Ndodhë në QKUK, pacienti pret 1 orë në emergjencë, s’e mjekon askush (Video)

Periskopi.com Lajme

Mungesë e  përgjegjësisë së doktorëve kujdestarë në Kosovë është më se e pranishme.

Një gjë e tillë ka ngjarë edhe sot. Një qytetarë njoftohet të ketë pasur aksident komunikacioni kështu duke pësuar lëndime trupore. Nevoja e ti për t’u kontrolluar nga një ortoped ka qenë shumë e madhe por mungesa e doktorit kujdestarë e ka bërë këtë të pamundur.

Sipas një lexuesit të Indeksonline, pacientit në fjalë i është dashur të presë një orë për një kontroll të tillë pasi doktori kujdestar, Ortoped-Gani Jashanica nuk i është lajmëruar thirrjes së stafit të Emergjencës.

Madje sipas lexuesit në fjalë edhe pas një ore pritje, doktori në fjalë nuk ka arritur për të realizuar kontrollin kështu duke dërguar një praktikant që të kujdeset për pacientin në nevojë

Për më tepër mund të shihni edhe videon më poshtë:

 

Bien skelet në QKUK, tre të lënduar (Video)

Periskopi.com Lajme

Tre persona kanë mbetur të lënduar në Qendrën Klinike Universitare, kur disa skele ranë nga muret e Klinikës së Ortopedisë.

Faji iu la stuhisë por edhe një ngasësi të pakujdesshëm, njofton Klan Kosova.

Pas Policisë edhe QKUK mobilizohet për punë shtesë

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë. Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë.

Këtë e konfirmoi toger Bajram Krasniqi nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës, por ai tha se kjo masë nuk është asgjë e pazakontë, pasi që ka ndodh edhe më herët, duke mos dhënë detaje tjera nëse ka të bëjë me ndonjë ngjarje specifike.

I njëjti mobilizim ka ndodhur edhe në QKUK, edhe pse Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, njëjtë sikur toger Bajram Krasniqi, thotë se “kjo masë nuk është asgjë e pazakontë”.

Në një prononcim për Insajderin, Gjocaj tha se ky mobilizim vlen për festat dhe fundjavën.

“QKUK dhe çdo Institucion Shëndetësor Publik Spitalor në varësi të SHSKUK-së, kemi obligim mbulimin e Shërbimeve Emergjente dhe urgjente 24 orë pa ndërprerje. Nuk ka diçka të pazakontë  pos që kemi kërkuar që Shërbimet e kujdestarive të mbulohen sa më mirë,  dhe kemi ushtruar mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve në mënyrë që shërbimi shëndetësor dhe trajtimet e pacientëve të shtruar të jenë sa më ë mira për qytetarë  dhe sidomos në ditët e vikendit dhe ato festive”, ka thënë Gjocaj për Insajderin.

Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë duke thënë se nuk ka asnjë lajmërim për ndonjë rrezik në masë.

“Pra, asgjë konkret përpos shtimit të kontrolleve të brendshme shumë më dinamike dhe serioze (disiplina dhe korrektësia në Pune gjatë kujdestarive)”, ka thënë Gjocaj për Insajderin.

Në ndërkohë, sot gjatë ditës, është takuar Këshilli i Sigurisë, për të cilën u tha se ka qenë një mbledhje e zakonshme.

Disa orë pasi në objektin e Qeverisë së Kosovës të mblidhej Këshilli i Sigurisë, ku u tha se ishte një mbledhje e zakonshme, Ambasada Amerikanë lëshoi një lajmërim për rrezik.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, sugjeroi ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

Doktori që e kërcënoi qytetarin në oborrin e QKUK-së, thotë se nuk është penduar

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të QKUK's, Xhemajl Selmani i tha qen dhe pis, madje e kapi pë fyti të enjten, një qytetari i cili e pengoi Selmanin gjatë konferencës ngase po kërkonte ndihmë për bashkëshorten e sëmurë.

Periskopi.com Lajme

Selmani flet për Periskopi.com. Thotë se nuk është penduar për ato fjalë, madje thotë se e ka prekur edhe me dorë, ngase mendon se qytetari nuk ishte i revoltuar për shkak shëndetit të bashkëshortes dhe mos-ofrimit të shërbimeve, por sipas tij, ishte i porositur për të bërë skandal.

