Ramiz Lladrovci u largua nga konventa e PDK-së, mësojeni arsyen

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot u pa në punimet e Konventës së VIII të Partisë Demokratike të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Aty u diskutua për shumëçka por Lladrovci nuk qëndroi gjatë në punimet e saj, raportoi Periskopi

U përfol se mund të ketë qenë arsye vendi ku ia rezervuan të ulet, por deltë mos jetë kjo.

Periskopi mëson se ai prej aty ishte në një varrim.

Madje i kontaktuar nga Periskopi ai e konfirmoi ku ndodhet.

Ishte në varrim e personit më të moshuar që votoi në zgjedhjet e fundit në këtë komunë, që Lladrovci beson se ajo votoi PDK-në.

Madje për të shkroi edhe në rrjetin social, ku shprehu pikëllim dhe ngushëllime për familjen e saj./ Periskopi

Ramiz Lladrovci në fotografi me flamurin e Ibrahim Rugovës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një fotografi me tifozë të përfaqësueses së Kosovës, teksa mban njërin skaj të flamurit të Ibrahim Rugovës.

Periskopi.com Lajme

Flamuri me fushën e kaltër dhe shqiponjën e zezë mbi të kuqe në mes, mbi të cilën shkruan Dardania, qe propozuar nga ish presidenti Rugova si flamur i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kjo fotografi ku shihet Lladrovci është realizuar në Shkodër, ku Kosova luajti ndaj Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.

Qesharake, në testin për punësim në komunën e Drenasit ishte edhe kjo pyetje!

Ditë më parë komuna e Drenasit ka hapur konkurs punësim për disa pozita të ndryshme.

Periskopi.com Lajme

Sipas Xhavit Drenorit njëra ndër pyetjet me shkrim për vendin e punës “zyrtar i prokurimit” në Komunë ishte: Kur ka rënë muri i Berlinit?

Sipas Drenorit kryetari me pyetje të tilla po i rehaton në punë njerëzit e tij.“Nuk di çfarë lidhje ka një zyrtar prokurimi me murin e Berlinit, vetëm së me pyetje të tilla me shkrim, Kryetari lehtë i rahaton njërezit e vetë në punë (kuptohet duke i parapërgadit me këto pyetje)”.

“Ky është Kryetari jonë i ndryshimeve, i cili është “borgj deri në fyt” për punësime, rrugë, kanalizime etj., rend e pa rend, kualifikim e pa kualifikim”, ka thënë Drenori.

‘Komuna e Drenasit është kapur nga ‘kllapa’ e Ramiz Lladrovcit’

Një deklaratë e asamleistit të Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenorit është publikuar nga Drenica Online. Aty thuhet se Drenori po e akuzon tashmë kryetarin e kësaj komune se e ka 'kapur' komunën.

Periskopi.com Lajme

Deklaratë e asambleistit të Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori:

Në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal, që u mbajt me 27.02.2017, një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe themelimi i Komisionin vlerësues për dhënjën e pronës komunale në shfrytëzim.

Ky komision kishte mbetur pa disa anëtarë me dorëheqjen e një anëtari të kuvendit komunal dhe ndërrimit të ekzekutivit të komunës sonë dhe parimisht ka mundur vetëm të plotësohet me anëtarë të rijnë.

Megjithatë kryterai i ri (z. Lladrovci) nuk po i besonte më askujtë në atë komision dhe kishte sjellur propozim vendimin për themelimin e një komisioni të ri.

Emrat e tre anëtarëve nga ekzekutivi i komunës dhe një anëtari –eksperti nga shoqëria civile ishin sjellur nga kyretari si propozim vendim në kuvend për aprovim. (Foto 1)

Ndërsa tre anëtarë tjetër, konform edhe ligjit përkatës, duhej të ishin anëtarë të kuvendit komunal dhe do të propozoheshin e votoheshin në mbledhjen e kuvendit komunal. (Foto 2).

Defekti i parë ligjor (pretendim, deri sa të kthehet ligjshmëria nga MAPL-ja):

Pika 2 e nenit 8 të ligjit Nr. 04/L-144 PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS thotë që:

“ Kryetari i Komunës i propozon tre (3) anëtarë nga ekzekutivi i Komunës, Kuvendi i Komunës tre (3) anëtar nga subjektet e ndryshme të përfaqësuara në Kuvend, dhe një (1) anëtar ekspert nga shoqëria civile.”

Në rastin tonë, kryetari kishte sjellur në kuvend propozim vendimin e një anëtari të adminsitratës komunale dhe njëri nga të propozuarit tjerë ishte staf mbështetës i tij (shefi i kabinetit).

Kjo çështje u diskutua edhe në mbledhje të kuvendit komunal dhe personalisht kërkova nga kryetari që të shiqohet ligjshmeria e vendimit para se ai të hidhej në votim.

Tani pas konsultimit me avokatin/njohës i çështjeve ligjore në qeverisje lokale, del që ekzekutivin e komunës e përbëjnë Kryetari dhe Drejtorët e drejtorive komunale. Pra, jo adminsitrata komunale dhe të stafit mbështetës të kabinetit të kryetarit për shkak të konfliktit të interesit.

Që i bie, dy anëtar të propozuar nga kryetari dhe të aprovuar nga kuvendi komunal në mbledhjen e datës 27.02.2017, janë të emëruar jashtëligjshem.

Defekti i dytë ligjor (pretendim deri sa të kthehet ligjshmëria nga MAPL-ja):

Në propozim vendimin e sjellur nga kryetari i komunës, tek emri i parë i propozuar shenohet: “Kryesuese”. Dhe më pas pas emrit të dytë: “Zëvendës Kryesues”.

