ramiz-kelmendi

Prokuroria po e heton Ramiz Kelmendin, shkak mishi pa afat

Ramiz Kelmendit nuk po i ecën mbarë si zëvendës i Isa Mustafës. Nga dita kur është zgjedhur zëvendëskryeministër ai është vënë nën llupën e prokurorisë.

Periskopi.com Lajme

Gazeta Fjala, merr vesh se prokuroria e shtetit po e heton zëvendëskryeministrin, Ramiz Kelmendi për rrezikim të shëndetit të qytetarëve me mish pa afat.

Gjatë një kontrolli të policisë dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, para tri javësh i janë gjetur nga në rrjetin e marketeve ETC dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “Elkos”, 6 tonë mish pa afat, të cilit nuk i dihej as prejardhja.

Bastisja e ETC-së dhe Elkosit në Pejë, u bë pikërisht ditën kur Ramiz Kelmendi u vu në postin e zëvendëskryeministrit.

AUV pati thënë se lënda për këtë çështje do të procedohet në Gjykatë.

Të hënën zëdhënësi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka bërë të ditur për Gazetën Fjala, se është përcaktuar prokurori për këtë rast, dhe se janë duke u grumbulluar informatat, në mënyrë që të vlerësohet nëse ky rast është vepër penale apo jo.

“Ju njoftoj se e kemi caktuar një Prokuror i cili është duke mbledhur informatat e nevojshme për të vlerësuar se a është kryer ndonjë vepër penale, dhe nga kush është kryer”, ka potencuar ai.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Kelmendi, ka thënë për Gazetën Fjala se nuk ndihet përgjegjës për këtë rast duke thënë se kompania ka një zinxhir menaxhues dhe llogari duhet të japin menaxherët.

“Unë nuk ndihem përgjegjës juridikisht. Kompania i ka menaxherët”, ka thënë Kelmendi, duke shprehur mbështetje për prokurorinë që të hetoj rastin.

Institucionet fshehën rastin

Qytetarë të shumtë në vazhdimësi kanë raportuar për produkte të ndryshme pa afat dhe cilësi të dyshimtë në rrjetin e marketeve në pronësi të tashmë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendit.

Rasti i fundit për të cilin kanë filluar hetimet ishte mbajtur fshehtë nga organet e rendit.

Tek pas insistimit të Gazetës Fjala është bërë publike nga AUV se në bizneset e Kelmendit janë gjetur dhe asgjësuar produkte pa afat.

“Në “ETC” janë asgjësuar 500 kg mish pule, peshk dhe prodhime peshku, të cilat nuk i kanë përmbushë kushtet për konsum, kurse në “ELKOS”, në fshatin Zahaq të Pejës, janë gjetur 3100 kg mish gjedhi pa të dhëna mbi prejardhjen e mishit, kurse 3000 kg kanë qenë produkte të tjera të mishit si: salsiqe, sallama të pulës, suxhuk shtëpiak, mish i tymosur etj, të cilat kanë qenë të prishura”, pati thënë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV.

Për ta evituar rrezikun te qytetarët produktet e konfiskuara, janë asgjësuar në depononin e mbeturinave, në fshatin Sferkë të komunës së Pejës, në prani të zyrtarëve policor, pjesëmarrësve në aksion si dhe inspektorëve veterinar të AUV-së.

Ky nuk është rasti i vetëm kur qytetarëve u ofrohet në treg mish me prejardhje dhe afat të dyshimtë.

Më 4 tetor të këtij viti Dogana e Kosovës ka arritur që të bllokojë një sasi të madhe të mishit të ardhur nga Belgjika, i cili rezultoi të jetë pa afat. Sasia konfiskuar e mishit të gjedhit, e më pas edhe e asgjësuar, ka qenë rreth 20 ton, ndërsa kompania kosovare importuese dyshohet të jetë nga qyteti i Pejës.

Kosova rrezikohet nga mishi i prishur

Kosova shpesh është destinacion i mishit të prishur. Pas rastit të 6 mijë tonëve që u gjetën në ELKOS dhe ETC, në Kosovë rrezikohet të hyjë mish i cili ka qenë i ngrirë për 34 vite.

Se ekziston mundësia e depërtimit të këtij mishi në Kosovë, pohoi edhe Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai për Gazetën Fjala, ka thënë se grupet mafioze, gjendet gjithmonë një hap para inspektimit të ligjit, prandaj si gjithherë, edhe në këtë rast ekziston mundësia që mishi i prishur t’u servohet qytetarëve të Kosovës.

“Gjithmonë njerëzit e moralit të ulët, grupet mafioze, janë një hap para inspektimit të tregut dhe gjithmonë ka mundësi e rrezik që ai mall të hyjë në Kosovë. Ata që pretendonin ta fusin këtë mish, kanë mundur të jenë një hap prej AVUK-ut”./Gazeta Fjala

Delawie takohen me zëvendëskryeministrin që shet mish pa afat

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka vlerësuar lartë angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar ekonominë e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për marrjen e detyrës, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur Kosovën në të gjitha proceset./ Periskopi

 

Nehat Baftiu

Nehat Baftiu merr mandatin e deputetit në vend të Ramiz Kelmendit

Emërimi i Ramiz Kelmendit, si Zëvendëskryeministër i Kosovës, ditë më parë ka krijuar hapësirën e një deputeti të ri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

E sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bie që të jetë anesteziologu Nehat Baftiu.

