ramiz-krasniqi-foto-ridvan-slivova00-1381389116

Krasniqi: Nuk ua plotësova dëshirat

Trajneri Ramiz Krasniqi është përgjigjur ndaj deklaratës së drejtorit të KF Liriës, Mitat Muhameti.

Periskopi.com Sporti

Krasniqi është larguar nga klubi prizrenas pas mos marrveshjeve me drejtuesit e klubit, ku pas një konflikti fizik gjatë seancës stërvitore, ish trajneri i shumë skuadrave ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i klubit. Ai ka reaguar duke thënë se nuk ua ka plotësuar dëshirat dhe se dikujt i ka penguar puna e tij.

“Dua të sqaroj edhë një herë se dikujt i ka penguar puna ime, pasi nuk kam lejuar t’ua plotësojë dëshirat dikujt dikujt, siç janë mësuar ata me trajnerë tjerë, dhe t’ua inkuadrojë lojtarët e preferuar, të cilët nuk ishin në formë. Të gjithë i dinë principet e mia, nga të cilat nuk dalë. Unë nuk mund të ndryshojë. Deri në fund të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe 7 xhiro, ku pesë ndeshje i luajnë në shtëpi, pra gjithçka le të mbetet në ndërgjegjën e tyre”, deklaroi Krasniqi.

Ai po ashtu i është kundërpërgjigjur kryetarit të klubit prizrenas, Mirsad Qollaku, ku deklaroi se nuk do të marrin më trajnerë të shkollës së ish-Jugosllavisë.

“Sa i përket asaj deklaratës për trajnerët e ish Jugosllavisë, që paska thënë kryetari, le ta dinë të gjithë se si kam punuar unë. Në stërvitje kam pasur çdo herë dhjetëra tifoz, të cilët e dijnë se si kam punuar dhe që në fillim ju kam treguar se nuk lejoj ndokush të vije dhe të përzihet. Unë ia kujtoj kryetarit se jam ndër trajnerët më të mirë dhe bashkë me shtabin teknik gjatë kësaj kohe kemi bërë punë të mirë në Liri”, shtoi ish-trajneri i Prishtinës e Feronikelit. /Periskopi.com

ramiz-krasniqi-foto-ridvan-slivova00-1381389116

Ramiz Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të KF Lirisë

Trajneri i mirënjohur, Ramiz Krasniqi, ka vendosur për t’u larguar nga posti i trajnerit të KF Lirisë.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i shumë skuadravë kosovare këtë vendim e ka marrë pas konfliktit fizik me antarin e kryesisë të klubit, Mithat Muhameti. Lajmin e bëri të ditur vetë Krasniqi, pas seancës stërvitore ku është përshendetur me lojtarët e tij.

“Unë sot jam përshëndetur me skuadrën. Më ka thirrë kryetari i klubit në mbledhje nesër, por s’do të shkoj. Për 99% nuk do të jem më trajner i Lirisë”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.

KF Liria nën drejtimin e trajnerit Krasniqi këtë sezon është shumë më serioze dhe momentalisht gjindet në poztën e tretë në tabelë më 12 pikë. /Periskopi.com