbia kundër tij.

“Nuk kam asgjë me u ndje në faj, është padrejtësi e radhës, kjo më jep motiv edhe më shumë me punu me shqiptarët”, tha ai duke shprehur kënaqësinë e tij për reagimin e madh gjithandej kundër padrejtësisë që i është bërë atij./ Periskopi

Anita Haradinaj

Anita rrëfen çfarë i tha Ramushi menjëherë pasi u lirua me kusht (Video)

Bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një bisede telefonike që pati në emisionin InfoBox, ka thënë se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.

Periskopi.com Lajme

Anita beson se shumë shpejt Ramushi do të kthehet në Kosovë.

Megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.

Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marr hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.

Më poshtë e keni edhe videon ku tregon Anita për kontaktin e parë që ka pas me bashkëshortin, pas lirimit me kusht.

 

ramush-haradinaj

Haradinaj mbyll telefonin në transmetim direkt (Video)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmjen e sotme zhvilloi një lidhje direkte me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në lidhje me lirimin me kusht të tij në Francë, pas aktakuzave të Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj vlerësoi mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë në këtë proces, që e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai theksoi se Tirana e ka mbështetur shumë, duke falënderuar kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Por gjatë emisionit ka ndodhur edhe një incident, ndoshta i paqëllimtë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të analistit Lutfi Dervishi, Haradinaj u shkëput nga linja kur gazetari Berat Buzhala do t’i bënte pyetjen e tij.

Buzhala kishte planifikuar ta pyeste nëse do të fitonte më shumë vota po të qëndronte nën arrest sa më shumë në Francë. Për më tepër ndiqni videon./Albeu.com

 

Ramush Haradianj / ARKIV

Prokuroria serbe në pritje të ekstradimit të Haradinajt, thotë se vendimi i gjykatës është legjitim

Prokurori i krimeve të luftës në Serbi Millan Petroviq tha sot se vendimi i gjykatës franceze për Ramush Haradinaj që i njëjti të lirohet me kusht deri në një vendim për ekstradimin në Serbi, është ligjor dhe legjitiim.

Periskopi.com Lajme

 

Ai beson se sistemi francez i drejtësisë është i qeverisur nga dispozitat e Konventës mbi ekstradimin, dhe se sipas tij Franca do të respektojë argumentet ligjore të cilat Serbia i ka paraqitur në këtë procedurë, transmeton lajmi.net.

Petrovic në një intervistë me stacionin televiziv rajonal N1 tha se është inkurajuese që një gjykatë franceze ka urdhëruar masa për të siguruar të akuzuarin Haradinaj të qëndrojë në Francë, të cilat masa përfshijnë konfiskimin e pasaportës, që ndalojnë largimin nga Franca, dhe raportimin tek autoritetet policore të Francës.

Rambooo

Haradinaj festoi lirimin i shoqëruar nga i dënuari për fajde në ShBA

Tom Duhani, biznesmeni shqiptar, i dënuar në SHBA për pastrim parash nëpërmjet fajdeve ka qëndruar gjatë tërë ditës afër Ramush Haradinajt. Ai ka qenë brenda në sallën e gjykimit në Francë, e po ashtu më pas ka festuar bashkë me Haradinajn, raporton Insajderi

Periskopi.com Lajme

Haradinaj festoi lirimin i shoqëruar nga i dënuari për fajde në SHBA

Ishin bërë pesë orë nga lirimi i Ramush Haradinajt. Ishte koha që t’i drejtohet popullit.

“Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd”, shkroi Haradinaj.

Por nga kush shoqërohej Haradinaj në kohën kur falënderonte shqiptarët për përkrahjen e dhënë? Këtë e zbuloi një biznesmen shqiptar, i dënuar në SHBA për përfshirje në krim.

Ata po  festonin bashkë vendimin për lirimin me kusht. Në të njejtën kohë kur Haradinaj iu drejtua popullit, njëjtë veproi edhe Tom Duhani.

Ai publikoi në “Facebook”, fotografi nga një restaurant në Strasburg të Francës.

caption

Duhani shihet duke tymosur një puro Haradinajt, në tavolinën ku një rreth i ngushtë miqsh po festonin lirimin e liderit të AAK-së. Historia e biznesmenit Duhani, që shoqëroi Haradinajn në kafe dhe ishte brenda sallës së gjyqit në Francë, është e lidhur me botën e krimit.

Ai ka qenë i dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte i dënuar për pastrim parash nëpërmjet fajdeve.

