Apeli ende pa datën e seancës për Ramadan Mujën

Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.

Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.

 

Ramadan Muja fillon t’i lë amanetet

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka filluar të mendojë për amanetet, që do t’ia lë pasardhësit të tij. Ai tha se njëri ndër amanetet,për pasardhësin, do të jetë ndërtimi i objekteve me nga 30 banesa, për çdo vit për qytetarët e pastrehë.

Periskopi.com Lajme

“Pasardhësit tim do t’ia lë një amanet, që çdo vit të ndërtojë objekte me nga 30 banesa, në mënyrë që të harrohet zhargoni “nuk kam ku të strehohem”, tha ai.

Komuna e Prizrenit, sipas tij, vitin e kaluar ka ndarë 92 banesa për familjet e dëshmorëve, invalidë të luftës dhe familjet skamnore.

“Këtë vit janë edhe 94 banesa në proces të ndarjes për këto kategori”, tregoi ai.

Muja në një intervistë për RTV Besa, ka folur gjerësisht për investimet që ka bërë Komuna e Prizrenit, gjatë mandatit të tij.

Ai tha se si kryetar ka realizuar qindra projekte për qytetarët e Prizrenit.

“E meta e jonë ka qenë se nuk kemi promovuar si duhet punën tonë që kemi bërë “, tha Muja

Rrugët e nxjerrin Ramadan Mujën nga zgafella

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja sikur ka dal nga zgafella.

Periskopi.com Lajme

Të enjten ai ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, raporton Periskopi

Marrëveshja e bashkëpunimit është për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Prizrenit.

Me këtë marrëveshje parashihet që të ndërtohen disa rrugë të reja në fshatrat e kësaj komune.

Ministria e Infrastrukturës, në realizimin e asfaltimit të rrugëve përmes bashkëfinancimit, me komunën së Prizrenit do të bashkëfinancojë me 307 mijë euro./ Periskopi