Deri në detajin më të vogël shpjegon përse mendon ashtu.

“Ai ka mujt edhe me ba vrasje. Videoja që është publikuar në media veç është prerë, unë e kam kap për jakne i kam thënë shko atje ka kush merret me ju dhe bashkëshorten tuaj. I kam thënë qen dhe pis, dhe nuk pendohem aspak për ato fjalë”, thotë ai, duke qenë këmbëngulës se ai ishte i porositur aty.

I pyetur se nga kush mund të jetë i porositur, thotë se nga shumëkush, madje edhe nga politika.

“Dyshoj që ishte i revoltuar, mendoj që është i porositur. Qëllimi im ka qenë më largu nga aty, ai e ka provoku skandalin. Dyshoj që është porositur nga politik, nga shërbime të ndryshme,….në këtë që ka ndodhur edhe shteti ka dorë, sepse ne e kemi paralajmëruar protestën që po e mbanim aty në krejt mënyrat e rregullta Ligjore, do duhej të isha i mbrojtur nga Policia”, thotë Selmani për Periskopi.com

Ai thotë se gjatë protestës që kanë mbajtur nuk është ndërprerë puna dhe ofrimi i shërbimeve nëpër klinika, aq më pas në ato që ai i quan vitale.

Kur u pyet nëse ka pasur probleme të ngjashme gjatë punës së tij, thotë se ka pasur provokime por që ai është përmbajtur./ Periskopi

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve kërcënon qytetarin që kërkonte ndihmë: Ik mos të kapi për fyti  

 

 

Berisha e quan “derr të pangopur” Selmanin: Krejt Kosova ta shkërdh… shkollën ty

 

Dy mjekët e QKUK-së të pafajshëm, Gjykata s’e di si përfunduan barnat e vjedhura në shtëpinë e tyre

Fakti se sasi e madhe e barnave me banderola të institucioneve publike të blera përmes tenderit publik nga Ministria e Shëndetësisë ishin gjetur para dy vitesh në një shtëpi në lagjen “Tokbahçe”, pronarë të së cilës janë Kushtrim e Sebahete Gashi, nuk e ka bindur Gjykatën Themelore se këto barna janë vjedhur.

Periskopi.com Lajme

Trupi Gjykues, gjatë arsyetimit të vendimit që ka liruar mjekët nga përgjegjësia penale, ka thënë se nuk është vërtetuar se kush i ka vjedhur këto barna, ani pse janë gjetur në shtëpinë e mjekëve, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi i nisur në maj të 2015-s për çiftin e mjekëve të QKUK-së të cilëve në shtëpi Policia, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, u kishte gjetur sasi të mëdha të barnave të dedikuara për QKUK-në, ka marrë fund të mërkurën.

Mjekët janë shpallur të pafajshëm. Gjykata është e bindur se barnat e gjetura në këtë shtëpi ishin vjedhur nga QKUK-ja, por e ka arsyetuar se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se mjekët i kanë vjedhur nga QKUK-ja këto barna për t’i dërguar në shtëpinë e tyre, të cilën për shumë vite e kishin shndërruar në ordinancë private.

Procedurat e servisimit po e vështirësojnë funksionimin e Radiologjisë

Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, rëntgeni është jashtë funksionit. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha Dr. Serbeze Kabashi, e cila ka thënë se pacientët po dërgohen në Emergjencë

Periskopi.com Lajme

Kabashi ka treguar për Gazetën Shneta se rezonanca magnetike dhe CT64, që gjenden në Onkologji, janë rregulluar me servisim emergjent.

“Këto procedurat e servisimit po e vështirësojnë punën tonë sepse po mbingarkohen aparaturat tjera me raste të shumta”, deklaron Kabashi.

Kabashi pohon se gjatë periudhës së prishjeve të aparaturave, në veçanti CT 6, janë detyruar që pacientët t’i referojnë për në Spitalin e Vushtrrisë.

“Tash është në rregull dhe po ashtu edhe Ultrazëri funksionon”, ka thënë Kabashi. Doktoresha thekson se gati krejt komunat e Kosovës kanë CT, por pacientët po drejtohen në QKUK.