Konsultimi i avoktatit jep që kryesuesi dhe zëvendës kryesuesi zgjidhen pasi të themelohet komisioni dhe ky emërim bëhët nga anëtarët e komisionit të cilët ms shumicë votash e propozojnë dhe votojnë kryesuesin dhe zëvendësin e tij/saj. (Foto1).

Ndërsa argumenti se përmës këtij komisioni, kryetari i ri dëshiron të këtë nën “kontroll me kllapën e tij“, është propozimi dhe emërimi i anëtarëve nga kuvendi komunal.

Kryetari i GP të PDK-së propozoj dhe insistoj që të tre anëtarët të jenë nga i njejti subjekt, pra PDK-ja.

Ky propozim dhe insistim nuk u pranuan nga një pjesë e anëtarëve të kuvendit komunal dhe si përfundim u vendos që njëri nga tre anëtarët e kuvendit të jetë nga grupet parlamentare të opozitës.

Ndërsa në ligjin e lartcituar është precizuar qartë se: “3 anëtarët e kuvendit komunal duhet të jenë nga subjekte të ndryshme politike të përfaqësuara në kuvend.” (Foto 2).

Pra, nëse resprketohet në terësi ky nen i ligjit të lartcekur, të tre antëtarët do duhej të ishin nga parti të ndryshme të përfaqësuara në kuvend.

Mashtrimi nga ëebfaqja e komunës sonë. (Foto 3).

Në njoftimin e komunës sonë përmes ëebfaqes gjëjmë së në këtë komision nga kuvendi komunal janë përzgjedhur këta anëtarë: Shqipe Zogu, Astrit Bucolli dhe Sokol Bylykbashi. (Foto 3).

Në fakt në fillim ashtu edhe u propozuan dhe votuan, mirëpo pasi kryetari shkoj dhe i pëshpëriti në vesh anëtarës së posa zgjedhur znj. Zogu, ajo u tërhoq nga ky komsion dhe në vend të saj u propozua dhe votua Idriz Hysenaj.

Këtu fillon edhe problemi; z. I.Hysenaj gjatë zgjedhjeve të 04. dhjetorit dhe balotazhit me 18. Dhjteor ishte sef i shtabit zgjedhor të kryetarit të ri si dhe në kuvendin komunal gëzon pozitëne shefit të GP të PDK-së.

Ai me anë të kompanisë së familes se tij, veq tjerash merret edhe me ndertime të larta në Drenas.

Ndërtesa që gjindet përballë komunës, Blloku VIII, lamella A është ndërtuar pikërisht nga kompania e familes së tij dhe thuajse të gjitha banesat dhe lokalet që i takojnë komunës sonë sipas kontratës, janë të uzurpuara. Në disa prej tyre njerëz të afërt edhe të personit në fjalë. Për me tepër leja e lëshuar për ndërtimin e kësaj ndërtesa dhe gjendja faktike nuk kishin qenë kongrunete dhe kjo çështje vazhdon të jetë në procedure gjyqësore.

Mendoj se emërimi i z. Hysenaj në këtë komision përbën konflikt interesi (mendim edhe i avkokatit tim), mëqe bëhët fjalë për dhënjë të pronës komunal për shfytëzim afatgjatë dhe afatshkurtë (kryesisht për ndërtime), dhe mëqe kompania e familje se z. Hysnaj pikërisht këtë veprimtari ushtron (ndër tjera), ai mund të ndikoj se cilët operatorë të eleminohen dhe cilët të kalojnë ne marrje të pronës komunale për shfrytëzim!

Megjithatë, ne do jemi në hap me çdo zhvillim në këtë drejtim sepse dallaverat më të mëdha në të kaluaren e afërt, dhe që do i kushtojnë gjeneratave të ardhme, pas arsimit janë edhe pronat komunale!

Flet Ramiz LLadrovci, tregon çfarë ndodhi me videon ku thuhet se shau

Një video u publikua sot nga Televizioni Rrokum ku thuhej se Ramiz Lladrovci ka sharë teksa është pyetur për Demarkacionin.

Periskopi.com Lajme

E tashmë ka reaguar vet Lladrovci.

Ai thotë se deklarata e tij është prerë dhe keqinterpretuar me qëllim, raporton periskopi

Lladrovci ka kërkuar nga televizioni që të publikojnë videon e plotë.

Reagimi i plotë:

E kinsideroj tendencioze dhe te qellimte lansimin e nje videoje, e cila atakon direkt personalitetin tim, punen dhe gjithe ate qe une perfaqesoj.

Ne nje pyetje te gazetarit, ne sheshin e Prishtines, se çka mendoj une per demarkacionin, jam pergjigjur, duke i thene: “Ah, ç’ja ke fute kot! Si pyetet, ne mes te Prishtines, nje kryetar komune, se çka mendon per demarkacionin?!”

Kjo kunderpyetje retorike, ka qene krejt pergjegjja ime, ne kete pyetje.

Nderkaq, gazetari, te cilin as tani s’e njoh dhe nuk e di se kush ishte, duket qe me qellim e ka montuar dhe keqinterpretuar pergjegjjen time, duke qene krejtesisht tendencioz.

Per ta sqaruar edhe me mire krejt kete, do te ishte mire qe gazetari ta publikoje te tere videon, dhe jo ashtu te montuar dhe me shkeputje.

Andaj, e lus gazetarin qe ta publikoje videon komplet, ku shihet qarte edhe gjestikulimi im, levizja e duarve dhe degjohet krejt ajo qe kam thene.

Konsideroj se keto montime, me qellim terheqjeje te klikueshmerise dhe te shikueshmerise, qe po behen perdite e me shume neper portale dhe media te caktuara, me qellime komerciale, po kuptohen qarte edhe nga opinioni dhe secili prej nesh.

