falcao

Falcao ende në spital

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Monakos, Radamel Falcao vazhdon të qëndrojë në spital, ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre, Leonardo Jardim.

Kolumbiani pësoi mbrëmë një dëmtim në ndeshjen ndaj Nice, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat të thellë 4:0.

“Falcao është ende në spital pasi pësoi një tronditje”, u tha Jardim gazetarëve në konferencën për shtyp.

“Gjyqtarët duhet të kenë më shumë vëmendje dhe të ndëshkojnë veprimet si ky. Kjo do të duhej të penalizohej me karton të kuq”. /Periskopi.com