rosenthal-facebookJumbo

Mesazhi i vërtetë i Donald Trump për racën

Andrew Rosenthal Opinione

Sa më shumë që Trump dëshiron t’iu hyj në hatër votuesve me ngjyrë, aq më bizar bëhet.

Vetëm këtë javë, i nominuari republikan për president tha se përgjigjja për dhunën lokale ishte ringjallja e programit ndalues dhe kontrollues në Nju Jork, i cili ishte braktisur kur gjykata federale gjeti se rezultatet e programit ishin raciste.

Ai sygjeroi se vendimi i tij për të tërhequr pretendimet për Obamën (që ishte lindur jashtë Amerikës) ishte përpjekje e pasinqertë për të ndërruar temën. Trump deklaroi se “lëvizja” e tij e prekë “secilin”. Një prej njerëzve të kampanjës së tij tha se nuk kishte racizëm para se Obama të zgjidhej President.

Nuk jeni të bindur se votuesit me ngjyrë në Amerikë do ta votojnë Trumpin?

Ndoshta se Trumpi nuk është realisht duke iu folur votuesve të pakicave. Ai po ofron shfajësime për amerikanët e bardhë që në një tjetër rast do të hezitonin të mbështesnin një kandidat racist.

Ronald Reagan e kishte bërë një gjë të tillë më 1980.

Por afrikano-amerikanët nuk ishin budallenj. Reagan mori pak mbështetje nga votuesit e zinj, dhe kandidatët tjerë republikanë në zgjedhjet e ardhshme ishin po aq keq sa ai. Mbështetja afrikano-amerikane për Trumpin është njëshifrore. Në kuvendin e tij në Cleveland, ishin vetëm 18 afrikano-amerikanë.

Ndryshe nga Reagani, Trumpi e anashkaloi takimin në Urban League në gusht, por megjithatë u paraqit në “town hall” të mërkurën dhe foli për çështjet më të rëndësishme që kishin të bënin me afrikanoamerikanët,” ku Sean Hannity i Fox News mirësjellshëm bëri vetëm pyetje të lehta.

Jo vetëm Hannity, që dukej se i ishte bashkuar kampanjës së Trumpit, mundi ta bënte Trumpin që të dukej nji figurë kredibile sa i përket racës. Në një pikë, ai e pyeti Trumpin, specifikisht, se si politikat e tij ekonomike do të ndihmonin afrikano-amerikanët.

Trump u përgjigj:
“Neve na duhen punë. Dëshpërimisht madje. Tash, na duhen shkolla, edukim, të gjitha llojet e gjërave, dhe veçanërisht qytetet. Brendia e qyteteve nuk ka qenë kurrë më keq në historinë tonë. Janë tepër të pasigurta. Ne do ta ndryshojmë këtë gjë duke shpenzuar shumë para.”

Trump më pas i bëri me faj udhëheqsit demokrat dhe Obamën për rritjen e shkallës së krimit që e bëri Çikagon “më keq se Afganistanin.” (do të shokoheshit po të merrnit vesh se Çikago është goxha më i parrezikshëm se Afganistani.)

Zgjidhja? Ndalim dhe kontrollim. Trumpi tha se ish kryetari i Nju Jorkut kishte bërë punëtë mirë duke iu dhënë policëve autoritet për t’i ndalur njerëzit në rrugë për të parë nëse kishin armë.

Shkalla e kriminalitetit në Nju Jurok ra në të 90-at, siç kishte rënë edhe në mbarë vendin, por jo për shkak të ndalim-kontrollit. Për gati 4,5 milion ndalime që i kreu policia, vetëm 6 përqind rezultuan me arrestime dhe 6 përqind të tjerë ishin nën hetim. Në 83 përqind të rasteve, personi i ndaluar ishte ose afrikanoamerikan ose hispanik.

Gjykata e kishte shpallur ndalim-kontrollin kundër-kushtetues, dhe përfundimisht ishte ndaluar. Trump mendon ndryshe.

Deri tash, nuk ka asnjë shenjë që thotë se ekipi i tij është duke punuar me votuesit me ngjyrë. Por mesazhi i vërtetë po qarkullon përmes mbështetësve të tij, si puna e Kathy Miller, lideres së fushatës së Trump-it në Mahoning County, Ohio.

“Nuk mendoj se pati racizëm deri në kohën e zgjedhjes së Obamës president,” i tha gazetës Guardian ajo.
“Obama është fajtor për njerëzit me armë, për vrasjet nëpër lagje, për papërgjegjshmërinë qytetare,” – tha Miller. “Mendoj se kjo është e gjitha përgjegjësia e tij.”

Njerëzit e dijnë se racizmi e ka helmuar Amerikën që prej filleve të saj. Kjo ndryshoi kur Obama u zgjodh më 2008 dhe disa fanatikë nisën të flinin më hapur.

Trumpi iu ka dhënë leje ta nxjerrin urrejtjen e tyre. Kjo është e vërteta për kampanjën e Trumpit, dhe asgjë nuk do ta ndërroj atë.

NY times | përktheu Periskopi.com