gripi

20 mijë qytetarë të Maqedonisë të prekur nga gripi

Gripi sezonal thuajse ka prekur në çdo shtëpi duke shtrirë në krevat ata që deri tani kanë qenë të dobët me imunitet.

Periskopi.com Lajme

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni ka publikuar informacione të frikshme për mbi 20 mijë persona të prekur nga gripi sezonal, shkruan Telegrafi Maqedoni

Bëhet fjalë për periudhë një javore ku janë prekur më shumë se 20 mijë qytetarë.

Gripi tanimë mendohet se quhet A H3N3.

Ky lloj gripi manifestohet me të kollitura, me temperaturë të brendshme trupore dhe me dridhje të gjymtyrëve.

Mjekët apelojnë që të prekurit të veprojnë në fazën fillestare duke u kontrolluar nga mjekët amë dhe të marrin masa, me vaksinim.

arme-dhe-municion

Në Kosovë sivjet janë konfiskuar shumë armë dhe municione

Mbajtja e armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësuese për shoqërinë kosovare dhe institucionet e sigurisë

Periskopi.com Lajme

Që nga pas lufta qytetarët e Kosovës kanë poseduar armë në mënyrë të paligjshme, e kjo ka bërë që të shkaktohen një numër i madh i vrasjeve dhe i incidenteve të ndryshme.

Sipas organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të sigurisë në vend, supozohet se ekzistojnë mbi 300 mijë armë ilegale.

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2016 janë konfiskuar 845 armë dhe rreth 10 mijë e 500 municione të ndryshme.

Në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha këto raste i trajtojnë duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë për

Kujtojmë se sot Qeveria ka miratuar edhe Shqyrtimin e Projektligjit për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.

Për këtë projektligj zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet të autorizohet MPB-ja që personat të cilët dorëzojnë armët vullnetarisht, të amnistohen.

Astrit Dehari / ARKIV

Qytetarët nuk i besojnë raportit të Prokurorisë ku thuhet se Astrit Dehari u vetëvra

Prokuroria e shtetit publikoi sot raportin e obduksionit të Astrit Deharit, ku tha se u vetëvra.

Periskopi.com Lajme

Në raport thuhet se ai vdiq nga asfiksia me mjet të fortë, se pamjet e burgut që u publikuan nuk janë të montuara dhe se Astriti nuk kishte përdorur barna.

Në një anketë të Periksopi.com që zgjati vetëm 2 orë, qindra mijëra persona kanë votuar duke thënë se nuk i besojnë këtij raporti.

Mbi dy mijë komente, mbi tri mijë reagime përmes figurës ‘like’ që nënkuptonte “nuk i besojnë raportit”, ndërsa vetëm rreth 200 persona deklaruan se i besojnë raportit të Prokurorisë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, ai ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit. Ishte aktivistë i Vetëvendosjes që nga vitit 2006 dhe po mbahej në paraburgim nën dyshimin për terrorizëm./ Periskopi

 

https://www.facebook.com/periskopi/videos/1378001095567802/