Pra, mos montoni! Punoni! Por, punoni drejt dhe fer!

RLl

 

 

Sërish do jem kandidat për kryetar të Drenasit

Ka vetëm pak muaj që ka marr postin e të parit të Drenasit, por ende flet me energjinë e kohës së fushatës.

Teuta GASHI Intervista

Ramiz Lladrovci në një intervistë për Periksopi.com thotë se në Drenas nuk fitoi vetëm ai, por edhe PDK-ja, e madje sipas tij, vota mori edhe Kadri Veseli.

Nuk është penduar që la postin diplomatik, si i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, ndërsa tani është kthyer aktiv në PDK, parti në të cilën ishte dikur madje edhe deputetët nga radhët e saj.

Lladrovci pranon se sërish do të jetë kandidat për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Është i bindur që do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në projektet e Komunës, e flet edhe për premtimin e Behgjet Pacollit për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave. Thotë se kjo e fundit ka mbetur vetëm tabelë.

Për Periskopin ai pranon se numri i të papunëve është shumë i madh në këtë komunë dhe thotë se askujt nuk i ka premtuar për ndërtimin e ndonjë xhamie.

A je penduar që e le postin diplomatik për një mandat një vjeçar në Drenas?

Lladrovci: Në asnjë rast, jam shumë i bindur se veprimi im ishte i drejtë. Këtë e thanë qytetarët gjatë zgjedhjeve, ashtu siç kishte nevojë infrastruktura e lamitë tjera që i sjellin të mira qytetarëve dhe komunës.

Pse mendon se të zgjodhën qytetarët?

Lladrovci: Sigurisht se janë shumë faktorë, por, bastioni i PDK-së rikonfirmoi fuqinë e vet, kohezionin dhe vendosmërinë për ta ndryshuar komunën e Drenasit. Qytetari ka mbamendje dhe kulturë demokratike, këtë e dëshmoi me zgjedhje. Pritjet e tij i ka vendosur te subjekti politik por edhe kandidati që e mban fjalën.

A do të kandidosh edhe zgjedhjet e ardhshme, kur dihet se mbahen këtë vit?

Lladrovci: Sigurisht, edhe kur kam kandiduar, kam proklamuar projektet e kësaj pjese të mbetur të mandatit por edhe për mandatin e ardhshëm të plotë.

A ke fituar ju personalisht në Drenas, apo PDK-ja?

Lladrovci: Të gjithë bashkë, Kryetari Veseli, dega e PDK-së dhe aktivistët e palodhshëm. Sigurisht ky kontribut yni i përbashkët e rikonfirmoi bastionin e PDK-së, vendosmëria e sinqeriteti ynë përball nevojave të qytetarëve dhe  përvoja ime me projektet konkrete të cilat morën vlerësim nga qytetari.

Cilat premtime që i ke bërë në fushatë janë realizuar, e në cilat po ke vështirësi (nëse ka vështirësi, të cilit lloj janë)?

Lladrovci: Sipas planit të parashtruar para elektoratit, jam duke i zbatuar të gjitha premtimet. Këto mund t’i vëreni në çdo veprim timin ligjor në komunë.

A keni mbështetjen e Qeverisë në realizimin e projekteve?

Lladrovci: Po, e kam mbështetjen nga të gjitha institucionet qendrore, dhe në emër të qytetarëve i falënderoj të gjitha sepse, komuna jonë, ka nevoja të shumta dhe na duhet po ashtu, mirëkuptimi i tyre për t’i realizuar.

Në çka beson konkretisht që do ju përkrah Qeveria, a do tentoni që të rritet buxheti i Komunës që drejtoni?

Lladrovci: Sigurisht, disa institucione qendrore tashmë e kanë dëshmuar përkrahjen, përkrahja është duke ardhur nga Qeveria. Presim se do të tërheqim edhe përkrahje nga drejtimet tjera, jo vetëm për infrastrukturë por edhe për arsim, shëndetësi, bujqësi, rini, kulturë, sport.

A ka të interesuar për investime në Drenas?

Lladrovci: Po, ka interesim, jemi duke finalizuar projektin e Qendrës së re të biznesit. Sigurisht mirëpresim çdo interesim edhe për fushat tjera, ne jemi të gatshëm të ofrojmë maksimumin si komunë që të bëhen investime që ndikojnë në uljen e papunësisë.

Çfarë po ndodh me fabrikën e kërpudhave të premtuar nga Behgjet Pacolli në kohë fushate?

Lladrovci: Çdo investitor është i mirëseardhur, duke vepruar në pajtim me ligjin. Sigurisht, kjo vlen edhe për Fabrikën e kërpudhave që deri më tani nuk ka asgjë më shumë se një tabelë.

A ka fabrika tjera që ka mundësi të hapen në Drenas?

Lladrovci: Po, ka mundësi, në komunën tonë ka vend jo vetëm për shërbime e tregti por edhe prodhim, mundësitë më të mira janë ato që ofron Qendra e re e biznesit por edhe në bujqësi duke qenë zonë me interes për njohësit e bujqësisë dhe ekspertët e komunës.

Një nga rastet më të përfolura kohën e fundit është falsifikimi i notave nga një mësues në shkollën e fshatit Tërdec. Ju keni premtuar se do të veproni karshi këtij skandali. Shkarkuat drejtorin e Arsimit, Sadik Tahiraj, nga kjo pozitë por e transferuat atë në një pozitë tjetër në komunë. A është kjo masa e duhur dhe e vetme që ju keni ndërmarrë ndaj kësaj çështjeje?

Lladrovci: Mirëpres veprimin e institucioneve qendrore rreth këtij rasti, nëse dikush mendon apo dyshon se nuk e kam zbatuar ligjin. Mendoj se ato që na i lejon ligji i kemi ndërmarrë. Ish drejtori është sistemuar në vendin e vet të punës nga ka ardhur si drejtor politik, konsideroj se risistemimi i tij është në pajtim me ligjin.