“Pacientët e spitalit dhe emergjentët nuk kanë pasur probleme, por ambulantorët kanë mundur t’i kryejnë edhe nëpër qytetet tjera”, shprehet ajo. /Gazeta Shneta/

Ministria u fal miliona klinikave private, 70 % e pacientëve do të mund të trajtoheshin në QKUK

Periskopi.com Video

Çka ndodh me gjymtyrët që u hiqen pacientëve në QKUK? (VIDEO)

Tema e Orës trajton një çështje goxha të ndjeshme.

Periskopi.com Lajme

Ajo përkon me disa operacione që kryhen në QKUK, e që mund të përfundojnë me ndonjë gjymtyrë të larguar nga trupi i pacientit, njofton Klan Kosova.

Çfarë ndodh me këmbën, dorën, apo ndonjë pjesë tjetër që hiqet nga mjekët, mund ta kuptoni në këtë kronikë.

Akulli mbyll hyrjen e Emergjencës në QKUK

Njëra nga hyrjet kryesore të repartit emergjent në Qendrën Klinike Universitare, është mbyllur për shkak se shkallët janë mbuluar nga shtresa e akullit.

Periskopi.com Lajme

Deri më tani, disa persona janë lënduar, ndërsa askush nuk po e merr përgjegjësinë për pastrimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Miliona euro për mjekim jashtë institucioneve publike shëndetësore

Janë gjithsej 5.8 milionë euro të buxhetit që sivjet janë paraparë për mjekim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Ndonëse sivjet Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë kryesisht kapacitetet e mjekimit të sëmundjeve të zemrës, nuk jepen të dhëna se sa pacientë janë në listën e pritjes për mjekim jashtë institucioneve publike shëndetësore

Periskopi.com Lajme

 

Ka muaj që po pret t’i jepet “drita e gjelbër” për mjekim në një spital privat në Kosovë. Burri që ka nevojë për një operacion ortopedik është vetëm njëri nga pacientët që nuk i është dhënë një përgjigje nëse Ministria e Shëndetësisë do t’i rimbursojë së paku një pjesë të operacionit që thotë se ka një kosto të papërballueshme për të. “Është një operacion që kushton shtrenjtë. Kurse Ministria e Shëndetësisë më kanë futur në listë të pritjes dhe nuk kam informacione të sakta se kur do të mund të kryejë operacionin”, thotë burri, që nuk e ka intervenimin urgjent, por thotë se një intervenim i tillë është i domosdoshëm për të.

“Kjo nuk është urgjencë, por koha po shkon dhe gjendja ime po vështirësohet”, ka thënë ai.

Në zyrën e informimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të pyetur se sa pacientë janë në listë të pritjes për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore nga viti i kaluar, kanë thënë se ende nuk kanë një shifër nga zyra e Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike për pacientët në pritje. Kjo, siç arsyetojnë ata, për shkak se nuk janë futur të gjitha lëndët në sistem.

Mjekët në QKUK ofendojnë rëndë pacientët, u thonë ….

“Paska shku muti të EDA” dhe “Krejt budallë ish muti”, janë dy mesazhe telefonike mes dy kardiologëve.

Periskopi.com Lajme

“Muti” – terminologji e re e mjekëve për pacientë – në këtë rast është një 78-vjeçar, i cili në vitin 2014 në mesnatë ishte dërguar në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore e ekonomike, i cili gjatë betejës me zemrën ishte trajtuar si jashtëqitje nga ata që paguhen për të shpëtuar jetë.

Mijëra pacientë – të cilëve mjekët e akuzuar në rastin “Stenta” u referohen si “fakira”, “budallë” e “muta” – prej vitit 2011 kanë kaluar përmes repartit invaziv të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK. Shumë prej këtyre pacientëve këtë vit deponuan dëshmitë në Prokurorinë e Shtetit për trajtimin e tyre çnjerëzor.

Si pasojë, 65 persona u akuzuan për ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare e trajtim të pandërgjegjshëm profesional.

Krimi pretendohet se ka nisur nga koka. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, një person i njohur për qëndrimet e tij moralizuese, është pjesë e aktakuzës.

