Hidajet Bytyqi

Lirohet xhaxhai që rrahu mbesën e mitur në Rahovec

Për shkak të gjendjes shëndetësore është liruar nga ndalimi policor H.B., i cili kishte rrahur mbesën e tij të mitur pranë shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Ndaj tij, Gjykata ka vendosur masën e urdhrit mbrojtës.

Personi me inicialet H.B., sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, është liruar nga ndalimi policor, ndërsa gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.

Xhaxhai i 16-vjeçes nga Ratkoci i Rahovecit ishte në ndalim policor pasi kishte rrahur në mënyrë brutale mbesën e tij në afërsi të shkollës “12 Maji”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se personi në fjalë është liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa në seancën gjyqësore për këtë rast ndaj tij është shqiptuar masa e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës është masa e cila shqiptohet në rastet e dhunës në familje dhe nënkupton që kryesi i veprës nuk guxon t’i afrohet viktimës ose guxon vetëm në masën e përcaktuar nga gjykata.

Mbi bazën e provave të paraqitura, lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur direkt apo indirekt sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur të enjten para shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

Viktima e dhunës ishte nxënëse e kësaj shkolle.

Hidajet Bytyqi

Xhaxhai që rrahu të miturën në Rahovec e pranoi fajësinë, Gjykata lëshoi vendimin

E mitura Sh.B. nga fshati Denjë i Rahovecit është përballur edhe një herë me xhaxhin e saj i cili ushtroi dhunë fizike ndaj saj, para katër dite, në afërsi të shkollës “12 maji” në fshatin Ratkoc.

Periskopi.com Lajme

E mitura në Gjykatë ishte nën shoqërimin e prindërve, mbrojtësit të viktimave për regjionin e Gjakovës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale.

E pyetur në prezencë të prindërve vetë e mitura nuk ka dashur të flas për televizionin, raporton Klan Kosova.  Njëjtë edhe prindërit e saj.

Derisa po analizohej çështja nga gjykatësi, ai që deshi të fliste ishte xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ai i cili e rrahu mbesën.

Ai tha se gjithmonë e ka dashtë shumë mbesën e tij, madje më së shumti nga gjithë fëmijët e vëllait. Beson se meqë e donte shumë edhe u hidhërua shumë me të.

Ai pranoi fajësinë në Gjykatë.

“Jetoj në Gjermani, i di Ligjet. Nuk duhet dhunë. Ka ndodh ajo që ka ndodh në afekt. E ndjejë vetën fajtor se nuk kam mundur të kontrolloj vetën në atë moment. Por, jam i gëzuar që nuk e kam lënduar dhe që prapë flasim dhe një familje”, tha ai.

Por, ai thotë se realiteti nuk është siç shihet në video.

“Vajza është rrëzuar nga frika, edhe pse duket sikur e kemi alivanosur ne. As lëndime nuk ka pas”, thotë Hidajet Bytyqi.

Pas një orë e gjysmë u bë publik vendimi i Gjykatës.

Me kërkesë të të miturës Gjykata ka lëshuar urdhër për mbrojtje ndaj saj.

Hidajet Bytyqi për një vit nuk ka të drejt të ushtrojë asnjë lloj dhune, fyejë, nënçmime, kërcënime fizike.

Nuk ka të drejtë ta ndalojë që të shkojë në shkollë dhe nuk i lejohet të cenojë lëvizjen e saj të lirë.

Gjykatësi që e pati rastin tha se vajza nuk e dha të njëjtën deklaratë si në Polici si në Gjykatë.

Tash e tutje Policia do të përcjell nëse vendimi i Gjykatës po zbatohet. e nëse ndonjë nga ndalesa shkelet ndaj Bytyqit fillon procedura e ndjekjes penale./ Periskopi

Marsh kundër dhunës, i bashkohet edhe ministrja e Drejtësisë

Periskopi.com Video
Xhafer Bytyqi

Xhaxhai i 16-vjeçares akuzon mediat, thotë se në ditën e dhunës e gjithë familja jetoi në harmoni

Xhaxhi iu të miturës që u rrah brutalisht, Xhafer Bytyqi, e që është edhe mësues në shkollën ku ajo ndiqte mësimin, ka shkruar një reagim të gjatë në lidhje me ngjarjen e fundit.

