11-shja më e mirë e Premier Ligës sipas Goal.com

Periskopi.com Sporti

8 lojtarë të Manchester Cityt, një i Liverpoolit, një i Burnleyt dhe një i Manchester Unitedit përbëjnë 11-shen më të mirë në Premier Ligë deri tash – sipas Goal.com

Tabloidi i njohur Goal.com ka zgjedhur 11-shen më të mirë në Premier Ligë deri tash. Dhe, jobefasisht kjo 11-she është e mbushur me lojtarë të Manchester Cityt. Madje, mund të thuhet që befasi është mos-përfshirja e tre lojtarëve tjerë, të cilët janë nga ekipet e tjera që poashtu kanë impresionuar deri në këtë fazë.

Portjeri më i mirë në Ligë, është zgjedhur David De Gea. Portjeri spanjoll ka bërë pritje të jashtëzakonshme, pa të cilat pozita e dytë në të cilën ndodhet United aktualisht do të ishte vetëm një e pamundur. Ai në ndeshjen e fituar me Arsenalin i bëri 14 pritje, 3 nga të cilat ishin vendimtare për të mos e lënë skuadrën nga Londra që t’iu rrëmbente fitoren nga dora.

Mbrojtësi i krahut të djahtë më i mirë, është zgjedhur Kyle Walker. Lojtari i Cityt ka lënë shumë kritikë të tij gojëhapur me paraqitjet fenomanele për ekipin e Guardiolas. Kur u transferua për një shifër të pabesueshme prej 50 milionë eurosh, Gary Lineker, komentuesi më i paguar në ishull tha me ironi “Imagjinoni sa do të kushtonte Walker, sikur të dinte edhe të krosonte”. Por në fakt, ky ironizim i ish-legjendës angleze është hedhur poshtë nga reprezenzuesi i Tre Luanëve.

Mbrojtës i krahut të majtë në këtë formacion është… Fabian Delph. Mesfushori i kthyer në mbrojtës krahu, poashtu ka qenë mjaft solid deri në këtë fazë duke u kthyer në një pikë të nxehtë diskutimi mes komentuesve. Disa besojnë – transmeton Periskopi – që forma e tij e mirë është përçuar nga forma e mirë e gjithë skuadrës, ndërsa të tjerë i japin kredite atij vetë për arritjet e këtij sezoni. Megjithatë është e vështirë të besohet që Delph do të përfshihet në kombëtaren e Anglisë në atë rol.

Dyshja mbrojtëse në qendër është mjaft e çuditshme. James Tarkowski dhe Nicolas Otamendi. Lojtari i Burnleyt, që vitin e kaluar ishte zëvendësues i Michael Keane, ka qenë i pakapërcyeshëm dhe vendimtar në paraqitjet e tij për skuadrën e Sean Dyche. Tarkowski e eklipsoi edhe mbrojtësin e shumë-lëvduar Ben Mee, i cili kërkohej nga disa skuadra më të mëdha të Ligës. Otamendi bëri disa gabime, dhe në fakt nuk kishte shumë për të bërë, por sidoqoftë vlen të kreditohet për soliditetin e tij.

Mesfusha është treshe. Dhe të tre lojtarët, me plot të drejtë, janë të liderit Manchester City. Kjo skuadër ishte tmerrësisht dominuese ndaj të tjerave, dhe arriti të bëj atë që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte bërë asnjëherë në historinë e këtij kampionati. Fitoi 16 ndeshje radhazi, shumicën e të cilave me diferencë të madhe. Meritat për këtë formë i ka mesfusha shumë kreative. Fernandinho, është vendosur si mesfushor shkatërrues ndërsa dyshja krijuese është David Silva dhe Kevin De Bruyne.

Në sulm janë tre futbollistë, por asnjëri prej tyre nuk është sulmues tipik. Bomberi i Liverpoolit, Mo Salah nuk mund të mungonte në formacion duke qenë golshënuesi më i mirë i ligës. Por, të kombinuar me të janë edhe dyshja fantastike e Cityt, Raheem Sterling dhe Leroy Sane. /Periskopi

 

Sterling u largua nga Liverpool për një shkak

Ylli anglez, Raheem Sterling, u transferua nga Liverpool për në Manchester City në verën e vitit 2015.

Periskopi.com Sporti

Ai në sezonin e parë nuk arriti të përmbushë objektivat e tij dhe nuk i bëri performancat që ishte pritur. Por me ardhjen e Guardiolës ai po shkëlqen ku është duke u shëndërruar një nga të pa prekshmit e tranjerit spanjoll. Anësori i City ka treguar arsyejen pse është larguar nga ‘the reds’ duke thënë se Manchester City ka lojtar të klasit botëror.

”Arsyeja e largimit tim nga Liverpooli ishte që të luaja me këta lojtarë në Manchester City si Aguero, Silva, Toure e të tjerë”.

”Për mua që ta zhvillojë lojën time të luajë me më të mirët është mrekulli dhe kjo është arsyeja e ardhjes sime këtu”, zbuloi Sterling. /Periskopi.com

Guardiola: Sterling lojtar fantastik

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thurur elozhe për talentin anglez të ‘qytetarëve’, Raheem Sterling.

Strategu katalanas thotë se Sterling është një lojtar fantastik, dhe se klubi nga Etihad Stadium ka bërë mirë që e ka transferuar atë në vitin e kaluar.

“Sterling ka shumë cilësi, ai është i shpejtë dhe ka etikë të mirë të punës”, tha Guardiola.

“Ai është një lojtar fantastik. Kjo është arsyeja pse Manchester City e bleu atë në sezonin e kaluar”.

“Tani Sterling është duke luajtur vërtetë mirë. Por, ai është ende i ri dhe ka ende për të mësuar”. /Periskopi.com