40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK për shkak të reshjeve të borës (Video)

Si pasojë e ngricave të cilat u krijuan nga reshjet e mëdha të borës, qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.

Periskopi.com Lajme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë thënë se ka shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ortopedi Amir Vejseli, ka thënë për RTV Dukagjini se kjo situatë po menaxhohet mirë nga stafi mjekësor.

Sipas Vejselit, deri në orët e pasdites të së premtes, kanë kërkuar ndihmë mjekësor rreth 40 persona.

“Këshillojmë që në këto kushte atmosferike të ketë kujdes në komunikacion, por edhe të mos frekuentohen shumë rrugët për shkak të gjendjes së rëndë”, ka theksuar Vejseli.

QKUK-ja më shumë mungesa, Ministria e Shëndetësisë  dhuron shtatë vetura për IKSHPK

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës sot i dhuroi shtatë vetura për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës IKSHPK, njofton kumtesa ministrore.

Periskopi.com Lajme

 

Veturat të cilat ju dhuruan IKSHPK-së, do të shërbejnë për të rritur efikasitetin e punës në teren të Qendrës së Ujit të këtij institucioni.

Me rastin e dorëzimit të këtyre autoambulancave Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se MSh po punon me përkushtim të madh në përmbushjen e kërkesave në nevojat e institucioneve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen dhe promovimin e jetës së shëndetshme për qytetarët e vendit.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që MSh po i jep IKSHPK-së, e cila po reflekton drejtpërdrejtë në përmbushjen e objektivave të institucionit të cilin e udhëheq ai, duke shtuar se “me dhurimin e shtatë veturave, të gjitha pikat e qendrës së ujit do mbulohen me përcjellje të vazhdueshme në vlerësimin e kualitetit të ujit për pije”.

 

38 mijë operacione dhe 1.2 milionë shërbime ambulantore gjatë këtij viti në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka mbajtur ceremoninë e fundvitit me ç’rast ka bërë përmbledhjen statistikore të punës dhe rezultateve dhe ka ndarë mirënjohje për punëtorët e dalluar të vitit 2016.

Periskopi.com Lajme

Ceremoninë e hapi dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, i cili në fillim falenderoj punëtorët për angazhimin dhe punën që bënë gjatë vitit 2016.“Puna dhe angazhimi juaj ka bërë që në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik të  ketë rezultate të kënaqshme. Ndonëse  punën dhe mundin tuaj nuk mund ta shpërblejmë financiarisht meqë kemi buxhet të limituar, e kemi menduar që sado pak  të ju ndajmë nga një mirënjohje nga ana e institucionit si shenjë e falënderimit  dhe përkushtimi në punë”, theksoi drejtori Gjocaj.

Duke përmbledhur statistikat e punës në vitin 2016, tha se në tërë SHSKUK bazuar në statistikat preliminare ka pasur   804 mijë ditë shërimi me 149 mijë pacientë të shtrirë. Sipas tij, janë kryer 38 mijë operacione në nivel të SHSKUK-së ndërsa kishte mbi 1.2 milionë shërbime ambulanotore.

Duke ndarë statistikat sipas institucioneve, ai tha se vetëm në QKUK ka pasur 458 mijë ditë shërimi, me 70 mijë pacientë të shtrirë,  ku nga këta pacientë të shtrirë  19 mijë pacientë janë operuar.

Në  7 Spitalet e Përgjithshme kishte 345 mijë ditë shërimi,  me 78 mijë  pacientë të shtrirë, nga këta pacient 17 mijë janë operuar.

Gjithsej vizita ambulantore ishin 665 mijë, QKSUK-ja, gjithsej ka kryer 53 mijë vizita të para dhe vizita kontrolluese..

Në Qendrat  Profesionale të Shëndeti Mendor me njësi në të gjithë Kosovën kishte 55 mijë vizita ambulatore.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës  në Gjakovë për vitin 2016, regjistron 23 mijë vizita ambulantore.