Periskopi.com Lajme

Duke kritikuar mediat për atë që kanë raportuar, kur thonë se ai është i përfshirë, ai sikur nuk e kupton që edhe mosdënimi i dhunës është përshfirje, aq më shumë ku je ‘edukues’ dhe asambleist.

Përveç tjerash, duke thënë se askush nuk është treguar korrekt, atij sikur i ka ikur një detaj. Teksa nëna e vajzës deklaroi një ditë më parë se ajo i dërgoi ta merrnin vajzën pranë shkollës, Xhaferi deklaron se është ai që i ka thirrur ‘burrat’ në telefon.

Madje, edhe më keq, ai thotë se pas asaj dhune, atë natë e gjithë familja as që e kanë diskutuar për atë që ka ndodhur.

Përmend se si Policia tha se nuk ka gjetur shenja dhune, por nuk përmend faktin se Policia e morën në pyetje vajzën disa ditë më vonë, vetëm kur u publiku në media.  Ai thirret në deklarimet e policisë, të cilët kanë thënë se vajzës nuk iu gjetën shenja dhune.

 

Ja postimi i tij i plotë ku shpjegon gjithçka:

 

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK, POLITIZIMI I NGJARJES DHE E VËRTETA NË ÇËSHTJEN E MBESËS TIME SHKURTE A. BYTYQI

Gjithmonë kam qenë person që gjërat-zhvillimet e mira i kam ndarë me miq e shokë kurse të këqijat jam munduar ti përballoj vetë bile edhe të marr barrë nga të këqijat që ju kanë ndodhur të dashurve të mi.

Pas ngjarjes së ndodhur në familjen time, publikimit dhe hyrjes në institucionet shtetërore, keinterpretimit dhe politizimit nga portalet dhe mediet televizive, pas shqetësimit të miqve dhe dashamirëve të mi, disa prej të cilëve më kontaktuan drejtpërdrejtë e disa e shprehën shqetësimin e tyre në mënyrën e vet, këtë ngjarje po e ndaj publikisht me ju. Njëkohësisht i falenderoj të gjithë ata që e përjetuan me shqetësim këtë ngjarje dhe e ndanë brengën me mua dhe familjen time.

Gjithmonë e kam thënë me krenari se kam qenë nxënësi më i keq në familje edhepse kam qenë nxënës i shkëlqyeshëm. Këtë e dijnë dhe mund ta konfirmojnë mësuesit e mi, profesorët e shkollës së mesme, profesorët universitar të nivelit bazik dhe MASTER.

Në 13 gjenerata nxënësish me të cilët kam punuar deri tani, rerspektin dhe falenderimin e tyre e ndjej çdo ditë nga sjellja dhe respekti i tyre ndaj meje, me ndershmërinë më të madhe dhe më rezultate të larta e kanë përfunduar shkollën e mesme, aty ku punoj unë, 5 mbesa dhe një nip. Nipi është para diplomimit në fakultetin e gjeodezisë, njëra mbesë është para diplomimit të masterit të ekonomisë, një tjetër ka diplomuar në ekonomi, një tjetër vazhdon studimet, dy të tjera, të shkëlqyeshme në të mesmen, pritet të fillojnë studimet.

E VËRTETA MBI NGJARJEN

Fillimisht dua të shpreh krenarinë time për faktin se në familjen dhe në lagjen time devijantët dallohen si delet e zeza. Gjithmonë kemi qenë njerëz me prirje për arsimim, kulturë, moral të pastër dhe punëtor.