A i keni premtuar ndokujt ndërtimin e një xhamie?

Lladrovci: Jo, nuk kam premtuar se do të ndërtoj xhami, mandati im është të ndërtoj infrastrukturë dhe ngris cilësinë e jetës së qytetarëve pa dallim të përkatësisë fetare.

Por, sigurisht se jam shumë i interesuar që objektet fetare të bëhen sipas nevojës së qytetarëve, miratimin e tyre dhe në pajtim me ligjin, duke e ditur origjinën e investimit dhe duke marrë parasysh prioritetet e qytetarëve.

Sa të papunë janë në komunën që drejton, çfarë po bëni që të ulet numri i tyre?

Lladrovci: Numri i të papunëve për fat të keq, është i madh, mendoj se ky numër është më i madh por qytetarët nuk paraqiten në entin e punësimit.

Është folur për punësimin e disa grave në komunë. E keni bërë për shkak të gjinisë apo?

Lladrovci: Po, kam folur për barazinë gjinore dhe avancimin e tyre si menaxhere. Janë pesë drejtore të reja, me edukim adekuat dhe përvojë pozitive nga profili i tyre. Ato janë në ato pozita për shkak të aftësive të tyre, gatishmërisë për marrjen e përgjegjësisë nga ana e tyre por edhe gatishmërinë për të hapur mundësi të reja për femrat duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve.

A jeni kthyer aktiv në PDK?

Lladrovci: Po, jam në bashkëpunim të vazhdueshëm me degën e PDK-së./ Periskopi

Bëhet trend botëror ‘forca e bën fuqinë, oooo Adriatik” (Video)

Humori që kishte shpërthyer në kohë të zgjedhjeve në Drenas në fund të vitit që kemi lënë pas, po vazhdon ende.

Periskopi.com Lajme

Tashmë kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci kishte thënë një fjali, mes shumë tjerash, me të cilën u tallën në rrjete sociale.

“Forca e bënë fuqinë, ooo Adriatik”, tashmë po merr përmasa botërore.

 

A po përdor standarde të dyfishta Ramiz Lladrovci? (Video)

4 zyrtarë të Drenasit ditë më parë u suspenduan nga vendi i tyre i punës.

Periskopi.com Lajme

Këtë vendim kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se e mori pasi u kuptua se ndaj tyre ekzistojnë aktakuza për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Dy zyrtarët, Vehbi Jashari dhe Shyqeri Bublaku, u suspenduan pasi prokuroria në qershor të këtij viti ngriti aktakuzë për keqpërdorim, përkatësisht blerjen e një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, raporton KTV.

Por njëjtë nuk ndodhi me kolegen e tyre, drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Hyrije Xhemajlaj Thaçi, e cila gjithashtu është pjesë e kësaj aktakuze.

Arsyetimi i zyrtarëve të Drenasit për mosmarrjen e masave ndaj saj është se pozita e Hyrije Xhemajlaj Thaçit është staf politik në komunë.

Dobra nuk përjashton mundësinë që gjatë ditëve në vazhdim, kryetari i komunës të marrë masa edhe ndaj stafit politik që kanë të ngritura aktakuza. Asambleistët e kuvendit të Drenasit po konsiderojnë se suspendimet e zyrtarëve me aktakuza nisën mbrapsht.

Xhemajlaj Thaçi, konsideron se fillimisht duhet të pritet të përfundojë i gjithë procesi gjyqësor ndaj saj, para se të merren masa nga ana e komunës.

Ramiz Lladrovci në krye të një bordi

Nga data 16 janari i këtij muaji Ramiz Lladrovci, tashmë kryetar i komunës së Drenasit do të jetë në krye të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër, që përfshin komunat Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Obiliq, Graçanicë dhe Drenas.

Periskopi.com Lajme

Kjo agjenci, përfshin projektet me karakter ndër-komunal dhe rajonal, si fryt i bashkëpunimit të ARDA-s me autoritetet komunale, si dhe pjesëmarrësit kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

Këtë lajmërim e ka bërë vetë Lladrovci në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Ai, shpreson për një angazhim të shtuar në këtë drejtim.

Pandeli Majko në Drenas, te Ramiz Lladrovci të cilin e quan vëlla (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet Pandeli Majko, njofton kumtesa komunale.

Periskopi.com Lajme

 

Në këtë takim, Lladrovci ka falënderuar Majkon për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë, për këtë vizitë, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci duke i propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të investojnë në Drenas.

 

Pandeli Majko ne Drenas

Ndryshe, Pandeli Majko, në kohën e fushatës për zgjedhjet në Drenas, që u mbajtën më 4 dhjetor, kishte përkrahur Ramiz Lladrovicin.

Madje, siç raporton Periskopi Majko e quan vëlla Lladrovcin.

sdfsfsf

 

U ktheva në krahët e Kadri Veselit që ai mos ta humbiste Drenasin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Naim Bazaj, i cili për 17 ditë ka lobuar si i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, për shkak se nuk e kishte nominuar partia e tij, ka folur gjerë e gjatë lidhur me këtë çështje.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë e për gazetën “Bota Sot”, Bazaj ka treguar arsyen se pse kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e zgjodhi kandidat për kryetar komune ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovcin, e jo atë. Ai ka folur për raportet me shefin e tij, të cilin gjatë fushatës e ka krahasuar edhe me Rankoviqin, dhe poashtu për raportet me kryetarin e ri të Drenasit, Lladrovcin.