Vlera monetare e Donacioneve të pranuara  në Barnatoren Qendrore të QKUK-së gjatë periudhës së vitit 2016 arrin shumën mbi 8.8 milion euro  për barëra dhe material medicinal shpenzues. Në fund u ndanë mirënjohjet për punëtorët e dalluar./ Periskopi

Katrahurë në Klinikën Dermatologjike në QKUK (Foto + Video)

Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës (QKUK) shpesh kritikohet për moskujdesin ndaj pacientëve të saj.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, në Klinikën e Dermatologjisë të kësaj qendre, kujdesin ndaj pacientëve e kanë jashtë fushës së shëndetësisë. Stafi i kësaj klinike janë treguar të kujdesshëm për xhepat e pacientëve, por jo edhe për shëndetin e tyre, për çka janë të thirrur.

Një lexues i Periskopit, i cili sot ishte në këtë klinikë për të marrë tretman mjekësor, ka dërguar një foto në redaksi, ku shihet që stafi i kësaj klinike përmes një njoftimi në vendosur në ambientet e punës, ka kërkuar që pacientët t’i ruajnë xhepat dhe çantat nga hajdutët e mundshëm brenda kësaj klinike.

Edhe pse, ata kësaj radhe janë treguar të kujdesshëm për gjërat materiale të pacientëve, nuk janë treguar aspak të përgjegjshëm ndaj tyre, sa i përket kujdesit shëndetësor për ta.

I njëjti lexues i Perpiskopit ka dërguar edhe disa video, në të cilat shihen radhë të pacientëve duke pritur për të kryer një kontrollë mjekësore, derisa mjekët nuk kanë filluar punën edhe pse ora kishte shënuar 11:00 e ata gjendeshin tanimë më vendin e tyre të punës./Periskopi/

15723804_10209883554679464_2025930856_n

A bën me lind në QKUK?

Ajo se si një pacient dëgjon ekipin mjekësor që po e operon, duke folur për një ‘mjet që mungon’, le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kanë udhëhequr dhe udhëheqin me Shëndetësinë, nëse kanë ndonjë lloj ndërgjegje.

Dafina Demaku Opinione

Kam kaluar nëntë muaj shtatzëni shëndosh e mirë. Për një moment, gjendja ime u përkeqësua dhe e pashë veten të shtrirë për t’iu nënshtruar anestezionit e më tej operacionit.

Ja si rrodhi ngjarja:

Për ta marrë me qetësi atë që po më ndodhte, pra një nënshtrimi urgjent të operacionit për të lindur fëmijën që prisja, vendosa të mos mërzitem shumë. Hyra në sallën e operacionit duke qeshur dhe duke bërë shaka me një ekip që përbëhej, nëse nuk gaboj prej rreth shtatë vetash. Derisa unë i isha nënshtruar një procesi që mjekësia e njifka si anestezion, po bënim llaf me ekipin. Dikur, unë kisha filluar të kaloja në një gjendje të pavetëdijshme. Ama, kam dëgjuar disa gjëra, megjithëse nën ndikimin e anestezionit.

Ja cilat janë ato gjëra:

Ekipi i mjekëve prej rreth shtatë vetave, ishte ora 15:oo dhe ende nuk kishin ngrënë asgjë. I kam dëgjuar duke thënë se nuk kanë ngrënë asgjë, për shkak të fluksit të madh të rasteve urgjente (ndoshta si unë, ndoshta më rënd, ndoshta më pak të rënda…)

Ekipi i mjekëve ma shpëtoi jetën mua dhe vajzës time. Një ekip i hareshëm, që nuk kishte ngrënë asgjë deri në ora 15:oo.

Ata po e kryenin punën me një mjeshtri të përsosur. E ndjeja këtë. I kam dëgjuar teksa flisnin për një mungesë mjeti, nuk e di ç’mjet duhet të ketë qenë. Ndoshta kushton dhjetëfish më pak se kollarja e ministrit të Shëndetësisë ai mjeti.

Më pas, kujdesi në sallën intensive të Gjinekologjisë ishte i jashtëzakonshëm. Çdo gjë ishte me rregull. Pastërtia, ishte në nivelin më të mirë të mundshëm. Nganjëherë, edhe në këtë sallë i dëgjoja se si flisnin për mungesë elementare mjetesh, ama nuk e di se si ia dilnin. Nuk e di se si ia dalin, që megjithatë, ajo mungesë të mos vërehet nga pacientët.