FBI e kishte ndjekur për kohë të gjatë. E ka akuzuar se përdorte restaurantin e tij në Amerikë për të pastruar paratë e bashkëkombësve të tij. Përpos dënimit me burgim, gjyqi në SHBA  kishte marrë edhe një vendim tjetër.Duhani duhej të deportohej nga SHBA-të pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Ndërkohë, në tavolinën ku festohej lirimi i Haradinajt gjendej edhe avokati Arianit Koci.  Insjaderi kërkoj nëpërmjet Kocit një koment nga Haradinaj lidhur me afërsinë e tij me një biznesmen të dënuar për fajde. Haradinaj ende nuk ka dhënë përgjigje.

Insajderi ka kontaktuar me biznesin Tom Duhani. E ka pyetur atë për afërsinë me Haradinajn.

“I kam kry obligimet e mia ndaj USA.  Jam i pastër, kam kontribu shumë për Kosovën me familje. Edhe e dua zotin Haradinaj si patriot shqiptar i vërtet !”, ka thënë Duhani për Insajderin.

Është pyetur se me “kryerjen e obligimeve ndaj SHBA-së” a nënkupton vuajtjen e dënimit me burg. Duhani ka thënë: Po.

Por, ky nuk është takimi i parë mes Ramush Haradinajt dhe biznesmenit të dënuar për pastrim parash, nëpërmjet fajdeve.

Një tjetër ishte zhvilluar para dy muajsh në shtëpinë e Tom Duhanit.

Ai në mesin e mbi njëzetë burrave kishte ftuar në shtëpinë e tij Ramush e Daut Haradinajn. Ata kishin shkuar. Madje Haradinajt edhe i kishte dhuruar diçka të veçantë, siç shihet në këtë foto.

dhurata-730x487

Derisa në Kosovë respektohet nga një lider partie, Ramush Haradinaj dhe një deputet, Daut Haradinaj, shoqërimi me biznesmenin Tom Duhani përbën skandal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një i tillë kishte shpërthyer në gusht të vitit 2014. Komisioni Federal Zgjedhor kishte zbuluar se kongresmeni demokrat i Michiganit, Gary Peter, kishte pranuar gjatë fushatës fonde nga Xhafer Laho, ndihmësi i Tom Duhanit në pastrimin e parave.

Laho, ngjashëm si Duhani, ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore amerikane. Mbi të rëndonin akuzat se ka ndihmuar biznesmenin Duhani për të të bërë pastrimin nëpërmjet fajdeve që jepeshin për emigrantët tjerë shqiptarë.

tom-duhani-afarist-2

“Gjykata ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Duhanaj për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhënies së fajdeve në mënyrë të paligjshme”, kishte pohuar gjykatësi.

Përveç donacioneve të pranuara nga Laho, mediat amerikane e kishin raportuar si skandal faktin që kongresmeni Peter kishte pranuar para nga biznesmeni Tom Duhani.

Mediat e atjeshme kanë raportuar se kongresmeni demokrat kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së restaurantit të Duhanit. Po ashtu, sipas mediave amerikane, Peters nga viti 2008 deri më 2012 kishte pranuar nga Duhani të paktën 15 mijë e 900 dollarë.

haradinaj-shtepia-e-tom-duhanit-730x487

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-8_4607

Haradinaj: Serbia nuk ka juridiksion mbi mua e as mbi Kosovën, përgjigjen ia kemi dhënë më 1999

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.

Periskopi.com Intervista

Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë u pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij. Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se krejt procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, në mediet serbe është njoftuar se prokuroria serbe për krime lufte ka ofruar prova të reja kundër jush. A jeni i njohur me këto prova nëse prokuroria serbe vërtetë i ka paraqitur ato?

Ramush Haradinaj: Proceset gjyqësore lidhur me rastin tim në Tribunalin e Hagës, kanë filluar në vitin 2005. Aktakuza e mbramë e amendamentuar ka hyrë në fuqi në vitin 2011. Do të thotë, që nga 1999 deri në vitin 2011, po të kishte pasur prova çfarëdo qoftë, Serbia apo kushdo qoftë, kanë qenë të mundshme të shqyrtohen. Nuk kanë lënë asnjë provë, asnjë informatë, jo vetëm Serbia, por askush tjetër lidhur me mua pa e prezantuar në gjykatë. Të gjitha ato prova të shqyrtuara kanë rezultuar me vendimin e gjykatës, shpallje të pafajshëm. Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, çfarë pritet të ndodhë tani? Cili do të jetë hapi tjetër?

