Sapunë nga qumështi i gjirit

Periskopi.com Shëndeti

Diçka e re dhe interesante në të dëgjuar erdhi te produktet.

Tina Anker, quhet gruaja e cila është duke bërë produktet e fundit në kozmetikë në Pensilvani.

Ajo ka punuar sapune nga më të ndryshmet e që në përmbajtjen e tyre ka qumësht gjiri për klientët e saj e që vetëm një sapun i tillë kushton rreth 60 euro.

Ajo në këtë recetë përdorë pastaj duke kombinuar vaj të kokosit, vaj ulliri, vaj pluhuri, palme , sojë dhe kakao.

Sapuni natyral është i shëndetshëm edhe pse ajo është e punuar nga unë thotë hallë Tina.

Secili sapun mbanë aromën e elementit i cili është shtuar për t’u kombinuar me qumështin e gjirit.

Për të gjithë ata të cilët nuk mund t’a përdorin sapunin e qumështit të gjirit, mos u brengosni  hallë Tina punuaka edhe sapun me qumësht të dhisë, qumësht kokosi dhe aloe vera.

Tina Anker’s custom loaf of homemade breast milk soap; each three-pound loaf requires 14oz of breast milk.jpg
Tina Anker’s custom loaf of homemade breast milk soap.jpg

Qumështin nuk duhet ta mbani tek dera e frigoriferit

Nëse e mbani qumështin në derën e frigoriferit tuaj, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh.

Periskopi.com Shëndeti

Një këshillë nga ‘Good Housekeeping’ zbuloi se mund ta helmoni veten dhe ushqimin tuaj vetëm duke mos ditur se si t’i organizoni gjërat në frigorifer.

Mund të duket e çuditshme, por ka logjikë prapa kësaj. Siç duket, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit tuaj, duke bërë që qumështi të ketë më shumë gjasa të prishet.

Në vend të mbajtjes aty, GH sugjeron që produktet e qumështit t’i mbani në pjesën e poshtme ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.

Ngjashëm edhe mishi ose peshku që e mbani në frigorifer duhet të shkojnë në raftet e poshtme.

Qumështi i dhisë mbron nga kanceri, shton imunitetin

Qumështi i dhisë është mjaft i pasur me proteina, minerale dhe vitamina. Ky produkt ndikon shumë në zhvillimin e kockave dhe strukturës së intelektit tek fëmijët e porsalindur.

Periskopi.com Shëndeti

Qumështi i dhisë, sipas shkrimit që e transmeton Start, forcon imunitetin, mbron nga kanceri, pasi është shumë i pasur me minerale dhe me vitamina.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun.

Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak.

Për të plotësuar nevojat ditore të organizmit duhet të pini një gotë qumësht prej 200 mililitra,transmeton Kosovapost.net.

Fillon fushata për promovimin e qumështit të freskët vendor

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në sektorin e qumështit në vitet e fundit arrijnë në 50 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

Përmes kësaj mbështetjeje, ky sektor është zhvilluar dukshëm, duke rritur fondin blegtoral dhe ngritjen e cilësisë së qumështit përmes subvencionimit të krerëve prodhues, ndërsa përmes granteve investive është investuar në ferma, në mekanizim bujqësor, pajisje për avancimin teknologjik të përpunimit të qumështit dhe përmirësim të marketingut të produkteve të qumështit.

Kështu u tha sot në ceremoninë e fillimit të fushatës “Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor”, nismë e cila është projekt i përbashkët i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, MBPZHR-së,  USAID-it dhe AUV-së.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili vlerësoi nismën e fushatës për promovimin qumështit të freskët dhe me këtë rast ai ka premtuar që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori dhe sektorëve tjerë në bujqësi.

“Dua të theksoj se Qeveria nga mjetet e saj, që përmes MBPZHR-së ka drejtuar për përkrahjen e bujqësisë, një shumë mjaft të madhe e ka dhënë për sektorin e qumështit dhe vlerësoj se rezultatet tregojnë se është investuar në një sektor tepër të rëndësishëm. Po ashtu në emër të Qeverisë ju premtoj se do të ju përkrah për këtë punë që bëni dhe ju sigurojë që përmes ministrisë përkatëse do të përkrahim aktivitetet tuaja qoftë në prodhimin primar të qumështit, qoftë në përpunimin e tij”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, theksoi se krahas investimeve që do të bëjnë në këtë sektor, nisma për promovimin e qumështit të freskët do të ndikojë në avancimin e mëtejmë të kësaj industrie, duke iu ofruar konsumatorëve vendor qumësht cilësor, një treg më të mirë për prodhuesit vendor dhe një zvogëlim të  importit.

“Janë rreth 300 milionë litra qumësht që prodhojmë në vit nga mbi 180 mijë krerë lopë qumështore dhe rrjedhimisht, ky sektor gjeneron të ardhura të mira për mijëra familje në Kosovë. Kjo fushatë e jona për qumështin e freskët, si një brend vendor, do të vetëdijësoj edhe më shumë konsumatorët tanë për konsumimin e qumështit dhe

 

produkteve të tij, nga prodhuesit vendor. Ata duhet të besojnë në cilësinë e produkteve tona, sepse vërtetë janë bërë hapa gjigant në këtë drejtim.”, tha ministri, duke treguar se vetëm gjatë këtij viti Ministria ka ndarë rreth 10 milionë euro për sektorin e qumështit, si përmes granteve ashtu edhe për subvencioneve.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, tregoi se fushata do të përqendrohet në promovimin e qumështit të freskët të pasterizuar në Kosovë, duke përfshirë këtu informimin dhe vetëdijësimin e konsumatorëve për vlerën ushqyese të këtij qumështi.

Ndërkaq, gjatë ceremonisë së lansimit është prezantuar edhe spoti televiziv i krijuar për këtë fushatë, përmes së cilës synohet vetëdijësimi edhe më i madh i konsumatorëve vendor për konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij, nga prodhuesit vendor./ Periskopi

Shtrenjtohet qumështi, djathi dhe vezët

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016.

Periskopi.com Lajme

Ngritje e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK, raporton Periskopi

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2016 me muajin shtator 2015 ishte 0.6%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.6% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); pije alkoolike (2.7%); duhan (5.1%); veshje (2.8%); shërbime për transport (11.8%)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-2.8%); pemë (-7.7%); perime (-3.3%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1.8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK./ Periskopi