Në këtë intervistë, Bazaj është pyetur edhe lidhur me atë se a çfarë pozite i është ofruar në këmbim të kandidaturës së tij si i pavarur dhe se a do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse prapë PDK-ja nuk e propozon. Gjithashtu, ai ka treguar edhe për arrestimin dhe gjykimin që i është bërë në vitin 2006 për shkak të një sasie të armatimit, që ia kishte gjetur Policia e Kosovës.

Për 17 ditë lobuat si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, e pastaj u tërhoqët. Çfarë ju shtyu të merrnit një vendim të tillë?

Naim Bazaj: Është e vërtetë se kemi dalë jo unë personalisht, por komplet pjesa e cila më ka propozuar mua dhe jo vetëm bashkësia jonë, por mund të them se kanë qenë diku 27 fshatra që më kanë propozuar mua për të kandiduar si i pavarur.  Fillimisht kam qenë i nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës, prej seksionit të nëndegëve, por mandej ata e sollën një propozim krejt tjetër, dhe për këtë arsye më është dashur për të dal i pavarur. Qëllimi ka qenë i mirë, për vendin tonë dhe të mirat e qytetarëve të Drenasit. Është e vërtetë që qytetarët duan të kenë kryetar që është autokton, që është lindur, rritur dhe jeton këtu e jo një që vjen prej tjetër vendi si zoti Lladrovci, i propozuar nga Qendra pa pëlqimin e rrethit tonë. Kjo ka qenë arsyeja fillimisht, por kemi pasur mospajtime edhe si parti këtu. Arsyeja ka qenë që shumica prej anëtarëve të kryesisë nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e Kadri Veselit, por në fund ne u tërhoqëm dhe u desht me e përkrah atë.

Pse sipas jush Kadri Veseli e zgjodhi për kandidat Ramiz Lladrovcin dhe jo juve?

Naim Bazaj:  Nuk është hera e parë këtu në Drenas që nuk është pyetur kurrë dega e PDK-së, pa marrë parasysh ose kryesia e PDK-së, se sikur të ishin pyetur ato nuk do të kishim shkuar në balotazh. Sikur të isha unë, ma merr mendja që do të merrja 80 për qind të votave se kam pas një mbështetje të fuqishme në Drenas.

Ka pasur zëra se në këmbim të tërheqjes së kandidaturës tuaj, juve ju është ofruar pozita e zëvendësministrit të Ministrinë e Shëndetësisë. A është e vërtetë kjo?

Naim Bazaj:  Jo, këto janë vetëm spekulime. Këto vetëm janë raportuar në media, por unë nuk kam pranuar asnjë ofertë. E pashë që definitivisht këta mund të humbnin, dhe mos të them se jo vetëm që nuk do të fitonin, por as në balotazh nuk do të mund të arrinin. Me qëllim që unë të mos bie viktimë si përçarës kryesor i territorit të Drenicës  dhe Drenasit, unë kam pajtuar dhe siç thotë populli e kam përpirë një kerr me ferra”. Nuk kam dashur që dikush të bëjë me gisht nga unë se Drenasi është përçarë dhe PDK-ja u fundos. Unë e pashë që nuk ka nevojë me u fundos PDK-ja dhe ma ka marrë mendja pas balotazhit me fuqizimin e elektoratit së bashku me PDK-në, edhe pjesa jonë dhe e tyre si një kombinim, që diku 75 përdindëshi do t’i dilte  PDK-së.

Keni deklaruar se Lladrovci është banori më i ri i Drenasit, dhe si i tillë nuk i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryetar i kësaj komune. Ku e mbështetni pohimin tuaj? Nëse ai nuk jeton në këtë komunë, a mendoni se do të mund të japë kontribut të mjaftueshëm për këtë vend nga Prishtina?

Naim Bazaj:  Të them të drejtën, personalisht them se në atë kohë ishim në fushatë. Gjithmonë në fushatë lejohet kapak edhe me i rrit sendet, kështu që ne ishim të arsyeshëm edhe për t’i kundërshtuar. Edhe Kadri Veseli, edhe PDK-ja në nivel qendror është zotuar se do të mbështes fuqimisht PDK-në, jo si Ramiz po komplet PDK-në në  Drenas, për t’ua kthyer borxhin qyetarëve të Drenasit. Ne mendojmë, se vlera e investimeve do të rritet për 13 milionë euro, të cilat si ka pasur kurrë Drenasi. Me mbështetjen e Kadri Veselit, disa investitorë të rinj do të vijnë për të investuar në Drenas.

Çfarë raportesh keni me Ramiz Lladrovcin?

Naim Bazaj:  Raportet me Lladrovcin i kemi pasur gjithmonë të shkëlqyeshme, edhe para se të kandidoheshim. Por, është e vërtetë se nganjëherë hidhërohesh edhe prej prindit. Thjeshtë  tash jemi duke bashkëpunuar, nuk kemi gjë të keqe në mes dhe në emër të partisë gjithmonë e mbështes dhe e përkrahi. Unë për hatër të partisë dhe krejt elektoratit që është kthyer, ishta i irrituar, por tani ato janë tejkaluar dhe jemi unikë dhe nuk do të kemi më telashe.

Ju jeni arrestuar në vitin 2006 gjatë një operacioni të Shërbimit Policor të Kosovës, bashkë me Skenderbe Hebibin e Mursel Bilallaj, për sasi të madhe armësh. A e konsideroni tani veten të pastër për punën që e bëni?

Naim Bazaj:  Unë kam qenë i akuzuar dhe jo i dënuar se shumë kush e ka keqinterpretuar. Nuk është e vërtetë që jam dënuar, por vetëm jam akuzuar, është e vërtetë që armatimi ka qenë i luftës  dhe mburrem me atë që kam pas armatim. Kjo ka ndodhur te një shok i imi Mursel Bilallaj. Por, për këtë jam i kompensuar nga gjykata dhe KGJK për të gjitha ato ditë që kam qëndruar në burg. Absolutisht nuk ka pasur asgjë dhe jam shpallur i pafajsëhm.

