pogba

Pogba do të japë maksimumin nëse luan kështu

Paul Pogba mund të tregojë paraqitje të jashtëzakonshme nëse lihet i lirë dhe nuk i caktohet vetëm një pozitë, thotë ish-lojtari i Manchester United, Quinton Fortune.

Periskopi.com Sporti

Afrikano-jugori beson se francezi duhet të ketë një rol të lirë në fushë, pasi përreth tij ka shumë lojtarë që qarkullojnë topin në fushë.

“Unë mendoj se ai duhet të luajë i lirë në fushë, pasi Manchester United ka lojtarë si Juan Mata dhe Ander Herrera që i ndihmojnë atij me pasime”, deklaroi Fortune.

“Pogba është një lojtar i fortë, ai mund të luajë në mbrojtje dhe në sulm, ai mund të bëjë gjithçka”. /Periskopi.com