Ky është qyteti Ilir i harruar nga historia

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

Periskopi.com Lajme

Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan: “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani, dhe arkeolog kroat e amerikan, dhe se librat që mund të jenë shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, që sipas tyre, ndryshon kuptimin e historisë së përgjithshme botërore. Zbulimet në ishullin Korçul, në lokalitetin Kopil kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë të vjetra, e më shumë.

Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, janë zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjetra para shfaqjes së asaj që njihet si qytetërim helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

Ajo që është habitëse se në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore.

Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

“Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror.

Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojn ëtë shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirë ishin grupe fisesh të pazhvilluara, dhe dosmosshmërit i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës greke.

Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime. Por, këta që vërtetë tashmë nuk e dimë se me ç’punë merren, siç bën Hivzi Islami kryetar i ASHAK-ut, që e mat tokën e Kosovës, për t’ia falur 2 % Malit të Zi, shumë më mirë do të bënte po ta kishte detyruar një ekip akademikësh ta kishte financuar dhe ti këkronte qeverisë, që tëa bënte një ekspeditë në Kroaci. Kështu do të duhej të bënte edhe kryeministri Rama, që e ka plot gojën nacionalizëm në shumë raste, dhe s’çan kokën për studimet që po ndryshojnë historinë tonë, dhe po na rivendosin në themelet e piramidës së qytetërimit europian dhe botëror.

Kështu mashtrueshëm bën edhe kryeministri i Kosovës, që bën propagandë, shantazhe dhe kërcënime ndaj atyre të gjithëve që e kundërshtojnë atë që ti fal gati 2 % territorit Malit të Zi. Përkundrazi, ndjek me despotizëm rrugën e Thaçit, dhe vazhdon ti bëj koncesione dhe falë trashëgiminë iliro-shqiptare serbëve dhe Serbisë.

Pra, arkeologët tanë, historianët tanë që ndjekin ritmin zyrtar, dy Akademitë dhe dy qeveritë janë të poziconuara thellësisht kundër kulturës dhe civilizimit shqiptarë, kundër zbulimit të së vërtetës. Dy ministritë e kulturës janë thellësisht kundër kulturës sonë të lashtë, kundër zbulimit të saj, dhe të gjitha përpjekjet dhe investimet i mbyllin tek zbulimet e periudhës romake, dhe tepër rrallë helenistike, sepse thellimi në hulumtime të mëtejshme argumneton të kundërdënt, atë që po zbulojnë arkeologët kroat, se qytetërimin në Ballkan se sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët.

Në këtë qytet është e ndaluar të vdesësh

Periskopi.com Video

‘Qyteti alien’ shfaqet mbi re për herë të dytë në 2 vjet (Video)

‘Qyteti alien’ që pluskon mbi re është shfaqur për herë të dytë brenda dy vitesh. Shfaqja më e fundit është xhiruar mbi qytetin e Yeyang, në Kinë, gjatë kësaj jave. Video tregon rrokaqiejt të mëdha të dala mbi re, në qytetin i cili është shtëpia e më shumë se 1 milionë banorëve.

Periskopi.com Uncategorized

Kjo është hera e dytë që njerëzit janë magjepsur nga qyteti ajrorë. Në vitin 2015, një tjetër grup ndërtesash u shfaqën mbi re në një qytet tjetër në Kinë.

Teoricienët e konspiracionit pohuan më parë se ajo që ndodhte ishte diçka e quajtur Beam Project Blue nga NASA, për të bindur njerëzit se një pushtim I huaj është në zhvillim e sipër, duke i bërë ata të heqin dorë nga perënditë e tyre dhe për të ndjekur një besim të ri. Por sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një iluzion optik.

auto_china-sky-city-5795751484751409

 

Tirana ime nën rrjetën e merimangës së droguar

Dje pasdite, për të përshkuar me makinë rrugën nga një pikë brenda Tiranës për në shtëpinë time, që rëndom e kam kryer për 10 -15 minuta, m’u deshën 45 minuta. U gjenda në mes të një lumi makinash që ecte me shpejtësinë e breshkës.

Fatos LUBONJA Opinione

I shikoja shoferët dhe pasagjerët të strukur secili në makinën e tij, duke thithur tym karburanti pa fund me detyrim dhe përcaktim. Ishte mbrëmje dhe të gjithë mezi prisnin të mbërrinin në shtëpi të lodhur pas pune. Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë turfullonin me vete për shkakun e kësaj pengese dhe stresi që u shtohet streseve dhe pengesave që shoqërojnë ditën e shqiptarëve në këtë vend, ku duket se çdo hap i njërit është pengesë e tjetrit.