Gjykata e Apelit, ia konfirmoi Nexhat Demakut dhe të tjerëve dënimin me burg. Cili është komenti juaj lidhur me këtë, pasi edhe ju keni qenë pjesë e UÇK-së?

Naim Bazaj:  Ne edhe ditën kur u konfirmua aktgjykimi, kemi pasur mospajtime rreth kësaj çështje, dhe kemi vendosur që këto vendime t’i quajmë të padrejta, pasi janë dënuar pa kurrfarë baze ligjore dhe pa fakte. Disa prej tyre nuk kanë qenë në Kosovë fare dhe janë akuzuar dhe dënuar për vepra që janë bërë gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë kohës sa bënit fushatë si i pavarur, a kishit mbështjetje të madhe nga simpatizantët në Drenas?

Naim Bazaj:  Po, unë gjithmonë kam kërkuar votat edhe në emër të PDK-së, pavarësisht se patëm mospajtime me kryetarin. Ne kemi pasur mbështetje të madhe, dhe ma merr mendja që gjithë ato fshatra e kanë parë edhe fuqinë tonë, dhe për këtë arsye, na është dashur të pajtohemi me shumë gjëra dhe m’u kthye sërish në PDK.

Si ju prisnin juve në oda dhe tubime të ndryshme të PDK-së, për fushatë elektorale në mbështjetje të Lladrovcit?

Naim Bazaj: Po, aty ku kam pasur simpatizantë më herët, na kanë pritur shumë mirë. Mund të them që fuqimisht PDK-së i është kthyer elektorati.

Për Lladrovcin keni thënë se Veseli e ka emëruar si kandidat me zarf dhe pa vendim të kryesisë së Drenasit. Ju madje edhe e keni krahasuar atë me Rankoviqin. A pendoheni për fjalët që i keni thënë?

Naim Bazaj:  Ai ka qenë një mllef i momentit. Është e vërtetë që i kam thënë se nuk po vepron mirë me propozimet që vijnë nga qendra. E mira është të pyetet gjithmonë populli se çfarë dëshiron. Nëse pranon populli, do të ishte i mirëseardhur gjithsecili. Por jo ashtu. Kemi pasur mospajtime në atë moment. Është e vërtetë që i kam thënë të gjitha ato që janë publikuar edhe në media.

Po tani, si i keni raportet me shefin tuaj, Veselin?

Naim Bazaj: Unë mirë i kam, ata që duan mire, zgjedhjet tjera vijnë shumë shpejt, kështu që besoj që mirë i kemi punët.

Duke u nisur nga raundi i parë i zgjedhjeve, në të cilin PDK-ja përveç se nuk fitoi, humbi shumë vota të simpatizantëve që i kishte në vitin 2013, a mendoni se ky subjekt do ta ketë të vështirë të fitojë edhe në komunat tjera?

Naim Bazaj:  Kjo ka qenë një test për PDK-në në nivel të Kosovës. Unë i falënderoj të gjithë qytetarët e Drenasit, që kanë dalë të qetë dhe kanë votuar pa imponime dhe zgjedhjet mund të quhen demokratike, sepse nuk është vjedhur dhe keqpërdorur asnjë votë dhe nuk ka asnjë vepër penale për të cilën është akuzuar dikush për këto zgjedhje. Kjo është për ti lavrdëruar qytetarët e Drenasit.

A do të kandidoni për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme lokale, edhe nëse sërish nuk ju kandidon PDK-ja?

Naim Bazaj:  Jemi në bisedime edhe z. Veseli dhe ma merr mendja që edhe PDK-ja, edhe Veseli do t’i pyesin edhe anëtarët e kryesisë, por edhe qytetarët e Drenasit dhe nuk do të ketë më propozime jashtë pëlqimit të qytetarëve të Drenasit.

Si asambleist i Kuvendit Komunal, cili është vlerësimi juaj për punën e ish-kryetarit Nexhat Demaku?

Naim Bazaj:  Kryetari i ri mund të shoh atë pasqyrën se çfarë është punuar deri më tani, por ne si asambleist, apo kryesues i Kuvendit, mundemi me i lavdëru për punën e bërë.

Cila do të ishte gjëja e parë që do të bënit, nëse do të zgjidheshit ju kryetar i Drenasit?

Naim Bazaj:  Punët e ekzekutvit dhe ato të legjislativit janë dy shtylla të ndara. Ne si legjislativ nuk mund t’i përzihemi në punë ekzekutivit. E drejtë e kryetarit është me i emëruar drejtorët, nëse dëshiron. Përndryshe, ai e ka të drejtën që brenda 10-15 ditëve t’i zgjedh ata. Kjo është kohë e shkurtër pasi janë në pyetje 10 muaj dhe mendoj, se s’mund të bëhen lëvizje kushedi sa meqë edhe buxheti ka kalur në Kuvendin Komunal, kështu që s’mund të bëhet mrekulli brenda këtyre muajve.

Për në fund, cili është Naim Bazaj, jashtë kuadrit politik?

Naim Bazaj:  Kohën e lirë zakonisht e kam të angazhuar nëpër takime me qytetarë të Drenasit, pasi gjithmonë kam qenë i afërt me ta, kam qenë mbështetës i tyre dhe më kanë përkrahur derisa unë ju kam ndihmuar. Kam menduar të jem gjithmonë siç thotë ajo fjala popullore “Një dorë në pushtet, një në milet”.

Sa jeni i përkushtuar ndaj familjes dhe si e kaloni kohën e lirë?

