hakerë

Në Kosovë do mblidhen hakerë nga gjithë rajoni për një garë kibernetike

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike, nën kujdesin e UBT-CERT, në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet një garë kibernetike ku pritet të marrin pjesë hakerë nga i gjithë rajoni.

Periskopi.com Lajme

Ky aktivitet është dy ditor, “Hack Day Kosova 2016”,  dhe pritet të  mbahet me  25-26 nëntor.

Sipas rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, në ditën e parë të këtij aktiviteti pritet të  provohet potenciali e hakerëve pjesëmarrës, të cilët do të testohen nëpërmjet infrastrukturës së bërë qëllimshëm me ndryshime.

Ndërsa në ditën e dytë do të shpallen fituesit e konkursit, të cilëve do t’u shpërndahen certifikata.

“Bashkohuni në Hack Day Kosova 2016 dhe testoni aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës! Hakerët e interesuarit mund t’i dërgojnë aplikimet e tyre me të dhëna si: emri, mbiemri, mosha dhe profesioni,  në postën elektronike [email protected] , deri të mërkurën më 23 nëntor, ora 18:00”, thuhet te njoftimi./ Periskopi

Hashim Thaçi dhe Boris Johnson

Johnson – Kosovës: Duhet bashkëpunim ndërfqinjësor në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon.

“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.

“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë./Periskopi