familja-xhaka

Familja Xhaka për Ditën e Flamurit uron që shqiptarët të jenë të bashkuar

Babai i dy futbollistëve të mirënjohur Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhaka iu ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Periskopi.com Sporti

Ai ka uruar bashkim dhe dashuri për të gjithë shqiptarët, dhe respekt sa më të madh ndërmjet veti.

“Familja Xhaka të gjithë shqiptarëve kudo që janë iu uron festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë, duke iu uruar bashkim dhe dashuri në mes veti, të zotërojë toleranca dhe respekti në mes veti. Urime”, ka thënë ai për KTV.

taulant-granit

Historia e famlijes Xhaka, prej burgut të babit të futbollistëve deri te përballja në Ligën e Kampionëve

Granit Xhaka do t’i mbush 24 vjeç nesër, por prindërit dhe miqtë e tij kanë udhëtuar në Londër për një arsye tjetër. Ata janë në kryeqytetin britanik për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Baselit të mërkurën.

Periskopi.com Sporti

Vëllai i tij i madh dhe shoku më i mirë, Taulanti, nuk do të jetë në Londër për të festuar këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vëllezërit të mos e telefonojnë njëri-tjetrin ditën e nesërme, për shkak se Taulanti dhe Graniti do të jenë të ndarë në dy tabore para takimit të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve për klubet e tyre.

“Ne luanim futboll së bashku pas shkollës me shokët tanë, derisa terrohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë gola. Unë luaj në një rol më defenziv se ai i Granitit, dhe mund të mësoj nga ai pasimet nga distanca të largëta, e cila është një fuqi e tij”, thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike “The Telegraph”.

Xhaka më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Francë këtë vit.

“Isha paksa i frikësuar, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni tek loja”, rrëfen mesfushori i Baselit.

Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë.

Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës.

Kur ai u lëshua nga burgu, u nisë me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindur Taulanti dhe Graniti.

Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshje nganjëherë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi tek ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që reprezenton Shqipërinë.

Taluanti shpreson që ta takojë vëllanë e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Baselit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë.

“Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që do të fitojmë ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.

I pyetur nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit tek Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllai i tij do të fitojë besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, pavarësisht konkurrencës së madhe në skuadrën e “Topçinjve”.

vokrri

Vokrri-Xhakës: Nuk kam pse të kërkoj falje

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka reaguar pas letrës së shkruar nga Ragip Xhaka, drejtuar FFK-së, e i cili kërkoi një kërkimfalje nga këta të fundit, pasi sipas tij, ai bashkë me djalin e tij, Granitin janë ndier shumë të fyer me akuzat që i janë bërë rreth të ardhmës së tij me Zvicrën.

Vokrri thotë se nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt, ndërsa insiston se lojtarët që duan të luajnë për Kosovën duhet të bëjnë kërkesën në FIFA.

“FFK asnjëherë nuk e ka quajtur tradhtar Granit Xhakën e as ndonjë tjetër. Unë ende i qëndroj asaj që ata lojtarë që dëshirojnë të luajnë për Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë individuale në FIFA”, tha fillimisht Vokrri për Gazetën Express.

“Unë as ne si FFK nuk kemi çfarë ti kërkojmë falje askujt. Ata lojtarë që kanë dashur të luajë për Kosovën kanë bërë kërkesë dhe ajo kërkesë u është pranuar”. /Periskopi.com

graniti

Ragip Xhaka: Pres falje publike

Periskopi.com Sporti

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka i ka shkruar një letër Federatës së Futbollit të Kosovës, mediave dhe tifozëve kosovarë, nëpërmjet së cilës zbulon detaje të përjetimit të akuzave ndaj tij dhe djalit të tij, për shkak se ky i fundit nuk luan për Kosovën.

Ai kërkon nga FFK-ja një kërkimfalje publike, ndërsa shton se djemtë e tij do të nderojnë gjithmonë shqiptarët.

Ja dhe reagimi i plotë i tij:

Të nderuar media sportive, të nderuar tifozë, të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës! Me një shpejtësi të rrufeshme hodhët baltë mbi djemtë e mi duke i etiketuar si tradhtarë apo si njerëz që e shesin veten për para, ose edhe më keq, kur dikush edhe kërcënonte që të mos vijmë në Kosovë, etj etj etj.

Që ta dini shpirti me ka dhimb, zemra më ka lëshuar, sepse isha 100% i bindur se po akuzoni me të padrejte sepse ju edhe nuk i dinit të gjitha. Kam kaluar netë pa gjumë, doja të reagoja, por ndoqa këshillën e djalit tim që edhe pse në moshë të re, si një burrë i mençur më tha: “Baba rri i qetë e drejta vonon por nuk harron”.

Dëgjova këshillën e Granitit dhe heshta. Heshta duke respektuar vendimin dhe mençurinë e djalit, por shpirti më dhimbte.

Graniti pak ditë më vonë iu drejtua të gjithëve me një letër të hapur, sepse ai nuk mund të duronte kaq shume të pa vërteta dhe padrejtësi. Aty ai sqaroi gjithçka dhe ishte shumë i saktë.

Unë si baba kisha shumë e shumë gjëra të tjera për të thënë, por përsëri heshta, sepse besova tek e drejta dhe forca e së vërtetës, tek djali im. Letra u shpërnda dhe u kuptua në masë të gjerë, por prapë kishte nga ata që thoshin. “Pse të jenë të vërteta të gjitha këto që shkruan Granit Xhaka?” E dija dhe isha i bindur që një ditë gjithçka do sqarohej, por jo që zoti dhe e drejta do e sillnin brenda një jave. E pikërisht tani FIFA organi më i lartë i futbollit botëror, sqaroi pikërisht gjithçka çfarë Graniti kishte thënë në letrën e hapur.

Gjithë ditën e lexoja dhe nuk mund ta besoja që e drejta e djalit tim doli në një kohë rekord, por edhe pse shumë i lumtur për një drejtësi dhe moral të vënë në vend, nuk doja përsëri të komentoja dhe të zgjatem tek askush nga ata që hodhën baltë mbi djemtë e mi, por dua t´u drejtohem të gjithëve me një pyetje-kërkesë për të gjithë ata që shkruan, ofenduan edhe shanë.

Ragip Xhaka në emër të familjes XHAKA ju pyet: “A nuk e ka merituar tani XHAKA një falje publike, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë??” Unë them që po! Kjo është më e pakta që ju mund të bëni, sepse dëmin shpirtëror ju kurrë nuk do mund të na e ktheni. Ato media, ata tifozë edhe për më së shumti Federata e Futbollit të Kosovës duhet të dalin në një prononcim me një falje publike. Ky është minimumi i minimumit që mund të bëni sepse më shumë as nuk keni në dorë dhe as nuk mund ta realizoni. Një kërkim falje na e keni borxh mua, familjes Xhaka edhe gjithë shqiptarisë.

Xhakat do nderojnë shqiptarët kudo që janë dhe do jenë një shembull i mire për të gjithë, ambasadorë të vërtetë.

Me respekt Ragip XHAKA dhe familja.