Sipas rregullores 112 së KQZ kandidati i parë me më së shumti vota i asaj parti dhe i gjinisë së njëjtë me kandidatin e larguar ose kandidatin duhet të zëvendësohet.

“Nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të Subjektit Politik në emër të së cilës garoi anëtari. Nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër të ligjshëm me gjini të njëjtë nga lista e kandidatëve, nga kandidati i radhës i cili ka fituar numrin më të lartë të votave në listën e kandidatëve”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi që po i helmon qytetarët

Periskopi.com Lajme

Anita-Ramizi-Ramushi

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt ka dy fjalë për Ramiz Kelmendin

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se ka dhënë mbi gjysmë milion euro sa Haradinaj ishte në Hagë.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se Kelmendi nuk ja ka dhënë ato para Haradinajt por mbrojtjes së të vërtetës.

“O Ti Ramiz Kelmendi, nuk ia ke dhënë Haradinajt jo, ja ke dhënë mbrojtjes së një të vërtete që ty ta ka mundësuar me ardh me zhvillu biznes edhe sot me u krekos besa edhe me të shndërru me një ambicioz të paskrupullt”.

Bashkëshortja e liderit të AAK-së ka thënë se “Haradinaj sa për vete kurrë se kish pa as nuk e kish njoft Hagën, por ka besuar në diçka më madhore”.

“Ashtu si kanë besuar edhe shumë djem e vajza të Kosovës e që mendoj që kanë bërë mirë që  të gjithë ata djem e vajza nuk kanë besuar në ty por kanë besuar në një ideal e në një kauzë ku kemi gjetur shpëtimin të gjithë, përndryshe do të ishim veç disa “refugjatë” rrugëve të botës”, ka shkruar Muçaj- Haradinaj në Facebook.

Ramiz Kelmendi

Kelmendi thotë se ia dha gjysmë milion euro Haradinajt sa ishte në Hagë

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Shaip Muja, i cili pas largimit të Kelmendit nga partia e tij për në LDK ku edhe u emërua si zëvendëskryeministër, kishte thënë se Kelmendit i ka mbetur vetëm Lista Serbe.

Periskopi.com Lajme

“Muja nuk vendos për synimet e mia, ka të drejtë të vendosë për synimet e tij, në atë listë që përmend është një formë tentimi që këtu vlen një Kanun ose Ligj i pashkruara që nuk është obligativ për njerëzit intelektual”, tha Kelmendi në Klan Kosova

Ai ka thënë se me partinë më të madhe opozitare nuk i kanë vizionet e njëjta.

“Nuk vendosin tipat e tillë se kush do të jetë zëvendëskryeministër, dallimet e mia me Vetëvendosje janë shumë të mëdha, ata janë që të varfërojnë kapitalistët dhe të barazojnë me qytetarët e tjerë”.

Kurse për liderin e partisë së AAK-së, pjesë e të cilit ishte edhe vet, ka thënë se ka shumë respekt.

“Unë kam qenë pjesë e AAK-së deri në vitin 2014, është e ditur që mbështetja ime ndaj Haradinajt sa ka qenë në Gjykatën e Hagës, ka qenë diku gjysmë milioni euro. Haradinaj më është falënderuar dhe nuk jam fare pishman që e kam mbështet. Do ta mbështesja edhe sot”, tha ai

Kelmendi thotë se pretendimet që ka marrëdhënie tregtare me Serbinë janë gënjeshtra.

“Është gënjeshtër e vazhdueshme, është tendencë për të minimizuar aftësitë e mia, nuk jam as i dyti e as i dhjeti, ka shumë të tjerë para meje që janë në shërbim të politikave të ndryshme”.

“Ndikimi im ekonomik në Kosovë është i madh, ata që merren me çështjen e Serbisë janë të varfër. Në Serbi ka 90 % të firmave që janë privatizuar nga shtetet e perëndimit dhe të gjitha veprimet e mia ekonomike janë konform rregullave”

“Unë nuk jam person që punoj sipas qejfeve ose tekeve të partive të ndryshme politike”.

Ndonëse nuk ka potencuar emra, Kelmendi ka thënë se një këshilltar i partisë më të madhe opozitare ka qenë importues i mallrave të Serbisë.

“Këshilltari i lartë i Vetëvendosjes ka qenë importues i madh i produkteve të Serbisë, gjysma e tyre vajtojnë. Ka deklaruar edhe publikisht, këshilltari i lartë për çështje ekonomike ka importuar mallra nga Serbia përmes Maqedonisë”, tha Kelmendi.

Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi emërohet zv/kryeministër, dorëzon mandatin e deputetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendi në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa, po sot, Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës./ Periskopi

Ramiz Kelmendi dhe Gazmend Muhaxheri

Ramiz Kelmendi tash tregton lirshëm, kolegun e partisë e ka kryetar

Lajmin për aderimin zyrtar të deputetit të Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi  ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhet në postimin e deputetit Kelmendi.

Ditë me parë, tashmë ish-deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi në prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar përafrimin e tij me subjektin e LDK-së.