A bën me lind në QKUK?

Pas rreth shtatë ditësh qëndrimi në QKUK, me t’u kthyer në shtëpi, shëndosh me beben time, lexova një letër në Facebook. Një shoqe më kishte shkruar gjatë, e shqetësuar, me kryepyetjen: (Tung Dafinë) A bën me lind në QKUK?

Për të gjitha nënat e ardhshme, për të gjitha nënat e shqetësuara: po, bën me lind në QKUK. Njëmend, kam dëgjuar për luksin e komoditetin që ofrojnë spitalet private. Televizorat? Toaletet hotelerike? Burrin ta lënë me ty në spital, a po? OK.

Por ju premtoj, se dy përvojat e mia, dy lindjet e mia në QKUK, kanë kaluar shumë mirë. Ju premtoj se në QKUK ka heronj me mantilë të bardhë që s’do t’i gjeni askund. Objekti i QKUK’së nuk ka faj që e vuan funksionimin e keq të shtetit. Mantilbardhët e QKUK’së, nuk kanë faj që e vuajnë mungesën e sistemit të mirëfilltë shëndetësor. S’kanë faj që nuk ka shiringa në repartet e tyre.

Ajo se si një pacient dëgjon ekipin mjekësor që po e operon, duke folur për një ‘mjet që mungon’, le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kanë udhëhequr dhe udhëheqin me Shëndetësinë, nëse kanë ndonjë lloj ndërgjegje.

P.S. Këtë copë shkrim, që ngjan në lëvdatë, nuk ia kam borxh askujt, por ia dedikoj ekipit mjekësor, emrat e të cilëve nuk i di, por do t’i mësoj shpejt 😀

 

 

 

Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet pa ndjenja në QKUK

Sabit Gecit, ish-epror i UÇK-së është rënduar gjendja shëndetësore me ç’rast i njëjti është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Periskopi.com Lajme

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për RTK avokati i Gecit, Haxhi Millaku i cili ka thënë klienti i tij gjatë rrugës për në QKUK është dërguar pa ndjenja dhe se gjendja e tij ka qene e shkallës së rrezikut për jetë.

Gecit i është përkeqësuar gjendja gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë Sabit Gecin për krime lufte, dhe i njëjti është dënuar me 12 vjet burg.

Disa orë pritje për një kontroll mjekësore në QKUK

Derisa ka disa prolongime të punëve në ndërtimin e ambulancave specialistike në QKUK, pacientët po shohin “të zitë e ullirit” në hallakamën e njerëzve që po presin me orë për kontrolle specialistike.

Periskopi.com Lajme

Bodrumi në Klinikën e Kirurgjisë është përplot njerëz ditëve të punës. Herët në mëngjes aty mësyjnë qindra pacientë të cilët kanë nevojë për të kryer kontrolle specialistike, shkruan sot, gazeta Zeri.

Korridori i ngushtë në bodrumin e Kirurgjisë mbledh numrin më të madh të ambulancave specialistike pas rrënimit të barakave, objektit të vjetër të ambulancave kur kishte filluar ndërtimi i objektit të ri.

“Këtu ish hallakamë. Erdhëm me ba një vizitë te kirurgu, por siç po e shihni është tmerr gjithçka”, thotë burri rreth të 50-tave që kishte një problem shëndetësor.

Pritje të gjata për një kontroll specialistik

Thotë të ketë ardhur herët në mëngjes, por pavarësisht kësaj ishin disa pacientë të cilët ishin futur jashtë radhës duke bërë që ai të presë me orë.

“Qe disa orë që jam duke pritur. Këtu disa po kanë të njohur dhe po futen në kontroll përmes tyre. Ne që nuk po e njohim askënd po mbesim në pritje”, ka thënë ai.

Tek një karrocë shtyn një qytetar në po atë hapësirë, pacienti mban duart lart nga trishtimi se do të “shkelë” ndonjë pacient./zeri.info/

Korridoret e QKUK-ut përplot me bërllok (Foto)

Korridoret e Klinikave të QKUK –ut janë përplot me bërllok. Kush e hedh atë bërllok: Vizitorët, pacientët apo dikush nga personeli mjekësor, nuk dihet,por ky bërllok i hasur kudo korridoreve e kthinave të klinikave, lë shije shumë të keqe për institucionin që duhet të jetë shembull për pastërti.