Shkurta është fëmija i parë në familjen time që nuk ka treguar interesimin dhe vëmendjen e nevojshme për mësim dhe shkollim edhepse nuk i mungon intelegjenca e nevojshme. Ajo, si e vogël, disa muaj u përball me një sëmundje pas të cilës filloi të përkdhelej më shumë se sa duhet nga familjarët. Këtë përkëdhelje e kam kritikuar që atëherë.

Duke u ndjerë e përkëdhelur, Shkurta që nga klasa e shtatë filloi të jepte sinjale devijante megjithatë, përveç përpjekjeve shumë njerëzore dhe edukative nga të gjithë anëtarët e familjes, asnjëherë nuk është përballuar me as më të voglën situatë të dhunshme.

Me kalimin, në nivelin e mesëm të shkollimit Shkurta u ndje më e pavarësuar nga familja duke u dhënë pas argëtimeve më shokë e shoqe pavarësisht faktit që unë isha xhaxhai dhe njëri ndër profesorët e sajë. Dhjetëra herë, me forma të ndryshme edukative, u përpoqa që ta orientoj në rrugë të drejtë edukativo-arsimore. Fatkeqësisht të gjitha përpjekjet e mia ashtu si edhe të tërë familjes rezultuan të pasuksesshme.

Klasën e dhjetë e kaloi me nota minimale pozitive, disa prej të cilave jomeritore pasi që disa kolegë të mi e kishin notuar pozitivisht jo për shkak të ndërhyrjes time por për shkak të respektit që kanë ndaj meje. Me fillimin e klasës së njëmbëdhjetë Shkurta vazhdoi të devijojë në nivele të papranueshme për familjen time. Gjatë një muaji e gjysmë ka prezentuar në më pak se 20 orë mësimore. Tërë kohën e ka kaluar në dy kafiteritë afër shkollës. Ndërkohë e ka humbur respektin edhe ndaj meje duke kaluar në atë nivel sa edhe me prezencën time në shkollë por edhe në orët mësimore që kishte me mua, të mungojë dhe të dëfrehet nëpër lokale. Gradualisht filloi përdorimin edhe të pijeve alkoolike. Disa profesorë e konfirmuan se në orët e tyre ka shkuar në gjendje të dehur. Të shtunën e kaluar, më 8 tetor, policia na lajmëroi se dyshohet se Shkurta është përfshirë në një skandal në lokalin poshtë shkollës ky ishte përfshirë në një ndejë më pije alkoolike dhe me dyshimin se dikush i kishte hudhur substanca të ndaluara në pije.

Të gjitha këto situata i duskutuam e pleqëruam me familjen e gjërë. Erdhëm në përfundim se shkurta nuk është e interesuar për mësim. Bisedova me Shkurtën rreth një orë dhe i thash se ka dy rrugë; ose të bënte kthesë në rrugën e duhur ose ta ndërpresë mësimin sepse familja jonë nuk duron gjëra të tilla. Më premtoi se nuk do të bëjë mungesa, nuk do të dal në kafiteri, do të distancohet nga shoqëria e keqe dhe do të merr nota meritore.

Nga e hëna deri të mërkurën iu përmbajtë premtimit. Të enjten në mëngjes vëllai i madh Ajeti, babai i Shkurtës, më tha që t’ia ndërpresë shkollimin pasi ai nuk kishte kohë të merrej me atë punë. Unë ia tregova premtimin që më kishtë dhënë Shkurta dhe i thash se nëse do ta mbante premtimin unë do ta përkrahi në rrugën e shkollimit, nëse devijon prap, sipas pajtueshmërisë edhe të Shkurtës do ti ndërpritet shkollimi. Një orë më vonë vëllai tjetër Hidajeti më lutet ti tregoj nëse Shkurta del në lokale me arsyetimin se ajo po e gënjen duke i thënë se nuk po del në lokale. Afër orës 15 shkova në shkollë, pyeta për Shkurtën. Më thanë se në orën e parë ka qenë në lokal e edhe tani në orën e tretë është në lokal.