Të vinte të mendoje për një çast se të gjithë ata njerëz në atë lumë makinash, sikur të bëheshin bashkë, të zbrisnin nga makinat e tyre, mund të bënin çudira. Për shembull, mund t’i flaknin tej pengesat prej llamarine me të cilat ua kanë bllokuar rrethrrotullimin e qendrës pa i pyetur, për ta kthyer në një shesh pedonal absurd, e t’u japin kështu një mësim këtyre maskarenjve që as nuk i provojnë këto mundime, sepse ua hapin rrugën me eskorta arrogante e të dhunshme. Por jo. Në atë ecje prej breshke ndihej edhe një nënshtrim i madh ndaj fatit. Ashtu si kanë duruar që maskarenjtë t’ua kthejnë qytetin nga këmbësorësh në qytet makinash, duke ua bërë trotuaret vetëm gjysmë metri, tani u duhet të durojnë kur u thonë “nuk na rruhet për makinat, ecni më këmbë!” Më shumë se gjithçka te shoferët ndihej kujdesi se mos i gërvishtje makinën tjetrit – se atëherë do të bëhej nami, – se dihet se për një makinë të gërvishtur shqiptarët janë gati të ulërasin pa fund, paçka se mund të ecin me vite pa bërë zë në rrugë gjithë gropa që ua bën copë makinat apo në situata si kjo që po përshkruaj. Në fakt, ecja me makinë ndaras nga njëri-tjetri në kushtet e ditës së mbrëmshme është ndoshta metafora më e goditur e ecjes së shqiptarit këta 25 vjet. Çdo shofer kujdeset vetëm që t’i hapë rrugën ndonjë më të forti e se si t’ia hedhë ndonjë më të ngathëti që ka përpara, për ta kaluar, por kurrsesi për të ndërtuar rrugë ku të gjithë të ndihen mirë e të respektuar. Secili ecën në trajektoren e vet absurde, dhe pa lidhje me tjetrin. Është ecja në rrjetën e merimangës së droguar.

Ç’është kjo merimanga e droguar dhe ç’lidhje ka me Tiranën? – do të pyesë lexuesi që ka parë titullin e këtij shkrimi. Ja, po e shpjegoj. Më së pari dua të them se nuk është gjetje e imja. Diku e kam lexuar, apo ma kanë treguar, shumë kohë më parë dhe i kërkoj ndjesë autorit që nuk ia kujtoj emrin. Më duket se është holandez, apo gjerman.

Sipas autorit, Tirana është projektuar nga urbanistët italianë mbi konceptin e rrjetës së merimangës. Në fakt, po ta shikosh planimetrinë e vjetër të Tiranës, ajo i shëmbëllen vërtet një rrjete merimange. Nga qendra, ku fillon rrjeta, dalin vertikalet më të trasha, si Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit (të cilat janë projektuar që të dyja që të shohin simbolet e qytetit, Xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit), dy bulevardet, Rruga e Dibrës, rruga midis Pallatit të Kulturës dhe Xhamisë, të cilat, pastaj, përshkohen e lidhen me tërthoret më të holla në formë unazash koncentrike, të cilat, nga ana e tyre, lidhen me kapilarët, rrugicat.

Sipas studiuesve, rrjeta e merimangës e ndërtuar kështu ka nacionalitetin e vet, sepse evolucioni i ka mësuar merimangës se kjo është mënyra më e shkurtër dhe më efikase për t’u ndërtuar një rrjetë, duke nisur nga qendra e duke u zgjeruar. Mirëpo, çfarë kanë bërë shkencëtarët? – gjithmonë sipas autorit holandez apo gjerman. Ata kanë marrë një merimangë dhe i kanë dhënë të marrë pak drogë. A e dini çfarë ka ndodhur? Merimanga nuk e ka humbur instinktin për të ndërtuar rrjetën, që është edhe mënyra e saj e mbijetesës, por, në vend të rrjetës racionale funksionale, ka ndërtuar një rrjetë të çmendur, kaotike dhe jofunksionale.

Besoj se lexuesi, veçanërisht banorët e Tiranës, tani e kuptojnë se ku e kam fjalën. Tirana e projektuar sipas një urbanistike për të qenë, nga pikëpamja e sistemit rrugor, e ngjashme me rrjetën e merimangës, ka kaq kohë që ka rënë në duart e një merimange të droguar nga pushteti dhe nga paraja. Rezultatin e provon çdokush, përveç merimangës që vazhdon të punojë e droguar. Rrjeta është bërë e po bëhet gjithnjë e më kaotike, më e çmendur, e më jofunksionale.

Sigurisht kjo është një metaforë dhe si çdo metaforë ka edhe kufizimet e veta. Merimanga e droguar me një rrjetë të çmendur jofunksionale ngordh. Ose e zhdroguar fillon ndërton një rrjetë tjetër. Po ne çfarë do të bëjmë kur shohim se kjo e jona nuk jeton dot pa drogë? Do të ngordhim së bashku me të, apo do të gjejmë rrugë për ta shpëtuar qytetin (dhe gjithë Shqipërinë) nga kthimi në një rrjetë të çmendur dhe vrastare merimangash të droguara? (Panorama)

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të jetuar, e ndjekur nga Kopenhaga, Stokholmi dhe Helsinki, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Eurostat.

Periskopi.com Lajme

Kostoja e jetesës në kryeqytetet evropiane është krahasuar me ato në Bruksel dhe Luksemburg, të ciat kanë marrë 100 pikë, përcjell albinfo.ch

Anketa tregoi se jeta është më e shtrenjtë në Londër, e cila mori 166.9 pikë.

Kostoja e lartë e jetesës kryesisht për shkak të banimit të shtrenjtë dhe transportit publik. Sipërfaqja mesatare e banimit për një metër katror në Londër kushton rreth 10.500 euro, njofton EurActiv.

Në vendin e dytë është Kopenhaga me 131.8 pikë, e ndjekur nga Stokholmi dhe Helsinki me 127,9 deri në 119.7 pikë.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Transformimi i qytetit të Kukësit

Periskopi.com Lajme