Periskopi.com Lajme

Nevojtarët në QKUK shkojnë për t’u mjekuare e shëruar e jo për të parë e marrë pamje neveritëse nga moskujdesi, njerëzor, në radhë të parë.

Pastërtia e ambientit, edhe të brendshëm, është njëri nga kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave.

Edhe me përmbushjen e këtij kriteri duket të jemi shumë larg.
Shikoni këto foto që një lexues i dërgoi në portalin Koha.net.
Dhe thuhet se “Pastërtia, është gjysma e shëndetit”.

Në QKUK nuk është as për së afërmi as kjo gjysmë.

Ndoshta pse ka dështuar një tender për mbajtjen e pastërtisë, me gjasë për shkak të favorizime ose jo të kompanive konkurruese për pastrim të QKUK-së.

QKUK-ja pa mantelë sterilë

Në spitalet e Prishtinës ka mungesë të manteleve sterilë që stafi përdor në sallat e operacionit.

Periskopi.com Lajme

KALLXO.com mëson se në QKUK ka mungesë të manteleve sterile të cilët përdoren për ekipet e sallave të operimit.

Mungesa ka pasur për mantele të madhësive të mëdha dhe të mesme.

Këtë e konfirmuan edhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ku thanë se për furnizim me mantele kanë bërë kërkesë që nga 16 shtatori.

“Kërkesat për furnizim nga ana e SHSKUK-së, janë shqyrtuar, aprovuar dhe dërguar me kohë në Agjencionin e Financimit Shëndetësor në Ministri të Shëndetësisë për të gjitha produktet dhe nevojat, derisa kërkesa për furnizim të rregullt me mantilla sterilë (Gown surgical disposable L&M)  nga ana e Barnatores Qendrore të QKUK-së janë proceduar me 16 shtator të këtij viti,” thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së për KALLXO.com.

Edhe Spitali Rajonal i Mitrovicës është përballur me mungesa të vazhdueshme.

Në këtë spital kanë kërkuar që të bëhet urgjentisht furnizimi me dorëza ekzaminuese pasi që kanë pasur mungesa edhe në tre mujorin e tretë .

“Kërkesa për furnizim të rregullt me dorëza josterile (S,M.L) nga Barnatorja Spitalore e SP-Mitrovicë për tremujorin e tretë (TM3) janë proceduar me 28 qershor të këtij viti,“ thotë Zyra për Informim e Drejtorit të SHSKUK-së.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se të gjitha kërkesat për furnizim me kontrata valide dhe konform planit të veprimit menjëherë pas pranimit nga SHSKUK, shqyrtohen dhe aprovohen nga Departamenti për Shërbime Farmaceutike në AFSH .

Por përderisa SHSKUK-ja thotë se kërkesat për mungesën e dorëzave ekzaminuese dhe manteleve sterile janë dërguar shumë më herët, ministria thotë se ato janë pranuar këtë muaj

Ministria e Shëndetësisë u pyet edhe për mungesat në spitalin e Prizrenit ku edhe aty mungojnë disa produkte mjekësore dhe materiale harxhuese.

“Me datë 15.11.16, kemi pranuar e-mail nga Barnatorja Qendrore e QKUK me kërkesën për sigurim të këtyre artikujve. Menjëherë  kemi kontaktuar OE-të nga të cilët kemi marrë konfirmime se furnizimet do të realizohen dhe sipas informatave që na janë përcjellë, një pjesë e furnizimeve tashmë janë realizuar dhe në ditët në vijim presim te sigurohen edhe artikujt e mbetur,” thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministria tha se procesi i furnizimit me barna dhe material shpenzues është një proces i vazhdueshëm dhe edhe pse kërkesat procedohen me kohë si nga SHSKUK-ja ashtu edhe nga Agjencioni i Financimit Shëndetësor, mungesat paraqiten si rezultat i faktorëve tjerë-buxhetit të pamjaftueshëm, ose dështimit eventual të ndonjë kompanie në import/transport të artikujve.