E thirra nipin tim Shabanin. I thashë që ta merr dajën Hidajet dhe të vijnë ta marrin Shkurtën në lokal dhe ta qojnë në shtëpi. Më tha;- Jo se daja është i nervozuar me të dhe mos po e rrahë. U pajtova. Shkova në lokal, e mora Shkurtën dhe e dërgova në shkollë. I thash se jemi marr vesh se nëse ju kthehesh lokaleve duhet ta ndërpresësh shkollimin? Më pohoi me kokë. I thash që ta merrte çantën dhe të shkonte në shtëpi. Fatkeqësisht ajo prapë kishte shkuar në lokal.

Hidajeti kishte marr dy nipa të klasës së nëntë për ti qerasur me pije në Ratkoc. Ndërkohë kishin vendosur që të shkonin në lokal ku i kishin thënë se rrin Shkurta. Me të hyrë takohet me të. I thotë që të shkojë në shtëpi me të. Ajo e refuzon duke kërkuar që të qëndrojë në lokal deri sa të vijë autobusi dhe do të kthehej me autobus. Pas një konflikti verbal Hidajeti, pavarësisht vullnetit të tij e godet me shuplakë pas së cilës Shkurta rrëzohet në tokë. Më shumë nga tentimi për t’iu shmangur goditjeve tjera se sa nga forca goditëse. Ai, i nervozuar e godet disa herë me shqelm, megjithatë duke mos tentuar ta dëmtojë. Edhepse në videoregjistrim rrafja duket mjaft mizore, këtë që e them unë e arsyeton fakti se Shkurta nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ato goditje dhe nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

Njëri nga nipat ishte vëllai i Shkurtës. Ata nuk kan marr pjesë në rrafje siç raportojnë mediat. Ata vetëm e ndihmojnë Hidajetin që ta fusin në makinë Shkurtën.

Gjatë kësaj kohe unë isha në orë mësimore. Ndërkohë vjen një nxënëse dhe më lajmëron për ngjarjen. Dola me shpejtësi por derisa dola e pashë makinën tek shkonte në shtëpi.

Pasdarken e kaluam bashkë e tërë familja. As që u bisedua për këtë rast derisa nuk u publikua në portale videoregjistrimi për të dhënë efektin që tashmë dihet publikisht.

Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë.

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK DHE POLITIZIMI I NGJARJES

Populli thotë;- Jepi pushtet të tregon se kush është. Tek ne, në fshat thuhet;- Traktorin shtine-fute në lavër-lëvrim, ja qet harpallakun – i shihet forca. Unë mendoj se ne kur përballemi me vështirësi tregojmë se kush dhe çka jemi.

Me tu publikuar videoregjistrimi disa portale filluan të shpërndanin lajme të trilluara, pa u marrë seriozisht me ngjarjen por duke u bazuar në thashetheme. Disa theksuan emrin tim edhe si ushtrues i dhunës mbi Shkurtën. Kishin intervistuar drejtorin e shkollës “12 Maji” i cili u kishte thënë se shkurtën e ka rrahur “xhaxhai i sajë” duke menduar për vëllaun tim Hidajetin, gjithashtu u kishte thënë se “xhaxhai i Shkurtës” është profesor në shkollën tonë. Gazetarët nuk kanë kuptuar që bëhet fjalë për dy persona. Njëkohësishtë thanë se unë nuk kam pranuar të deklarohem rreth ngjarjes.

Me përgjegjësi të plotë morale e njerëzore e theksoj se asnjë medie apo portal nuk ka kërkuar nga unë asnjë prononcim edhepse kanë pasur mundësi kontaktimi. E për të mos u mjaftuar me joprofesionizmin e treguar disa portale edhe e politizuan ngjarjen siç është rasti i portaleve PERISKOPI dhe RAHOVECPRESS të cilët duke e dhënë fotografinë time raportuan se;- “Asambleisti i PDK-së i përfshirë në dhunën ndaj mbesës së tij të mitur”.