Naim Bazaj:  Si çdo prind mundohem të jem i përkushtuar. Unë të shoqen e kam të papunë, fëmijët i kam në studime, dy në shkollë të mesme dhe një në fakultet, kështu që duhet të jem më i afërt dhe besoj që jam. Unë nuk e humbas kohën sikur dikush që udhëton nëpër perëndim, pasi nuk i kemi ato kushte dhe nuk kemi për të bërë shpenzime të larta. Gjithmonë kohën e kaloj në fshat me familje dhe vëllezër.

A angazhoheni në punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë me gruan tuaj?

Naim Bazaj:  Po është e vërtetë kjo, bile kur kemi shumë mysafirë, shpesh i bëjmë punët me përgjysmë dhe i ndajmë me bashkëshorten.

A keni ndonjë pasion që i kushtoni rëndësi dhe kohë të veçantë?

Naim Bazaj:  Këto ditët e ftohta kam dëshirë që t’i kaloj në gjueti. Dal shpesh në gjueti, edhe pse së fundmi, për shkak të angazhimeve politike, nuk kam mundur që t’i përkushtohem këtij pasioni.

 

Ramiz Lladrovci jep betimin të enjten

Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci do të betohet këtë të enjte në postin për të parin e këtij qyteti.

Periskopi.com Lajme

 

“Komuna e Drenasit, fton mediat e shkruara dhe elektronike të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese në dhënien e betimit të Kryetarit të ri të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.  Betimi i Kryetarit të Komunës, do të bëhet me datën 29.12.2016 ( e enjte ) duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës ( objekti i ri i Komunës, kati përdhesë )”, thuhet në një njoftim për media të Komunës së Drenasit, transmeton Klan Kosova.

Behgjet Pacolli bëri premtim elektoral, Ramiz Lladrovci nuk ia lejon ndërtimin e fabrikës në Drenas

Periskopi.com Video

Krasniqi: Ramiz Lladrovci e ka një incizim të Adem Jasharit me të cilin e shantazhon Thaçin e Veselin

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, ka folur për një incizim të cilin e posedon Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Krasniqi, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se Lladrovci me atë video ka shantazhuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ai ka shantazhuar me një incizim të Adem Jasharit. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi. Raportet e tyre me familjen e Adem Jasharit unë i kam balancuar. Incizimi nuk e di që çfarë është, por nuk është në favor as të Kadriut as të Hashimit”, tha Krasniqi në Politikë.

Krasniqi ka thënë se Adem Jashari ka qenë i strehuar në shtëpinë e tij.

“Është një e vërtetë e madhe se formacioni i Adem Jasharit ka qëndruar më 31 dhjetor 1991. Unë isha i burgosur politik, shpija ime ishte shumë afër rrugës dhe mund të vinte Policia serbe. Isha me një numër të madh anëtarësh e nuk mund të fshihja atë grup. Por, kah mëngjesi i asaj nate, 1 janar 1992 ka shkuar në familjen e Shaban Shalës. Por, Ademi është kthyer dhe 5-7 ditë ka qëndruar në familjen time, veç ai”, tha Krasniqi.

Lladrovci: Do ta padisë Xhavit Drenorin dhe babain e tij

Xhavit Drenori bashkë me babain e tij shumë shpejt mund të përballen me një padi për shpifje.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi që kryetari i Drensit Ramiz Lladrovci ka në plan ta padisë atë për shpifje ndaj tij për kinse vjedhje të parave.

Lladrovci në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se akuza e Drenorit se Lladrovxi ka bajtur para me thasë është plotësisht e pa vërtët dhe se për këtë do të padisë Drenorin.

Djali i Ramiz Lladrovcit: Ata që po përqeshin babain janë vet analfabet

Djali i kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Lapidar Lladrovci ka reaguar ndaj përqeshjeve që po i bëhen babai të tij, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Ai në një reagim në faqen e tij në Facebook ka thënë se qytetarët që po bëjnë këto përqeshje janë vet analfabet, transmeton IndeksOnline.

Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook:

“Po i shoh disa qytetarë të dashur, të cilët po i cilësojnë politikanët tonë analfabet e të padijshëm dhe po qeshin me disa thënie demek “qesharake”.

Por po dalin vetë qesharakë e analfabetë sepse vetë ligji i Fizikës thotë se Fuqia = Forca × Shpejtësia. Pra Fuqia dhe Forca nuk janë një por rezultat i njëra tjetrës…Tani jo po na dalin rezultatet e PISA-së shumë të ulëta. Mjerët na për veten”, është reagimi i Lapidar Lladrovcit.

Lladrovci paralajmëron Limajn dhe Krasniqin: Flasim të hënën

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së Ramiz LLadrovci i ka ftuar qytetarët që të dielën t’i bashkohen vizionit të partisë së tij.

Periskopi.com Lajme

Ai thekson se drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj tij dhe familjes së tij. Mirëpo ai thotë se përgjigjen atyre do t’ua jap të hënën duke aluduar në fitoren tij pas së dielës. /Lajmi.net/

Ky është postimi i tij:

Qytetarë të dashur të Drenasit,

Ju ftoj që të dielën, më 18 dhjetor, ta shprehni vullnetin tuaj të lirë, të garantuar me kushtetutë.

Ftoj veçanërisht qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor në raundin e parë, që t’i bashkohen vizionit të PDK-së, ofertës më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, pa dallim.

Kohët e fundit, drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj meje dhe familjes sime. Mirëpo, duke bartur mbi vete një përgjegjësi dhe kontribut atdhetar, njëherësh duke mos dashur që argumentet që posedoj të ndikojnë negativisht në garën zgjedhore të kandidatit që pa faj ndodhet në këtë mes, përgjigjet adekuate do t’i jap të hënën.