Ramush Haradinaj: Unë jam i liruar nga mbajtja në arrest. Por, duhet të qëndroj në Francë deri në përmbylljen e procedurave dhe deri në një vendim të gjykatës lidhur me këtë çështje. Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor. Meqenëse, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore për mua kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, do të thotë unë jam shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012. Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar për mundësinë që të ekstradoheni në Serbi?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk ndodhë. Nuk ka si të ndodhë. Unë jam i Kosovës. Serbia nuk ka juridiksion mbi mua as mbi Kosovën. Përgjigjen ja kemi dhënë me luftë Serbisë në vitin 1999, pra zotit (Slobodan) Millosheviç, regjimit të tij. Në atë kohë, zoti (Ivica) Daçiç ka qenë një shërbëtor i zotit Millosheviç, po ashtu (Aleksandër) Vuçiç, shërbëtor i zotit (Vojislav) Sheshel. Nëse ata nuk ndërrojnë qasje, nuk po e ndihmojnë paqen në Ballkan, por, po e destabilizojnë Ballkanin me këto lojëra të tyre politike që janë krejtësisht të padrejta.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, nga pikëpamja procedurale, a ka qenë procesi profesional sa duhet, apo ka vonesa që ju mund t’ju duken të qëllimshme?

Ramush Haradinaj: S’ka asgjë profesionale në këtë rast, sepse burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Një gjykatë në Angli ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë duke e quajtur abuzim nga Serbia dhe duke i quajtur këto aktakuza politike. Vende respektabile, po ashtu anëtare të INTERPOL-it e të EUROPOL-it si Gjermania, Austria e Zvicra, i kanë hedhur poshtë, Franca po abuzon me mua dhe me situatën me mua.

Zëri i Amerikës: Atëherë si e gjykoni ju rolin e Francës në arrestimin tuaj, një vend që e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe që në të kaluarën nuk ka ngritur ndonjë problem të veçantë lidhur me akuzat që qenë bërë ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Franca është themeluese e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë. Ka pasur gjyqtarë, prokuror, hetues. Franca është pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar në Kosovë. Të gjithë këta e dinë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën nga 99-ta sepse juridiksioni ka kaluar tek OKB-ja me Rezolutën 1244 dhe nga 2008-ta jemi shtet i pavarur dhe Serbia s’ka asnjë juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Shtuar kësaj edhe faktin se jam në posedim të pasaportës diplomatike të Republikës së Kosovës si kryeministër.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, a mendoni se protestat e shqiptarëve kundër arrestimit tuaj mund të çojnë në përplasje serioze mes Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Shqiptarët kanë treguar se janë popull i mirë. Janë popull i drejtë e i dashur edhe liridashës, por nuk lejojnë të padrejta. Mobilizimi i shqiptarëve ngado që janë, më ka bërë të ndjehem aq krenar saqë vërtetë besoj se e drejta është për shqiptarët dhe kanë perspektivë. Kjo është një lojë e ultë. Kushdo që ka marrë pjesë në këtë lojë të ultë, filluar nga Beogradi e të tjerët, kanë me dalë të turpëruar në këtë lojë.

Fatmir Limaj

Limaj: Rasti Haradinaj pasqyron gjendjen e Kosovës si shtet

 Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ndalimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, është rrënim i dinjitetit dhe maltretim.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij, ky rast tregon më së miri gjendjen e Kosovës si shtet.

Limaj ka thënë në Klan Kosova se ekstradimi i Haradinajt në Serbi është i pamundshëm si ligjërisht, ashtu edhe politikisht.

“Esktradimi praktikisht është i pamundur, si në atë ligjor dhe politik. Me Konventën e Vjenës, nuk ka mundësi të ndodhë ekstradimi në shtetin e tretë, kjo ndodh në bazë të një marrëveshje mes shteteve”, ka thënë Limaj.

“Në aspektin ligjor është e pamundur, e poashtu edhe në atë politik, fletë-arresti dhe koha kur është lëshuar tregon mjaftueshëm, Haradinaj ishte në Hagë për këtë”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë poashtu se Serbia me rastin Haradinaj ka dashur të tregojë për pozicionin politik por që sipas tij, ka diçka tjetër shqetësuese.