Unë e kuptoj se këto portale janë krijuar për qëllime politike e jo për qëllime profesionale prandaj nuk do të më qudiste fakti i ndonjë keqinterpretimi të vogël por të tentoshë ta invollvoshë dikë në vepër penale sidomos në këtë rast kur ka videoregjistrim dhe gjërat duken qartë.

Portalin periskopi nuk di kush e udhëheq por portali RAHOVECPRESS, duke qenë portal i Rahovecit e duke e ditur se disa prej tyre e kanë edhe personalisht numrin tim të telefonit, raportuan disa herë rreth ngjarjes e nuk morën angazhim që njëherë të kontaktojnë me mua. E di që ky portal është mbështetës i AAK-së dhe se i pengojnë njerëzit e suksesshëm të PDK-së por nuk kam çfarë t’ju bëj. Derisa të arrijë të qëndrojë vertikalisht, të kam vullnet dhe mundësi të jap kontribut për bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit e mi, do të vazhdoj pa hamendje. Derisa mund të jap kontribut, padyshim që do ta kam edhe përkrahjen e tyre për të qenë përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Ata nuk më gjykojnë nga shkrimet e portaleve por nga veprimet e mia prandaj i falenderoj të gjithë ata që besojnë tek unë, tek vullneti im dhe tek puna ime.

Në mua, mund të ankohen vetëm familja ime kohën e të cilëve po “e vjedhi” për t’ua kushtuar bashkëqytetarëve të mi. Fatmirësisht ata, familja ime, më përkrahin dhe janë motivimi im për të vazhduar në jetën publike.

Sinqerisht

Xhafer Bytyqi / anëtar i Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe profesor në shkollën “12 Maji”

Teuta Gashi

Rrahja deri në alivanosje s’qenka dhunë!

Qëlloi të ishte vajzë. Mund të ishte edhe djalë. Madje është e mitur. E njohin të gjithë, Rahoveci është vend i vogël.

Teuta GASHI Opinione

Teuta GASHI

Traumat që ajo ka marrë do e përcjellin gjithë jetën. Në gjendje të tillë, mund të bëhet nënë,  askush nuk do e pyet si ndihet,  në atë gjendje do të rrisë breza të rinj.

Krejt kjo, sepse meshkujt te ne e shohin veten si pronarë.  Kuptojeni. Nuk jeni. Ajo ka po aq të drejta sikurse secili. Pa dallim gjinie.

Por, çfarë po ndodh me shoqërinë tonë? A do të kthjellemi ndonjëherë?

Drejtori i shkollës ku ajo ndiqte mësimet tha se mori thjeshtë disa shuplaka dhe jashtë objektit, policia pa videot deri në alivanosjen e saj dhe tha se nuk kishte shenja dhune. Tmerr.

Ku janë Qendrat Sociale? Mendoni se nëse e merrni në pyetje thotë ‘PO, nuk dua të jetojë me atë familje’. Gaboheni.

Nëse ajo do guxonte këtë, sepse nuk është rritur në atë frymë që të merr guximin, as që do i ndodhte ajo që i ndodhi.

Mos i fajësoni shokët dhe shoqet që xhiruan dhe nuk reaguan. Ju a do e bënit?

Atë e rrahën tre persona, policia thotë se vetëm njërin e kanë në mbajtje.

Edhe nëna e saj mori përgjegjësinë. Tha se ajo vet i dërgoi xhaxhallarët e vajzës për ta marrë te një kafene pranë shkollës, qoftë edhe me dhunë.

Një nga xhaxhallarët është asambleist i PDK-së në këtë Komunë.

Mendoni se nëna do donte të ushtronte dhunë mbi vajzën? Nëse PO, është problem i sistemit që edhe ajo u mësua njëlloj, e kaloi jetën në dhunë.