Ramiz Lladrovci thotë se mospuna e Nexhat Demakut ia humbi disa vota

Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, e pranoi që mospuna e drejtuesve të komunës në mandatet e kaluara mund të ketë ndikuar në rënien që ai shënoi në raundin e parë të zgjedhjeve më 4 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

“Unë thash që nuk ka dal qytetari me votu ndoshta edhe pak te mospuna, sigurisht ka qenë edhe një mesazh një vërejtje ndaj Partisë Demokratike që në rast se nuk punoni ne edhe dimë mos me dal në zgjedhje”, tha Lladrovci.

Këtë deklaratë ai e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kundër kandidatin e tij, me të cilin shkoi në balotazh për kryetar të komunës.

Balotazhi për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë: Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor.

Lladrovci, homazhe te varri i Mujë Krasniqit

Ramiz Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës është përulur para varrit të komandantit të Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe të rënëve të tjerë të kësaj brigade, në 18 vjetorin e rënies së tyre.

Periskopi.com Lajme

“Do ta kujtoj përherë më respekt të veçantë luftën dhe heroizmin e tyre, të dëshmuar deri në pikën e fundit të gjakut”.

“Njëherit, ndihem përgjithmonë krenar për miqësinë, afërsinë dhe bashkëpunimin në veprimtarinë me familjet emblematike Krasniqit, të Çabiqit e Drenocit”.

“Kjo ditë kujtimi për heronjtë tanë bëhet edhe më emocionuese për faktin që ndër të rënët është edhe nipi im, Muhamet Dervishi, me të cilin në fillet e luftës sonë çlirimtare morëm pjesë bashkërisht në njërin prej aksioneve të parë kundër forcave okupatore serbe”.

“Lavdia u takon të rënëve, Mujës, Muhametit dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe shtetin tonë”!

“Neve na bie barra e përgjegjësisë që t’i sendërtojmë më tej idealet e tyre, duke punuar palodhshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Drenasit dhe të Kosovës”.

Ramizi premton metodën që mjeku të shkojë në shtëpitë e pacientëve

 Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, RamizLladrovci, sot ka shpalosur programin e tij për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Periskopi.com Lajme

 

Lladrovci ka treguar se me investimet kapitale në vitin e ardhshëm do të bëhet renovimi i Qendrës së Kujdesit Mjekësor Familjar në Drenas, ndërtimi i Qendrës Mjekësore Familjare në Komoran, renovimi i qendrave në Arllat e Gllanasellë, si dhe mirëmbajtja e shtatë ndërtesave ambulantive, përfshirë këtu edhe furnizimet me inventarë dhe pajisje mjekësore, transmeton Koha.net.

Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit ka thënë se në qeverisjen e tij pacienti do të jetë gjithmonë në fokus dhe mjeku do të shkojë te pacienti, jo anasjelltas.

“Objektiv i imi do të jetë gjithëpërfshirja në sistemin parësor shëndetësor, aktivizimi i plotë i punkteve të largëta shëndetësore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve në ambulanca”, ka thënë ai.

Lladrovci ka përsëritur premtimin e tij për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran, për të cilën ka thënë se do të punojë pandërprerë 24 orë.

“Do ta rrisim disiplinën në punë dhe po ashtu do ta rrisim edhe përqindjen e furnizimit me barna nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet planifikimit dhe shtimit të buxhetit për barna, pajisje dhe ndihma për trajtim mjekësor”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka përmendur edhe promovimin e mënyrës së të jetuarit shëndetshëm, duke përmirësuar kujdesin ndaj nënave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Lladrovci ka thënë se do të sigurojë kushte më të mira dhe transport për nxënësit me nevoja të veçanta, duke siguruar edhe mjete ndihmëse, por edhe informim të rregullt të qytetarëve për rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

“Në çdo hapësirë do të respektohen dhe zbatohen ligjet që promovojnë ruajtjen e shëndetit publik, në veçanti ligji kundër pirjes së duhanit. Ne po analizojmë edhe mënyra për uljen e kostos së shpenzimeve në mjekësinë familjare, qoftë përmes kursimeve apo edhe racionalizimit konstant të të mirave”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, RamizL ladrovci, ka thënë se do t’i mbështes edhe organizatat joqeveritare që promovojnë të ushqyerit dhe jetën e shëndetshme, por ai ka premtuar se do ta rris edhe funksionalitetin e këshillimoreve brenda institucioneve për të rinjtë kundër dukurive negative, si përdorimi i alkoolit, duhanit dhe substancave narkotike.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, sipas Lladrovcit, detyrat dhe obligimet e veta i kryen përmes shërbimeve sociale dhe kujdesit parësor shëndetësor, me rreth 200 punëtorë.

“Kujdesi social është i përqendruar te mbrojtja sociale e fëmijëve dhe të rinjve, te përkujdesja dhe mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror, atyre me nevoja të veçanta dhe me sjellje jo sociale. Por, edhe te mbrojtja e të moshuarve pa kujdes familjar dhe pa mjete për pagesë, në punë të kujdestarisë dhe të tjera”, ka thënë Lladrovci.

Sipas të dhënave zyrtare, Drenasi ka 1250 persona me aftësi të kufizuara, ku prej tyre janë 57 janë fëmijë dhe 1193 të rritur.

Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit ka thënë se në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Drenas gjatë një viti kalendarik kryhen mbi 250 mijë vizita mjekësore dhe ofrohen mbi 300 mijë shërbime mjekësore.

“Punon edhe materniteti me rreth 300 lindje në vit”, ka thënë ai.

Lladrovci ka treguar se investimet kapitale në kujdesin parësor shëndetësor gjatë vitit 2016 në Drenas kanë arritur në 150 mijë euro.