chelsea

Chelsea nuk e dëshiron vetëm James Rodriguez, dëshiron edhe yllin e Romës

Chelsea nuk heq dorë nga Radja Nainggolan dhe mesfushori belg i Romës është objektivi i parë i Bluve të Londrës në janar.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze Roman Abramovich presidenti i Chelseat me kërkesë të trajnerit Antonio Conte po bën gati një ofertë të majme prej rreth 50 milionë eurosh për të bindur skuadrën e Romës për të lërë të lirë 28-vjeçarin me origjinë indoneziane.

Një pjesë të mirë të parave të fituara nga shitja e brazilianit Oscar te skuadra kineze e Shanghai Sipg drejtuesit e Chelseat po mendojnë t’i shpenzojnë për Radja Nainggolan.

Megjithatë ky operacion nuk është aspak i thjeshtë për Chelsean pasi Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin ndërkohë që edhe vetë mesfushori i përfaqësues belge i ka thënë njëherë jo, Bluve të Londrës përpara disa muajsh.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë e vështirë që Nainggolan të lëvizë në Janar edhe pse Antonio Conte dhe Chelsea nuk heqin dorë dhe do të bëjnë ta pamundurën që 28-vjeçari të jetë një futbollist i Bluve të Londrës.

fabregas

As ky klub nuk e dëshiron Cesc Fabregasin

Skuadra italiane, AS Roma, nuk është takuar me zyrtarët e klubit të Chelsea për një transferim të mundshëm të mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze, klubi italian është interesuar për ish anëtarin e Barcelonës e Arsenal dhe ishin të gatshëm të shkëmbente belgun Radja Nainggolan ose mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger si pjesë e marrëveshjes.

Sky Sports raporton se klubet nuk pasur asnjë kontakt dhe prioritet i Romës është që të mbajë mesfushorin belg Nainggolan. /Periskopi/

roma-4-780x439

Roma mposht Milan në derbin e Serie A (Video)

Roma ka mposhtur Milanin në derbin e zhvilluar të javës së 16-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Ishte një ndeshje e balancuar me raste nga të dy skuadrat.

‘Gjallërosët’ patën një rastë të mirë në pjesën e parë përmes sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 20’.

Vetëm pas shtatë minutash ‘rosonerët’ fituan një penalti të shkaktuar nga portieri Szcezny por sulmuesi Niang nuk arriti të konvertoi në gol.

niang
Penaltia e mbrojtur nga Szczesny

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pastër 0 me 0.

Në 45 minutëshin e dytë ishte pothuajse  i njëjti skenar, ku në disa momente ishte më e mirë skuadra vendase e disa momente skuadra msyafire.

Ishte minuta e 62’ kur u zhbllokua rezultati nga mesfushori belg, Radja Nainggolan me një perlë të bukur nga distanca për rezultatin 1 me 0.

radj
Momenti i goditjes që përfundoi në rrjetë

 

Milani tentoi të barazojë rezultatin por nuk ia arriti edhe pse kishte raste të mira për të barazuar përmes Adrianos e Locatelli.

Me këtë fitore Roma mbetet në pozitën e dytë me 35 pikë ndërsa Milan në të tretën me 32 pikë. /Periskopi/

nainggolan2

Roma kalon në epërsi ndaj Milanit (Video)

Roma ka kaluar në avantazh ndaj skuadrës së Milanit me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori Radja Naiggolan me një perlë të bukur nga distanca. /Periskopi/

 

lazio-roma

Ndaj Pescaras është më vështirë se ndaj Lazios

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thumbuar rivalët lokal pas fitores së arritur në derbi.

Periskopi.com Uncategorized

Roma mposhti Lazion me rezultat të pastër 0-2, belgu shënoi golin e dytë dhe të fitores për Romen.

‘Goli? FedericoMarchetti nuk e pa pasi Stefan Radu e kishte bllokuar pamjen”.

“Ta shohim ndeshjen me Pescaran, ishte më e vështirë se ndaj Lazios”.

“E pamë edhe Milanin me Crotonen, doli të jetë ndeshje shumë më e vështirë se që u mendua”, ka thënë Nainggolan. /Periskopi/

 

nainggolan2

Nainggolan në Chelsea?

Chelsea është duke e vazhduar interesimin për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

Periskopi.com Sporti

Ylli belg është duke shkëlqyer dhe është duke u konsideruar si kapiteni i ardhshëm nga skuadra romake.

Blutë nga Londra e kanë futur në listë të lojtarve që Conte i dëshiron të trasnferojë, vlen të theksojmë se Conte tentoi edhe gjatë verës të nënshkruajë me belgun.

Chelsea ka menduar të ngritë ofertën për t’i bindur ‘Giallorosët’, ta lënë të lirë yllin e tyre. /Periskopi/

97322803_radja-nainggolan-sport-xlarge_transqvzuuqpflyliwib6ntmjwfsvwez_ven7c6bhu2jjnt8

Nainggolan: Nuk largohem nga Roma

Mesfushori belg, Radja Nainggolan, është deklaruar para ndeshjes me Viktoria Plzen në Ligën e Evropës.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Bologna ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnik skuadrës romake dhe nuk do të largohet.

“Jam në harmoni të mirë me shoqërinë, gjatë verës kam zgjedhur për të qëndruar këtu”.

“Dua të qëndroj te Roma, përndryshe do kisha bërë zgjedhje tjera. Nuk kam folur me klubin, por ndihem i qetë”, ka thënë Nainggolan.

Aktualisht Roma renditen në vendin e dytë në Serie A. /Periskopi.com/

nainggolan2

Nainggolan refuzoi Chelsean dhe Interin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka hedhur poshtë mundësitë për t’u transferuar te Chelsea ose te Interi.

Sipas Gazzetta dello Sport, belgu ka qenë i vendosur të mos kalojë në verë te ndonjëra nga skuadrat e lartëcekura.

Mesfushori në super-formë preferon të nënshkruajë një kontratë të re me ‘giallorosi’. /Periskopi.com