E nëse JO, prapë problem i sistemit, që nuk ia shpjeguan që nëse vajza nuk i shkonte në shkollë, nëna duhet ta dërgonte gjithkund tjetër, te psikologu, apo kudo tjetër, e jo t’i niste disa bisha për të ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhunën mos e arsyetoni.

Vetëm po tregoni që të tillë jeni edhe vetë. Duhet reaguar. Nesër njëlloj do ju ndodh edhe juve, apo fëmijëve tuaj.

Dhuna nuk sjell asgjë të mirë. Gjeni mënyra tjera, tash secili është i shkolluar.

Kjo 16 vjeçare është vetëm një nga qindra raste në Kosovë. Ngriteni zërin. Kundërshtojeni dhunën.

Rrisni breza të shëndoshë!

 

 

Dhune ne Rahovec

Nesër protestohet në Prishtinë, kundër dhunës ndaj të miturës nga Rahoveci

Nesër në ora 12:00 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, do të protestohet për rastin e vajzës në Komunën e Rahovecit, e cila u rrah nga xhaxhai i saj brutalisht në shkollë.

Periskopi.com Uncategorized

Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj, raporton Periskopi

Grupi që po shpërndan njoftimin thonë se nuk arsyetohet dhuna.

“E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndaj lajmin. Organizator është ndërgjegjja qytetare!”, shkruajnë ata që po e kundërshtojnë këtë dhunë.

Nesër fillohet me marsh, të hënën në orën 12:00 vazhdojmë me protesta, të organizuara nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës; që kanë qëllim t’i kundërpërgjigjen normave të patriarkatit, dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave./Periskopi

 

Xhafer Bytyqi

Nxënësit në Rahovec solidarizohen me shoqen e tyre, kanë frikë nga axha i saj (Foto)

Nxënësit e shkollës "12 maji" në Ratkoc të Rahovecit solidarizohen me shoqen e tyre.

Periskopi.com Lajme

Përmes disa fotografive në grupin e kësaj shkolle, ata i thonë se do i qëndrojnë pranë. Kundërshtojnë dhunën, veçanërisht ndaj gjinisë femërore.

Vajza 16 – vjeçare u rrahë brutalisht nga familjarët e saj me shqelma deri në alivanosje, tashmë ka marr solidarizimin e nxënësve të shkollës, por ata po ndihen të frikësuar ta bëjnë këtë me emër të tyre, ngase axha i viktimës, Xhafer Bytyqi, punon arsimtar në këtë shkollë, raporton Periskopi

Ndërkohë, ky i fundit, ka reaguar ndaj mediave që e kanë përmendur se ai është i përfshirë në këtë rrahje, duke thënë se kur ai ka dal nga mësimi, e ka parë veturën teksa ka shkuar.

Por nuk ka reaguar ende kundër dhunës që ia shkaktuan mbesës, duke u rreshtuar kështu krahë atyre që edhe fizikisht e maltretuan vajzën./ Periksopi

Xhafer Bytyqi

Xhafer Bytyqi

Asambleisti i PDK-së i përfshirë në dhunën ndaj mbesës së tij të mitur (Foto)

Tre burra rrahën me gjithë forcën e tyre një të mitur në Rahovec. Rrahja u bë nga familjarët e saj.

Periskopi.com Lajme

Videoja që po qarkullon shihet se ata e rrahën me shqelma deri në alivanosje.

I përfshirë në këtë dhunë është edhe axha i viktimës, Xhafer Bytyqi, që është asambleist i PDK -së në Komunën e Rahovecit.

Ai gjatë ditës nuk deshi që të fliste për këtë çështje.

Madje ai punon edhe vet si arsimtar në shkollën ku mësonte mbesa e tij.

Lajmi që mori dhenë shumë shpejt, tashmë po i ngarkohet si rast nënë të së bijës.

Ajo ka pranuar se i dërgoi axhallarët e vajzës që ta marrin te shkolla ngase ajo nuk po qëndronte në orët mësimore.