“Serbia do të na tregojë se është forcuar pozicioni politik, respektimi i fletë-arrestit nga shtetet tjera është shqetësuese dhe tregon pozicionin politik të Serbisë”, është shprehur Limaj.

Kreu i Nismës për Kosovën ka folur edhe për mundësinë se si mund të pastrohet lista e kërkimit të personave në INTERPOL.

“Kur është fjala te INTERPOL-i, heqja e këtyre listave mund të ndodhë vetëm në dy mënyra, e para është që bisedimet me Serbinë të jetë kusht dhe e dyta, përmes marrëveshjeve bilaterale me secilin shtet që na ka njohur”, ka thënë Limaj.

“Të qenit anëtar nuk nënkupton heqjen e fletë-arresteve. Kjo është çështje institucionale dhe këto institucione nuk kanë bërë asgjë në pesë vjet bisedime me Serbinë”, është shprehur kreu i Nismës.

Jakup Krasniqi

Krasniqi: Lirimi me kusht i Haradinajt, ‘betejë’ e fituar, por jo ajo që duhej

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shkruar në Facebook se lirimi me kusht është një “betejë” e fituar, por, jo ajo që duhet të ishte lirimi i plotë i Ramush Haradinajt.

Periskopi.com Lajme

 

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Le t’i besojmë Drejtësisë Frënge!

Lirimi me kusht është një “betejë” e fituar, por, jo ajo që duhet të ishte – lirimi i plotë i Ramush Haradinajt.

Te shpresojmë e besojmë që drejtësia e Francës se Revolucioneve Demokratike, në kohën e duhur do ta merr vendimin e duhur, për lirimin e Ramush Haradinajt që ai t’i kthehej Kosovës dhe gjirit familjar!

Ramushi si shqiptar e luftëtar lirie as kaq nuk e ka merituar!

Le t’i besojmë Drejtësisë Frënge.

ben-blushi

Blushi  –  Haradinajt:  Administroje statusin prej martiri, shmangi krizat e brendshme në Kosovë

Lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj e ka komentuar edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.

Periskopi.com Lajme

 

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Blushi e këshillon Haradinajn të “adminstrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjerë”

“Isha i bindur që Ramush Haradinaj do lirohej dhe është çështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara. Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjërë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia!”, shkruan Blushi, shkruan Lapsi.al.

Ramush Haradinaj u la i lirë nga gjykata franceze me kusht që për 40 ditë të mos largohet nga vendi.

Haradinaj

Pas vendimit të gjykatës Hardinaj relaksohet në kafiteri (Foto)

Gjykata franceza sot ka marrë vendim për lirimin me kusht të kryetarit të  AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Avokati i tij  Arianit Koci ka publikuar një foto me të, pas vendimit për lirimin me kusht të tij, e në të cilin duken se tani po relaksohen.

rambo-640x480

Elmi-Reçica-deputet-i-PDK-së-650x358

Reçica, letër homologes franceze për Ramush Haradinajn (Dokument)

 Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou, nga e cila ka kërkuar që mos të veprohet me flet-arreste të Serbisë, pasi ato nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai në këtë letër ka përmendur se sjelljet tendencioze  të Serbisë nuk i shërbejnë rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk i ndihmon aspak krijimit të një klime të mirë fqinjësore.

ramushi-ne-gjykate

Mediat botërore: Qëndrim dhe sjellje dinjitoze e Haradinajt para Gjykatës

Të gjitha mediat e fuqishme botërore kanë raportuar për lirimin me kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Periskopi.com Lajme

Përvec kësaj, AP, AFP dhe Reuters kanë publikuar edhe fjalët e Haradinajt në këtë gjykatë, shkruan lajmi.net.

“Haradinaj i është drejtuar Gjykatës me mirësjellje dhe i qetë. Zërin nuk e kishte të ngritur. Ai ishte i veshur me rroba elegante, të errëta dhe me kravatë bordo”, shkruan agjencia botërore e lajmeve, AFP.

Tutje, mediat botërore kanë publikuar atë çfarë ka thënë Haradinaj: “Këto akuza që vijnë nga Serbia janë akuza të pastra politike”.

“Kjo që po bëni është abuzim me të drejtat e njeriut”, ka thënë tutje Haradinaj.

Haradinaj do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, ku deri në një vendim tjetër të Gjykatës franceze ai do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Haradinaj u burgos javën e kaluar në Aeroportin e Bazelit, në anën franceze, si pasojë e një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.