nadal

Nadal hap akademi të tenisit

Rafael Nadal ka vendosur të hap akademi të tenisit në vendlindjen e tij.

Periskopi.com Sporti

Duke theksuar se Mallorca paraqet një qytet të veçantë për të, 30 vjeçari Nadal tha se edhe për shumë vite do të luajë tenis dhe se kjo akademi është pjesë e planeve të tij për të ardhmen.

Në këtë akademi do të edukohen fëmijët e moshës 12-18 vjeçare, ndërsa xhaxhai dhe trajneri i Nadalit, Toni Nadal, do të jetë kryetrajner. /Periskopi.com

federer

Pas 13 vitesh jashtë top katëshes

Dy teniserët dhe legjendat e këtij sporti, Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë mbetur jasht top katërshes të rang listes botërore.

Periskopi.com Sporti

Kjo është hera e parë që nga  viti 2003 që kjo dyshe ka mbetur jashtë top katëshës më të mirë, në vitin 2003 numëri një i botës ishte Andrea Agasi .

Spanjolli Nadal ka zbritur në pozitën pesë ndërsa zvicerani në pozitën e shtatë. Numëri një i botës momentalisht është serbi Novak Djokovic.

hakeret

Hakerët rusë: Ky sportist i njohur ka përdorur substanca të ndaluara

Periskopi.com Sporti

Ata quhen Fancy Bears dhe në të kaluarën kanë bërë disa goditje kibernetike me profil të ulët që i garantuar disa mijëra dollarë. Por arritja më e madhe e grupimit të piratëve informatikë nga Rusia është padyshim vjedhja e dosjeve që përmbajnë të dhënat e atletëve elitarë të planetit.

Fancy Beras kanë ekspozuar jo pa krenari faktin se kanë arritur të përvetësojnë të dhënat mjekësore për dy protagonistë absolutë të Lojërave Olimpike, në përgjigje të Agjencisë botërore antidoping për pezullimin e Rusisë.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe 4 herë kampioni olimpik Mohamed Farah janë mes personazheve që në mënyrë kriminale u janë vjedhur detajet e testeve të dopingut dhe të dhënat personale.

Rekordet konfidenciale mjekësore të atletëve elitarë zbulojnë disa detaje të panjohur për publikun. Për shembull, atletit olimpik Mo Farah iu lejua përdorimi i substancës kortikosteroid triamcinolon në Tetor 2008 dhe Korrik 2014, pas një incidenti në stërvitje. Kjo bie në kontrast me deklarimet e sportistit.

Grupimi i piratëve Fancy Bears ka zbuluar të dhënat e 9 nga 336 atletët britanikë që garuan në Lojërat olimpike të Rio de Zhaneiros, duke përfshirë dhe fituesin e Turit të Francës, Kris Frum.

/ Top Channel