“Vet ju thash shkoni merreni. Edhe nëse e kanë rre unë kam faj krejt se unë ju thash që e gjeni në kafe merreni edhe silleni në shtëpi”, ka thënë ajo.

Rasti nuk përfundon me kaq. Jo vetëm nëna po i shfajëson ata për dhunë.

Rreshterja Lirije Podrimaj-Beqiraj ka thënë se Policia e Rahovecit menjëherë ka marr të gjitha masat e duhura, dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili për momentin me urdhër të Prokurorit të Shtetit i mbahet në ndalim policor.

“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, te e njëjta nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime trupore”, tha ajo./ Periskopi

14355545_1206489989373006_8386121237338002704_n 14680750_1226411120714226_5550561648673153288_n

Dhune ne Rahovec

Skandaloze: Në Rahovec familjarët ushtrojnë dhunë mbi vajzën, madje para shkollës së saj (Video)

Dhuna ndaj fëmijëve e posaçërisht dhuna ndaj gjinisë femrore është dukuri shqetësuese që po merr përmasa shqetësuese.

Periskopi.com Lajme

Vajza Sh.B. (Emri i njohur në redaksi) nxënëse e shkollës së mesme “12 Maji” është rrahur mizorisht me shkelma nga disa persona që mendohet se kanë qenë familjarë të saj.

Dhuna ka ndodhur përballë shkollës së Mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit në prani të nxënësve dhe kalimtarëve të tjerë të cilët e kanë parë më sy këtë dhunë.

Nuk dihen motivet e kësaj dhune të shfrenuar por siç shihet në këtë video, në këtë dhunë kanë marrë pjesë disa persona të prirë nga një familjarë i saj që mendohet se është xhaxha i saj.

Personat që ushtrojnë dhunë janë nga fshati Dejnë i komunës së Rahovecit.

 

Një lexues i Botapress-it e ka xhiruar këtë dhunë dhe i ka dërguar redaksisë këtë video trishtuese.

Siç mund të dëgjoni edhe në video nxënësit kanë qenë të tmerruar nga ajo që kanë parë se çka po i ndodh shoqes së tyre.

Komuna e Rahovecit

Ish-zyrtari i Rahovecit burgoset për keqpërdorim seksual të të miturës

Ish-zyrtari i Komunës së Rahovecit, S.K., është dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorim seksual të një personi nën moshën 16-vjeçare.

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit ka dënuar me 3 vjet heqje lirie ish-drejtorin për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Rahovecit, S.K., i cili akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16-vjeçare.

Në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com të Gjykatës Themelore të Gjakovës të datës 29 prill 2016, S.K. ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

Ndaj këtij aktgjykimi ishte ankuar mbrojtja e të akuzuarit.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se aprovohet ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, duke ndryshuar më pas aktgjykimin e Gjykatës Themelore përkitazi me vendimin për dënim.

“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit S.K. ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë i datës 29.04.2016, përkitazi me vendimin për dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin S.K. për veprën penale – keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, nga neni 235 par. 1 pika 1.1 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor, e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej tri vitesh, të cilin dënim do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.08.2015 e tutje, thuhet po ashtu në aktgjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës i akuzuari kishte pasur disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

“Sepse në kohën e pacaktuar të muajit qershor 2015 e gjerë më 12.08.2015, i akuzuari me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, pikërisht me të dëmtuarën – të miturën NN ka kryer marrëdhënie seksuale, në atë mënyrë që të njëjtën i akuzuari gjithherë e ka marrë me veturën zyrtare të K.K. Rahovec, duke e dërguar në Rahovec, respektivisht në një rrugë malore në dalje te Rahovecit, në një rrugë me vreshta dhe me të ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale, e që për këto shërbime seksuale i akuzuari të dëmtuarës i ka dhënë të holla nga 30 euro deri në 50 euro, si dhe një telefon të mençur të tipit “Lenovo”, gjersa i njëjti më 14.08.2015 është arrestuar nga Policia”, thuhet në aktakuzë.